Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Denohet grupi i Badovcit!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë sot verdiktin për pesë të akuzuarit e rastit të njohur si “Badovci” të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Pesë pjesëtarët e grupit të quajtur “Badovci” janë shpallur sot fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Në rastin e njohur si “Badovci”, ku pesë persona akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sot shpallet aktgjykimi.

Fjala përfundimtare për këtë rast është dhënë të premten

Prokurorja e rastit Drita Hajdari tha se qëndron pranë aktakuzës dhe se është e bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat ata akuzohen, prandaj kërkoj dënimin e tyre.

Mbrojtësit e të akuzuarve në fjalët e tyre përfundimtare kanë thënë se Prokuroria nuk ka arritur të provojë me prova dhe fakte fajësinë e të mbrojturve të tyre.

Në këtë rast të akuzuar janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.

Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.
Kallxo.com
 
Titulli: Denohet grupi i Badovcit!

Duan ta fusin dhe Shqiperine ne valle Nev Pse jemi me te mire ne te mos kemi trazira??
Bote e frikshme andej nga ju :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back