Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Gjykata Themelore në Shkup të enjten gjatë një seance gjyqësore dënoi me burg të përjetshëm tre ish-pjesëtarët e UاK-së , Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin.

Tre personat e lartëpërmendur akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjykata gjithashtu ka dënuar me tre vite burg edhe Bekim Dardhishtën sipas tyre i involvuar në këtë rast.

Avokati i tyre Elenco Milanov theksoi se dënimin është shqiptuar në mungëse të fakteve, që sipas tij, në një sistem normal të drejtësisë kjo nuk do të ndodhte. Harun Aliu është kryetari i Alternativë Kombëtare dhe ish-komandant i UاK-së. (INA)
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

BDSH kundër dënimit të ish-pjesëtarëve të UاK-së

Kreu i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti në një komunikatë për media reagon ashpër ndaj vendimit për dënimin e tre pjesëtarëve të ish UاK-së me burgim të përjetshëm.

“Dënimi i tre pjesëtarëve të ish UاK-së, në mesin e të cilëve edhe Kryetarin e Alternativës Kombëtare, z. Harun Aliun me burgim te përjetshëm, paraqet edhe një aksion në vazhdën e aksioneve të dhunës dhe terrorit antishqiptar përmes të cilave Qeveria e Maqedonisë se bashku me gjyqësinë te komanduar nga vet ajo, tenton të ngjallë revoltë të përmasave të mëdha vetëm e vetëm që destabilizimi eventual i vendit t’u faturohet shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e BDSH-së.


Sipas BDSH-së, aventurat e këtilla të institucioneve shtetërore të ndihmuara nga partitë politike shqiptare bashkëqeverisëse, dëshmojnë se politika dominante e institucioneve shtetërore të Maqedonisë konsiston në humbjen e gjurmëve të vërteta apo paraqitja e tyre nga perspektiva që u konvenon.


“Të vetëdijshëm se hetuesia maqedonase përdor të gjitha mjetet e dhunës kundër të akuzuarve për vrasjen e policit Markovski, Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga partneri shqiptar i koalicionit (BDI) të rikujtoje deklaratat e gjoja garantimit të procesit të drejtë gjyqësor. Në rast se burgimi i përjetshëm paraqet garantim të procesit të drejtë gjyqësor, atëherë shqiptarët nuk kanë nevojë për garanca dhe mbrojtje të tilla”, thuhet më tej në komunikatë.


Më tej, shkruhet se “në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, qofshin politike, qofshin të karakterit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dënohet dhuna që autoritetet e Shkupit përdorin gjatë hetuesisë. Megjithatë, të gjitha rastet e hetuesisë kundër shqiptarëve rezultojnë me detyrimin e pranimit të veprave që nuk i kanë bërë dhe dënimit të tyre me dënime marramendëse deri ne burgime të përjetshme”.


Kjo parti rikujtojnë opinionin e gjërë se në rastin e vrasjes së policit Markoski pikërisht këto institucione kompetente relevante ndërmorën aksionin në Araçinë dhe mbajtën peng këtë fshat gjoja për njërin nga të dyshuarit në atë kohë, të ndjerin Naser Nebiu i cili u vra nën pretekstin se i njëjti është përfshirë në këtë vrasje, pa asnjë lloj hetimi.


“Edhe sa alibi të tjera do të kenë patrullat paramilitare policore për të arsyetuar intervenimet e ngjashme tek popullata shqiptare dhe sa alibi krijojnë gjykatat gjoja për efikasitetin e tyre duke dënuar me burgim të përjetshëm individë të cilët sipas të gjitha të dhënave nuk kanë vend për aktakuzë dhe të njëjtat duhet të hidhen”, vlerëson BDSH.


Bashkimi Demokratik Shqiptar alarmon institucionet ndërkombëtare prezent në Maqedoni që të reagojnë me kohë dhe energjikisht kundër dhunës permanente që ushtrojnë institucionet shtetërore kundër shqiptarëve dhe përsëritjen e procesit gjyqësor nën vëzhgim të institucioneve ndërkombëtare.


“Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtarë dhe në veçanti nga OSBE-ja që të sensibilizojnë institucionet demokratike në botë për domosdoshmërinë e krijimit të një komisioni të pavarur ndërkombëtarë për të hetuar të gjitha rastet e proceseve gjyqësore të montuara në Maqedoni dhe të lirohen të gjithë njerëzit që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë. Pa lirimin e të gjithë të pafajshmëve, pa dëmshpërblimin e njerëzve që vuajnë padrejtësisht nëpër burgje dhe pa ndërprerjen e montimit të proceseve gjyqësore rruga e Maqedonisë drejtë institucioneve demokratike euro-atlantike përfundon në qorrsokak!”, thuhet në fund të komunikatës. (INA)
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

Kush esht Harun Aliu?

Esht njeri nder themeluesit e UCK-se ne Maqedoni, ai sakrifikoi gjithcka per aspiratat tona Shqiptare, eshte me prejardhje nga Hasanbegu i shkupit, rjedh nga nje familje e urte fetare ata qe banojne ne Hasanbeg e din me mire se Haruni dhe familja e tij nuk kan shkaktuar asnjehere probleme qofte edhe te vogla, shtepia dhe familja e tij ishte qender e bastisjeve te policise per vite te tera sepse dihej qe ai ishte organizatori numer nje i levizjes clirimtare ne Maqedoni, nga deklaratat e tij kam mesuar se ka qen themelues kryesor i UCK-se, dhe ka qen njeri nga antaret kryesor te levizjes qe postin e udheheqesit te levizjes ia dorzuan vete Ali Ahmetit, ky i fundit nga zivcrra tegjitha detyra kryesore ja besonte Harun Aliut deri pak para perfundimit te luftes se 2001, kur filloi nje luft tjeter brenda UCK-se, mes pales qe do dorzohej per te fituar kolltuqe ne kembim te shumm te drejtave tona si flamuri, gjuha etj. dhe pjeses tjeter qe ishin te gatshem te sakrifikoheshin deri ne fund per arritjen e te drejtave te plota. Fillimisht Harun Aliu u burgos nga KFOR-i duke u bazuar ne nje informate nga Shqiptar te panjohur qe e cilesuan Harunin si njeri te rrezikshem per paqen ne rajon, pastaj Haruni u lirua pasi u formua BDI dhe komploti mbi te vazhdoi edhe me tutje, tani komploti mbi te po shihet deri ku ka arritur, ai u denua me burgim te perjetshem.

Tani do te citoj disa nga intervistat e tij:

1. Veprimtaritë dhe celulat e para të UاK-së.
2. Dallimet mes tij dhe Ali Ahmetit,
3. Skenari për arrestimin dhe eliminimin e tij nga siç thotë Klani i Kërçovës.

INA: Emri juaj shumë pak është i njohur apo është bërë publik si bashkëveprimtar i UاK-ve në Kosovë e më pas edhe bashkthemelues i UاK-së në Maqedoni. Kush është pra Harun Aliu ?

Harun Aliu: Pra një pjesë e opinionit më njehë si anëtarë i lëvizjeve të para studentore që u organizuan në Universitetin e Tetovës. Pra në moshën studentore jam kyçur si anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe njëkohësisht edhe ushtar i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës (UاК) - Zona Operative e dytë e cila përfshinte teritorin shqiptarë të Maqedonisë. Në vitin 1998 organet shtetërore maqedonase ndërmorën një aksion të gjërë për burgosjen dhe likuidimin e aktivistëve të LPK-së në Maqedoni, me ç’rast u bënë burgosje të shumta të bashkëveprimtarëve tanë, si dhe u bë vrasja në mënyrën më mizore e i poshter Limanit, në pragun e shtëpisë së vet-në prani të anëtarëve të familjes së tij.
Që nga kjo kohë kaluam në ilegalitet të thellë duke u arratisur në Shqipëri me qëllim të vazhdimit të më tutjeshëm të veprimtarisë. Unë gjithashtu jam njëri nga themeluesit kryesor të Ushtrisë اlirimtare Kombëtare (UاК) në Maqedoni. Kam qenë anëtar i Shtabit të Përgjithsëm të UاК-së dhe pjesëmarrës gati në të gjitha vendluftimet e UاК-së, duke filluar nga Tanusha, Kalaja e Tetovës, për të vazhduar më tej në luftimet e rrethinës së Likovës gjer tek beteja e Haraçinës.
Në fazën përgatitore të Uاk-së, jam marrë me operativën e saj, me furnizim si dhe me veprime të tjera ushtarake. Ndërsa gjatë luftës së vitit 2001 kam qenë shef i sektorit për mobilizim pranë Shtabit të përgjithshëm të UاК-së. Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë i njohur me nofkën Kushtrimi.
Pas perfundimit të Luftës, jam gjetur para një skenari të përgatitur me një mjeshtëri të veçantë/perfide, ku si pasojë e këtij skenari të fëlliqtë u burgosa duke u liruar në vitin 2004, tanimë kur në Maqedoni ishte formuar një parti BDI me në krye Ali Ahmetin, që kjo parti kishte marrë pretendimet si pasardhëse e sakrificës së UاK-së.

INA: Ju pretendoni dhe argumentoni se keni qenë një nga krerët e UاK-së në Maqedoni. Atëherë a mund të na thoni se ku qëndrojnë dallimet mes jush dhe Ali Ahmetit ?

Harun Aliu: Ne kemi shumë dallime, sepse ai ka operaura nga Zvicra, ndërsa unë kam qenë i kyçur drejtpërdrejt në terren në Maqedoni, duke konsoliduar dhe strukturuar celulat e para dhe në vazhdimësi formësimin e UاK-së si ushtri çlirimtare.

Lëvizja jonë studentore dhe më pas e përfshirë në radhët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës ishte kyçur drejtpërdrejt në radhët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës qysh në fillet e para kur u bënë celulat e para në Maqedoni, ndërsa Ali Ahmeti ka qenë anëtarë i Lëvizjes Popullore të Kosovës me aktivitet në diasporë. Më vonë tërë aktiviteti ushtarak dhe faza përgaditore e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare në Maqedoni është organizuar nga celulat e brendshme që kanë vepruar në terren dhe që kishin bazën në lëvizjen studentore. Asnjëherë këto celula nuk kanë qenë të drejtuara apo komanduara nga Ali Ahmeti. Fillet e UاK-së në Maqedoni datojnë që nga viti 1997 e deri në vitin 2001, kur e merrë edhe formën e plotë të një ushtrie çlirimtare. Nga viti 1998 e deri në vitin 2001, por edhe gjatë luftës unë kam operuar me UاK-në dhe dihet shumë mirë se ka pasur aksione dhe veprime të UاK-së në Kumanovë, Kërçovë, Prilep, Shkup, Tetovë, etj, aksione që janë marrë përsipër me komunikatat e UاK-sw. Në tërë këtë organizim vlenë të thuhet se kanë qenë pjesëmarrës shumë figura që tani nuk flitet apo heshtet për rëndësinë dhe rolin e tyre gjatë veprimtarisë nismëtare të UاK-së.

INA: Ndalojmë tek periudha e 2001. Si funksiononte Shtabi i përgjithshëm i UاK-së dhe cili ka qenë pozicioni juaj ?

Harun Aliu: Me gjithë shokët e mi kemi operuar në terren dhe eprorët që na erdhën në ndihmë nga Kosova,Shqipëria e disa edhe nga diaspora. Ne në fillim u morën vesh me Ali Ahmetin në ate periudhë që shtabi i përgjithshëm të përfshijë në hierarkinë e lartë kuadro dhe oficerë të lartë ushtarak. Por ndodhi e kundërt. Konsolidimi i shtabit fillon gjatë periudhës kur zhvilloheshin luftimet në fund të marsit të vitit 2001. Nga java e fundit e muajit mars të vitit 2001 në Vicë të Tetovës themeluam hierarkinë e lartë të Shtabit të përgjithshëm, duke u emëruar drejtpërdrejt Gëzim Ostreni shefi i shtabit të përgjithshëm, unë jam emëruar shefi i sektorit për mobilizim G-1, Hazbi Lika u emërua shefi i sektorit për zbulim dhe kundërzbulim G-2, , Risi Abdurrahmani u caktua shefi i logjistikës, edhe pse ky post me meritë i takonte bashkëveprimtarit Shefid Xhaferi nga Gostivari. Duhet të kemi parasysh edhe faktin se dy anëtarë të tjerë ishin nga Kosova. Në periudhën e parë shtabi ishte në këtë përbërje, më vonë vijnë edhe emërime të tjera që bëhen në Prizren, ku Brigada 113 Ismet Jashari caktoi dhe dërgoi Nazmi Beqirin, i cili u emërua si zëdhënës i UاK-së, ndërsa më pas vjenë edhe Sadulla Duraku, i cili emërohet përgjegjës për financa të UاK-së. Në tërë këtë hierarki ushtarake, Ali Ahmeti ka kryer dy funksione:lider politik dhe komandant i përgjithshëm i UاK-së, edhe pse nuk posedonte aftësi ushtarake, por edhe shëndeti nuk i`a mundësonte një gjë të tillë, kushte këto të domosdoshme për të komanduar një ushtri guerile.

Andaj me plotë përgjegjësi themë se pas konsolidimit të shtabit në Vicë, Ali Ahmeti dhe shumica e hierarkisë ushtarake e politike të UاK-së qëndron në Prizren, ndërsa në Shipkovicë futet pas përfundimit të luftës me betejën e Haraçinës dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

INA: Po, sipas jush, a ka pasur edhe personalitete të tjera që mund ta drejtonin UاK-në si në planin politik por edhe ate ushtarak ?

Harun Aliu: Sigurisht që po. Unë do të kisha thënë se rol meritor dhe me aftësi të mëdha ushtarake për ta drejtu UاK-në kanë qenë edhe shumë personalitete të tjera.

INA: Po ju pse nuk e morët një detyrë të tillë apo nuk ju ofrua ?

Harun Aliu: Unë edhe përkundër kontributit që kam dhënë, nuk kam pasur ambicie të tilla, sepse kemi pasur besim në sinqeritetin e Ali Ahmetit, e jo edhe në aftësitë e tij.

Mirëpo tani sikur pak të kishim kuptuar se ai do t`i bënte të gjitha këto lëshime dhe do t`i degradonte vlerat e luftës në këto përmasa, atëherë sigurisht që nuk do t`ia kishim leju një komoditet apo luks të tillë postesh. Në kuadër të këtyre lëshimeve më tragjike ishte inkuadrimi i pa skanuar i personave dhe individëve të kompromituar, të dyshimt, spiunëve, njerëzve që familjarë të tyre ishin bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete sllave. Kjo nuk i falet kurrë, që dihet se si këta individë u kyçën në poste të larta duke shkelur mbi gjithë atë sakrificë që u bë me emblemën e UاK-së.
Ne kishim një ideal dhe konsolidim tjetër që duhej të bëhej me UاK-në dhe vizionin e saj politik në Maqedoni, duke qenë si bazë e drejtimit të subjektit të ri politik një bërthamë e fuqishme me vlera kombëtare, morale dhe me dinjitet, duke parë si model dy partitë shqiptare PDK dhe AAK në Kosovë.

INA: Ju thoni se në momente vendimtare ka pasur obstruksione dhe skenare për të ju anashkaluar. Pse dhe si ndodhi kjo ?

Harun Aliu: ثshtë e vërtetë se ka pasur gjëra të tilla kundrejt eliminimit tim në rend të parë politik. Argumentet flasin se neve na është punuar pas shpine dhe gjatë periudhës së luftës, ku ky skenarë merrë formën e plotë me një komplot që më ishte përgaditur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në këtë periudhë nga shtabi i përgjithshëm me jepet një detyrë për të hetuar një rast në Prishtinë për keqpërdorim fondesh të UاK-së dhe në detyrë e sipër unë arrestohem nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe dënohem me 4 vite burg.
I tërë ky skenarë fatkeqësisht ishte përgaditur nga një klan që ka mbajtur uniformën e UاK-së, e ai klan është “Klani i Kërçovës”.
Këtë rast e dijnë shumë mirë njerëzit që atëherë ishin në hierarkinë e shtabit, por një ditë edhe këtë do ta bëjë publike.
Menjëherë pas arrestimit tim fillon ndryshimi dhe devijimi i procesit të pasluftës që nga forma e demobilizimit poashtu edhe nga mënyra e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Unë në parim u pajtova si anëtarë i shtabit për Marrëveshjen e Ohrit, por isha këmbëngulës që të mos tolerohet ndryshimi i saj dhe të detajohet qartë me afate precize dhe garanca ndërkombëtare implementimi i saj. Unë kam kërkuar atëherë që Marrëveshja të nënshkruhet nga udhëheqësi politik i UاK-së me palën maqedonase dhe jo nga partitë politike.

INA: Fillimisht pati zëra se ju do të shkoni në këto zgjedhje në koalicion me BDI-në, por kjo dështoi. Cilët ishin arsyet e këtij dështimi?

Harun Aliu: Dua të rikthehem nga fillimi im politik pas luftës. Duke parë se BDI pretendonte se bartë vlerat e luftës, nga dalja ime nga burgu unë drejtpërdrejt isha i nxitur dhe i kërkuar nga bashkëveprimtarët dhe bashkëpjestarët e luftës së UاK-së për t`u kyçur në këtë parti. Por, menjëherë e kuptova se gjithçka ishte devijuar brenda këtij subjekti, duke filluar nga mënyra e të bërit politik por edhe mënyra e emërimit të kuadrove në poste të larta drejtuese.
Në zgjedhjet e 2006 dolëm si parti e vetme e re në zgjedhje, duke arritur fitoren e një pjese të konsiderueshme të votave. Me ofrimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme, pati iniciativa nga jashtë nga bashkëveprimtarët tanë për t`u bashkuar dhe bashkëvepruar sërish me BDI-në. Por në fund pas tentimeve tona për të qenë më konstruktiv dhe të sinqert në këtë bashkëpunim, më në fund morëm një thikë pas shpine nga BDI dhe kreu i saj Ali Ahmeti.Zvarritja e këtij koalicioni kishte për qëllim që të paralizojë AK-në, sepse më në fund nuk patëm kohë që të përgaditemi për zgjedhje. /INA/
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

po kto qeverit e m*tit qe i kem si ne shqiperi si ne kosov per qka jon more ? po te burgosej nje kriminel maqedon apo ndonje shteti tamon kriminel do qohej ne kemb qe ta mbronte kurse kto qeverit tona veq me vjedh e s'shikojn per kta ushtar te UCK-s ncncnc
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

E po te luftosh per shtetin dhe te hash burgim te perjetshem ky eshte kulmi .Turp.
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

o mjeri ne ketu kushe na qeveris zotri ali ahmeti shkon gomari vine mendu thaci kali mjeri ne na ka metur vet mlufte qe te filloje prap dhe me duket se ka gjasa 80% te filloje lufte pasi qe shikoni videon

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/23548.html
 
Titulli: Dënohen ish-pjesëtarë të UاK-së me burgim të përjetshëm

Shoqatat e veteranëve të UاK-së kundër rasteve të montuara politike


Shoqatat e Veteranëve të UاK-së kanë reaguar lidhur me rastet e montuara dhe dënimet drakonike ndaj ish-pjesëtarëve dhe personaliteteve që lidhen me Ushtrinë اlirimtare Kombëtare (UاK) në Maqedoni.

Së fundi dënimi me burgim të përjetshëm i kryetarit të Alternativës Kombëtare (AK), Harun Aliu i njohur si ish-komandant Kushtrimi dhe tre personave të tjerë, njëri prej të cilëve Bekim Dardhishta me tre vjet burg, ka shkaktuar revoltën në mesin e ish-pjesëtarëve të UاK-së.
Kryetari i OVL të UاK-së, Besim Hoda ka theksuar se ky proces i montuar sipas tij i drejtohet elitës së luftës së vitit 2001 dhe jo vetëm individëve të caktuar në këtë proces. “

Kjo është e qartë se caku është të goditet figura e Harun Aliut, i cili ka qenë një ndër njerëzit më të rëndësishëm të UاK-së në terren dhe që ka kontribuar në disiplinën e luftës. Ky gjykim është ndaj UاK-së dhe një hakmarrje e pastër”, ka theksuar Hoda, duke shtuar se kjo bëhet ndaj personaliteteve dhe atyre që nuk pajtohen me nënçmimin dhe nënshtrimin që po e përjetojnë shqiptarët.

Edhe SHVL e UاK-së “Kalaja” ka reaguar ashpër ndaj rastit të dënimit të ish-përfaqësuesit të lartë të UاK-së dhe se kjo shoqatë ka bërë të ditur se me kohë kishte alarmuar këtë përfundim.”Kjo është e papranueshme që të shpallen dënime me burg të përjetshëm. Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për të goditur këto skenarë që vijnë nga mekanizmat institucionale shtetërore. Kjo është një goditje për luftën e UاK-së, për personalitetet e saj me dinjitet të lartë kombëtar si Harun Aliu, i cili nuk vepron ashtu siç u shkruhet nga organet dhe skenarët maqedonase”, ka bërë të ditur SHVL e UاK-së “Kalaja”.

Reagimit i është bashkangjitur me një komunikatë edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH). “Dënimi i tre pjesëtarëve të ish UاK-së, në mesin e të cilëve edhe Kryetarin e Alternativës Kombëtare, Harun Aliun me burgim te përjetshëm, paraqet edhe një aksion në vazhdën e aksioneve të dhunës dhe terrorit antishqiptar përmes të cilave Qeveria e Maqedonisë se bashku me gjyqësinë te komanduar nga vet ajo, tenton të ngjallë revoltë të përmasave të mëdha vetëm e vetëm që destabilizimi eventual i vendit t’u faturohet shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e BDSH-së, duke kërkuar intervenimin e shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare. Gjykata Themelore në Shkup të enjten gjatë një seance gjyqësore dënoi me burg të përjetshëm tre ish-pjesëtarët e UاK-së , Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin, ndërsa Bekim Dardhishtën me tre vjet heqje lirie. (INA)

]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top