Dëmtimet e ligamentit kruciat anterior

Kresha

A pretty face can never trick me

ثndrra e frikshme e gjithë sportistëve

Nga Dr. ضnder Delialioؤ?lu
Kirurg Ortoped
SPITALI AMERIKAN

اfarë është ligamenti kruciat anterior (LKA)?
Gjuri ka katër ligamente të fuqishme të cilat mbajnë kockat së bashku. Dy nga këto ndodhen anash, kurse ligamentet anteriror (para) dhe posterior (mbrapa) kruciate ndodhen në mes të kyçit të gjurit.
Cili është funksioni i LKA?
LKA kufizon rrëshqitjen e tibia-s përpara në lidhje me femur-in si edhe kufizon lëvizjet rrotulluese të gjurit. Në këtë mënyrë ky ligament luan rol të rëndësishëm në stabilizimin e gjurit dhe bën të mundur pakësimin e forcave stresuese ndaj gjurit.
Si dëmtohet ligamenti anterior kruciat?
LKA dëmtohet zakonisht kur këmba është e fiksuar në vend dhe trupi kthehet duke përdorur gjurin si qendër rrotullimi ose nga traumat që vijnë drejt në anë të gjurit ose nga tendosja e tepërt e gjurit. Nëse ligamenti dëmtohet si pasojë e një traume të drejtpërdrejtë, atëherë, bashkë me të, zakonisht dëmtohen edhe menisku, kërci dhe indet e tjera. Dëmtimi i LKA ndodh zakonisht gjatë aktiviteteve sportive, nga sforcimi dhe pa kontakt të drejtpërdrejtë.
Cilat janë shenjat e dëmtimeve të LKA?
Gjatë dëmtimit shkaktohet dhimbje. Gjithashtu krijohet një enjtje (fryrje) si pasojë e akumulimit të menjëhershëm të gjakut. Me kalimin e kohës edema ulet dhe i lë vendin mungesës së stabilitetit. Gjatë dëmtimit mund të dëgjohet madje edhe zëri i këputjes së ligamentit, por jo çdo tingull i tillë do të thotë se ligamenti është këputur. Nëse këputja është e pjesshme, dhimbja mund të ndihet vetëm gjatë testit të tërheqjes përpara. Në dëmtimet kronike, aktivitetet sportive dhe sforcimet fizike shkaktojnë ankesa të cilat qetësohen gjatë pushimit.
Kur duhet menduar për operacion të LKA?
Nëse mendohet se ka dëmtim të LKA, operacioni duhet të kryhet sa më shpejt në pacientët e rinj dhe aktivë, sidomos në ata që merren me sport. ثshtë shumë e rëndësishme që pas operacionit pacienti të përshtatet me programet e rehabilitimit. Pacientët të cilët nuk mund të përshtaten me këtë program, pacientët me moshë të madhe dhe ata me aktivitet të pakët nuk duhen operuar.
Nëse do të kemi patjetër një ndërhyrje kirurgjikale, ajo duhet kryer pas zhdukjes së hematomës (mbledhje gjaku) brenda gjurit. Deri në kohën e operacionit, pacienti duhet t’i nënshtrohet disa ushtrimeve fizike të kuadricepsit në mënyrë që të zhvillohen lëvizje të plota të kyçit.

Cilat janë rreziqet dhe komplikacionet e këtij operacioni?
Tromboza e venës së thellë: Formimi i mpiksjes së gjakut në venat e thella të këmbës. Mund të ndodhë pas çdo operacioni me gjurin. Ajo shkakton fryrje të këmbës, dhimbje dhe nxehje. Mobilizimi i hershëm pas operacionit, ul rrezikun e trombozës në mënyrë të theksuar.
Infeksion: Rreziku është i rrallë, por i rëndësishëm. Gjatë operacionit i duhet kushtuar kujdes sterilizimit.
Ngurtësim artikulacioni: Ky është komplikacion i rrallë që ndodh nga ngjitjet që krijohen brenda artikulacionit. Për të parandaluar këtë duhet që pas operacionit të fillohen herët programe lëvizjesh të shumta. Rreziku i ngurtësimit dhe imobilitetit është më i lartë nëse operacioni kryhet menjëherë pas dëmtimit.
Shtypja dhe ngjeshja e graftit: Nëse tuneli i hapur në kockë nuk është i përshtatshëm, grafti i ri që vendoset mund të shtypet gjatë lëvizjeve. Zakonisht kjo pengon hapjen e plotë të gjurit. Ky problem rrallë rekuperohet me trajtim fizik, ndaj, në të shumtën e rasteve, nevojitet një operacion i dytë.
ا”ndodh pas operacionit?
Pacienti mund të dalë nga spitali në të njëjtën ditë; sipas dëshirës së mjekut dhe llojit të anestezisë së përdorur, ose mund të mbahet një ditë në spital. Pas operacionit në gju vihet një mbajtëse gjuri me një kënd të përshtatshëm. Kur pacienti ndihet mirë, ai mund të ngrihet në këmbë duke përdorur mbështetëse dhe mund të ecë duke peshuar mbi këmbën e operuar aq sa të mos ketë dhimbje. Bashkë me mobilizimin fillohen edhe ushtrimet të cilat duhen kryer rregullisht. Javën e parë fillohet program rehabilitimi i cili vazhdon 3-6 muaj sipas materialit dhe graftit të përdorur në operacion. Personat që kanë punë zyre, mund të fillojnë punën javën e parë, kurse ata që duhet të punojnë në këmbë mund të fillojnë punë pas 4-6 javësh. Personat me punë të rëndë mund të fillojnë punë pas 2-4 muajsh.
Operacioni duhet kryer tek
• Sportistët profesionistë të cilët merren
me sporte aktive
• Personat që kanë sportin pasion
• Personat të cilët nuk kanë ankesa gjatë
aktivitetit ditor, por kanë ankesa gjatë
zbritjes dhe ngjitjes së shkallëve
• Personat tek të cilët ndodh shpesh
hematomë e shoqëruar me edemë
• Personat tek të cilët ankesat nuk kanë kaluar
pavarësisht trajtimit konservativ 6 mujor.
MOS HARRONI!
• Ligamenti Kruciat Anterior mundëson
90% të stabilitetit të gjurit.
• Dëmtimet e gjurit përbëjnë një pjesë të madhe
të traumave ortopedike dhe shumica e tyre
kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm.
• Dëmtimet më të shpeshta të gjurit tek sportistët
ndodhin kryesisht tek ligamentet kryesore
që janë LKA dhe ligamentet anësore.
• Operacioni i LKA bëhet shpesh. Në vendet
e zhvilluara çdo vit nga 100 të rritur 6
operohen për këputje të ligamentit LKA.
• Operacioni i LKA është i suksesshëm. 90% e
sportistëve fillojnë sportin aktiv pas 6 muajsh.
Aktivitetet sportive pas operacionit në ligamentin kruciat anterior mund të fillohen në këto periudha kohore:
• Ecje e shpejtë pas 4 muajsh
• Biçikleta pas 4-5 muajsh
• Vrapim i drejtë pas 5 muajsh
• Sportet e tjera pas 6-8 muajsh/telegrafi/
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top