Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetëdije politike

Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetëdije politike

f.0313205623963_m.jpg



Demonstratat e vitit 1981, hyjnë në radhën e ngjarjeve nyje, ngjarjeve më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të Kosovës, sepse krijuan vetëdije të lartë politike dhe ndërgjegje kombëtare, tha kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë e organizuar me rastin e shënimit të 31 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981.
“Gjenerata e 1981-ës është meritore në përqafimin e të gjitha formave të rezistencës dhe pjesë përbërëse e mbështetëse e të gjitha proceseve që çuan në krijimin e kushteve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.

“Viti 2012 është i rëndësishëm për qytetërimin shqiptar, vit i njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. ثshtë vit i përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës. Në dritën e këtij përvjetori çdo ngjarje e rëndësishme, e vjetër ose e re, merr shkëlqim të ri, jep shkas për reflektim filozofiko - politik, rizgjon mesazhet dhe përkufizohet më mirë thelbi i tyre historik. Dhe në frymën e këtij 100 vjetori, sot shënojmë përvjetorin e 31 të Demonstratave të vitit 1981, si kapitull i ndritur në fondin e artë të historisë moderne të shqiptarëve”.

“Pas Luftës së Dytë Botërore Kosovën e prisnin iluzione të thyera. Në vend të paqes, barazisë dhe zhvillimit Kosova përjetoi gjendjen e adminstrimit ushtarak. Rreth dyzetmijë forca ushtarake anembanë Kosovës likuiduan dyzetmijë shqiptarë, duke goditur në pjesën më vitale të substancës kombëtare. Degradimi kushtetues i Kosovës, prapambeturia ekonomike, varfërimi i qëllimshëm, ndjekja dhe shpërngulja e shqiptarëve u bën program strategjik i Beogradit zyrtar. Por edhe në kulmin e kësaj periudhe të errët, zëri kundërshtues ndaj robërisë, shtypjes dhe diskriminimit nuk u shua asnjëherë”.

“Në burgjet serbe dhe jugosllave, një shkrimtar i ri ishte shndërruar në sinonim të kundërshtimit të sundimit të Kosovës. Ishte Adem Demaçi, të cilin me të drejtë historiani britanik Noel Malcolm, e quan: kryeveprimtari për ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia”, tha ndër të tjera kryeministri i Kosovës. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back