Demonstrata e gaz lotsjellës në veri të Kosovës

Edhe sot, për ditën e shtatë me radhë, kanë vazhduar protestat e serbëve në veri të Kosovës. Ata kundërshtojnë ndërtimin e pesë shtëpive të shqiptarëve që duan të kthehen në lagjen Kroi i Vitakut.

Policia e EULEX-it është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 200 demonstrues. Ata kanë hedhur parulla duke e quajtur EULEX-in "fashist" dhe "okupator", ndërsa Kosovën pjesë të Serbisë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Rajoni i protestave po kontrollohet nga ajri prej trupave e NATO-s.

Gjatë natës së kaluar, në veri të Mitrovicës janë sulmuar tri vetura të EULEX-it me shishe me lëndë djegëse, por nuk ka pasur viktima.

Serbët kërkojnë që para fillimit të ndërtimit të shtëpive shqiptare në pjesët veriore, ku ata përbëjnë shumicën, të arrihet marrëveshje për kthimin e serbëve në pjesët e tjera të Kosovës. /D-Welle/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top