Demokratët e Korçës të zhgënjyer, heqin posterat e PD-së

Premtime,premtime dhe vetëm premtime ishin të gjitha fjalët që kishte thënë ish-kryeministri Berisha. Fshati u katandis në një gjendje tmerrësisht të varfër,biznesi po kalon momentet më të vështira të viteve pas-komuniste,ndërsa krimi dhe korrupsioni lulëzonin nga dita në ditë.

reklama e pd korce.jpg

Këto duket se janë edhe shkaku i zemërimit të madh të qytetarëve shqiptarë,të cilët jo vetëm që i thanë JO Berishës me votën e tyre,por tashmë po heqin reklamat e mëdha ,sepse kujtojnë hidhërim kur shikojnë numrin 44.

Heqja e reklamave të PD-së ka filluar në Korçë dhe saktësisht në fshatin Velitërn. Korrespodenti i “Albnow” në Korçë ka qëndruar dhe ka bashkëbiseduar me fshatarët e irrituar që po hiqnin reklamën e Partisë Demokratike,e cila kishte guximin të fliste për rritje të ekonomisë dhe për të ardhme të mirë.

"Fatkeqësisht e kam përballë shtëpisë këtë tabelë dhe e shikoj çdo mëngjes që dal nga shtëpia.Më ndjell neveri sepse vetë fakti që populli e "zboi" Berishën,tregon se në çfarë mjerimi jetojmë" thotë njëri nga fshatarët e fshatit Velitërn. Ai vazhdon bisedën duke thënë se Berisha provokoi biznesin e vogël dhe fermerët me hapjen e tunelit Tiranë -Elbasan.

"Kam jetuar në Greqi,kam të afërm në Greqi. اdo vit fermerët grekë dëmshpërblehen edhe nga një breshër i vogël sikur të bjerë. Nuk e pranoj që Greqia është në krizë. Qeveritë greke i shërbejnë popullit të tyre,nuk e lenë në mjerimin që na la neve Berisha,vetëm e vetëm që të "shiste mend" që nuk kemi krizë.

Unë jam shumë i indinjuar kur dëgjoj që Shqipëria nuk ka krizë,në një moment që në fshatin tonë ka një varfëri ekstreme,në një moment që njerëzit po mbijetojnë duke shitur hekur që e vjedhin nëpër miniera,e në një moment që akoma një pjesë e madhe e familjeve shqiptare po jetojnë me remitancat e emigrantëve.

Jo vetëm që nuk jemi dëmshpërblyer për të mbjellat tona,herë të dëmtuara nga natyra e herë të pashitura, por nuk jemi ndihmuar as për çmimet e plehrave kimike.

Tuneli nuk na shërben neve. Tuneli i shërben biznesmenëve të Berishës. Pra nuk e bëri për popullin por për biznesmenët e tij. Nëse donte të ndihmonte popullin,duhet të subveciononte fshatin ,të rritej mirëqenia,dhe sipas zinxhirit ,unë do i shisja produktet më lirë dhe ai që jeton në qytet do i blinte më lirë.

Megjithatë fjalët janë të tepërta sepse shqiptarët janë zgjuar dhe e dëbuan Berishën me mënyrën më injoruese për një politikan që pretendon se ka punuar për vendin" thotë 45-vjeçari nga Velitërni i Korçës. Korrespodenti i “Albnow” pyet fshatarin edhe për mendimin e tij mbi rrugët që ka shtruar Berisha,si dhe shkollat e rikonstruktuara.

"Ore jeni në vete juve?اfarë pyetje janë këto?" thotë fshatari duke sqaruar se " Berisha ato pak rrugë që i bëri ,i bëri vetëm për të justifikuar që punon. Po të donte tu shërbente qytetarëve,ai do shikonte shëndetësinë,e cila është në gjendje skandaloze.

Por shëndetësinë nuk e shikon (edhe pse është mjek) pasi njerëzit e rrethit të tij kanë spitale private dhe na detyron të futemi në borxh për tu kuruar në këto spitale,sepse spitali shtetëror ka shumë mungesa në pajisje,sidomos në qytete të vogla si Pogradeci etj.

Si është e mundur që nuk është dënuar një pedagog?Si është e mundur që arrestohen në Elbasan dy pedagogë për korrupsion,të dy me të njëjtat akuza,njëri hyn në burg e tjetri vazhdon jep mësim? Njëri ishte socialist dhe përfundoi në burg,tjetri ishte demokrat dhe nuk u dënua.

Pra Berisha na provokoi ne qytetarëve në maksimum, na hodhi si "plehra" në rrugë dhe tha me vete se është një lider që mposht gjithçka,por populli nuk mposhtet,sepse ka armën e FORTث,që është VOTA dhe këtë herë e zbuam sepse na mashtroi", përfundon 45-vjeçari.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back