Dell: Ndihma e SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës do të jetë e vazhdueshme

redi-

Anëtar i Respektuar
Ambasadori i ri amerikan në vendin tonë Kristofer Dell rikonfirmoi mbështetjen për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës nga ana e SHBA-ve. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, diplomati amerikan tha se institucionet e Kosovës mund të mbështeten në SHBA-të si partner të tyre në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe shumetnike. Dell në këtë takim shtroi edhe prioritetet e shërbimit të tij si ambasador në Kosovë.
Politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës është e qartë, pavarësia është e pakthyeshme dhe ndihma për të nga ana e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme. Me këto fjalë e nisi misionin e tij në Kosovë\, ambasadori amerikan Kristofer Dell. Pasi dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Kosovës, diplomati amerikan dhe se institucionet e Kosovës mund të llogarisin në Shtetet e Bashkuara si partner të tyre.

“Politika amerikane ndaj Kosovës është e qartë dhe e vetme, së pari pavarësia është e pakthyeshme dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës do të jetë e vazhdueshme. Së dyti ne jemi përkushtuar për t’iu bashkuar projekteve që ndërtojnë një vend shumetnik, demokratik tolerant dhe prosperuar i cili do të behej anëtarë i familjes euroatlantike”, ka theksuar ambasadori Dell.

Diplomati amerikan tha se ka parë progres në vendin tonë që e bënë atë optimist për të ardhmen e Kosovës. Mirëpo ai përmendi disa pika në të cilat tha se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës.

“I shoh 5 pika që duhet t’i arrijmë bashkë. Të vazhdojmë ndërtimin e institucioneve demokratike. Të sigurohemi se Kosova të mbetet shtëpi e të gjithëve qytetarëve dhe të gjithë të marrin pjesë në procesin e ndërtimin të së ardhmes. Të krijojmë një qëndrueshmëri ekonomike për të ofruar prosperitet për qytetarët. Të punojmë bashkë në sundimin e ligjit dhe përfundimisht të punojmë me partnerët evropianë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dua t’ju ndihmoj në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe, jam i sigurt se bashkë do ta bëjmë”, ka thënë ambasadori Dell.

Ambasadori Dell i cili ka shërbyer edhe pas luftës në Misionin amerikan në Prishtinë, përmendi lidhjet historike ndërmjet popullit amerikan dhe atij të Kosovës të cilat, sipas tij, bazohen në shpresën për një të ardhme më të mirë.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se për institucionet e Kosovës është kënaqësi që zoti Dell merr detyrën e ambasadorit amerikan pasi ai është njohës i mirë i rrethanave në vendin tonë.

“ثshtë kënaqësi e jonë që zoti dell është njohës i zhvillimeve dhe rrethanave në Kosovë, ka qenë edhe me herët dhe ka udhëheqë suksesshëm misionin në Kosovë. Kemi një bashkëpunim të mirë me Dell dhe shprehim konsideratat më të larta dhe natyrisht konsideratat e përhershme për Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar presidenti Sejdiu pas takimit me ambasadorin Dell.

Ambasadori Kristofer Dell pati një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top