Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Delegacioni i Kosovës mbi 50 takime në New York

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, thonë se të hënën fillojnë një agjendë të ngjeshur takimesh në New York.

Ata nuk i kanë bërë publike hollësitë, por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Prishtinë, Albana Beqiri, ka thënë se presidenti dhe ministri i Jashtëm do të kenë të paktën 50 takime me presidentë, kryeministra dhe ministra te jashtëm të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Kreu i shtetit dhe ai i diplomacisë së Kosovës shpresojnë se brenda dhjetë ditëve të ardhshme do të arrijnë që të sigurojnë njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, të hënën në New York shkojnë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, si dhe ai ë Shqipërisë, Bamir Topi.

Topi do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme edhe për Kosovën.

Presidenti serb Tadiq, në prag të nisjes për në New York, ka thënë se do të ishte mirë që çështja e Kosovës të mos trajtohej si çështje politike por e drejtësisë ndërkombëtare.

Tadiq do të flasë të martën në Asamblenë e Përgjithshme. Fjalimi i tij pritet të përqendrohet në nismën më të fundit të Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare të japë vlerësimin e saj për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /bbc/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back