Del nudo ne skenen e Teatrit Kombetar

ida angel

:)
V.I.P
Dikur është prezantuar si këngëtar, e ndërsa sot ai është aktori kryesor i shfaqjes “Equus”. Igli Zarka ka qenë konkurrent në “X-Factor” dhe më pas vazhdoi studimet për aktrim.

17155392_1439577846061991_118223445276519379_n.jpg
igli.jpg
Atij i është besuar roli kryesor në këtë shfaqje teatrale dhe përveç kësaj, ai ka bërë pikërisht atë gjë që ndoshta më parë nuk ka guxuar dikush. Aktori ka dalë nudo në skenë, i mbuluar me gjak.

Ka qenë vetë Zarka ai që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto të realizuar gjatë shfaqjes dhe bashkangjitur me të shkruan:

“Equus” – Perëndia të shikon Alan!”.

/portali DurresLajm/
 
Me gjak apo me boje?

Normal me boje ose salce :D askush nuk ka gjak te tepert per ta perdorur ne skena aktrimi.
Ndersa mua me ben pershtypje dalja nudo, per ate duhet te jete shume guxim, eshte hera e pare nje shfaqje e tille ne shqiperi ,plus dhe per pjesen tjeter qe e shikon .Shqiperia te gjykon nga veshja, e jo me nga zhveshja :)
 
“Equus”, vepra që ngre pikëpyetjen nëse duhet t’i edukojmë fëmijët për të qenë normalë

Teatri Kombëtar sjell në datën 17 premierën e veprës “Equus” e konsideruar një nga kryeveprat e autorit anglez Peter Shaffer dhe e sjellë në skenë nga regjisori i mirënjohur boshnjak Dino Mustafic.

‘’Equus’’ është udhëtimi i mendjes së një djaloshi, i cili me një çengel verbon gjashtë kuaj. Historia flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent, i cili pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre.
Fokusi i veprës bie mbi një shtatëmbëdhjetëvjeçar, Alan Strang, dhe Martin Dysard, psikiatër i moshës së mesme, i cili pranon ta kurojë atë.
Gradualisht ai zbulon arsyet të cilat shtynë djalin të kryejë krimin.

Doktori sa më shumë i afrohet pacientit dhe kupton motivet e tij, aq më shumë shqetësohet se si duhet të sillet me Alanin dhe “botën e tij të brendshme’’ të cilën djali e ka krijuar në kokën e tij duke vënë në pikëpyetje motivin profesional, madje edhe vetë ekzistencën e tij.
Nëpërmjet raportit me fenë.
Alani krijon perëndinë e tij “Equus”, dhe ritualin personal.
Magjepsjen e tij për të mbinatyrshmen ai e ngatërron me tërheqjen seksuale. Konfuzioni i tij u lë hapësirë pyetjeve mbi marrëdhënien në mes vlerës personale dhe normave shoqërore.

Shfaqja vjen në formën e një trilleri psikologjik (histori hetimi) ndërthurur me elemente të thella humori.
‘’Equus’’ ngre dilemën: اfarë është normale?
A duhet t’i edukojmë fëmijët për të qenë normalë?
Humori, imazhet e forta dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme, si dhe theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet: mungesa e qytetarisë, morali i rremë, erotizmi, fashizmi i të gjitha ideologjive, pandjeshmëria e shoqërisë ndaj të ndryshmes.
Vetë shkrimtari i veprës, Peter Shaffer, ka shkruar skenarin e filmit me të njëjtin titull, bazuar mbi veprën dramatike. Në skenën e Teatrit Kombëtar për interpretimin e personazheve të kësaj vepre do të ngjiten disa nga aktorët më të mirë shqiptarë si: Timo Flloko, Igli Zarka, Ema Andrea, Arben Derhemi, Krist Lleshi, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Jonka, Robert Nuha, Fjorald Doçi, Akreoma Saliu dhe Gridi Kraja. Kjo shfaqje do të mirëpresë të gjithë publikun mbi moshën 16 vjeç./Blitz.al/
 
Do doja te isha ne Shqiperi,ta ndjekja nga afer! :)
 
Shkojme shohim Mjellmat e Cajkovskit me mire :) ?

shkojme para tek ky,se du me pa nudo me boj te kuqee ahhahahahahah :P

Pastaj qenka personazh nga ato qe une i dua si pasurim psikollgjik. :)
 
E pa qe e pane , dhe fap u vesh serisht se i erdhi zor...

Me shume pershtypje ju ben juve qe jeni jashte trojeve se ne qe jemi brenda tyre.

urime dhe suksese ne kete rruge qe ka nisur djali.
 
Back
Top