Del në shitje qyteti me vetëm një banor

Buford-600x451.jpg

Qyteti Buford në Wyoming, i cili është qyteti më i vogël në SHBA dhe ka vetëm një banor, më 5 prill do të dalë në ankand, ndërsa çmimi fillestar është 100.000 dollarë.

Don Sammons, kryebashkiaku, pronari i dyqanit dhe pompës së benzinës dhe banori i vetëm i Bufordit, ka vendosur që të shpërngulet dhe ta shesë qytetin.
“Kam pasur jetë të mirë këtu me familjen time. Kjo është një ditë e pikëlluar, por edhe shumë interesante, një kaptinë e re në jetën time. Jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Sammons.
Qyteti ka rreth katër hektarë, ku ndodhet një shtëpi tredhomëshe, pompa e benzinës, dyqani dhe ndërtesa e shkollës së dikurshme.
Buford është themeluar në vitin 1866 dhe aty kanë jetuar punëtorët që e kanë ndërtuar hekurudhën së bashku me familjet e tyre. Asokohe ka pasur rreth 2.000 banorë. Mirëpo, pas ndërtimit të hekurudhës ata janë shpërngulur.
Sammons ka jetuar në këtë qytet me familjen e tij, mirëpo pas vdekjes së gruas dhe shpërnguljes së djalit, ka mbetur vetëm. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetmuar, sepse gjatë verës qytetin e vizitojnë rreth 1.000 njerëz në ditë, ndërsa gjatë dimrit rreth 100.

B;fretime
 
Pe: Del në shitje qyteti me vetëm një banor

Qenka qytet industrial...furnizon makinat me benzine :P :P
 
Titulli: Del në shitje qyteti me vetëm një banor

Qyteti Buford në Wyoming, i cili është qyteti më i vogël në SHBA dhe ka vetëm një banor, më 5 prill do të dalë në ankand, ndërsa çmimi fillestar është 100.000 dollarë.

Don Sammons, kryebashkiaku, pronari i dyqanit dhe pompës së benzinës dhe banori i vetëm i Bufordit, ka vendosur që të shpërngulet dhe ta shesë qytetin.
“Kam pasur jetë të mirë këtu me familjen time. Kjo është një ditë e pikëlluar, por edhe shumë interesante, një kaptinë e re në jetën time. Jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Sammons.

Sammons ka jetuar në këtë qytet me familjen e tij, mirëpo pas vdekjes së gruas dhe shpërnguljes së djalit, ka mbetur vetëm. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetmuar, sepse gjatë verës qytetin e vizitojnë rreth 1.000 njerëz në ditë, ndërsa gjatë dimrit rreth 100.

B;fretime

Nese ne cmimin e shitjes se qytetit perfshihet tere infrastruktura e tij dhe vertete ai vizitohet nga aq vizitor cmimi me duket shume qesharak. A munde te jete kjo nje gabim perkthimi apo nje gabim interpretimi.
 
Pe: Del në shitje qyteti me vetëm një banor

E ka ne rregull hipoteken ky se me duket po e ben si ne shqiperi para ca kohe, zenin vendin me 4 shkopa cep e me cep edhe thonin kjo eshte toka ime e shes, lol
 
Qyteza me 1 banor shitet për 900 mijë dollarë

buford1.jpg
Qyteza Buford me vetëm një banor në të, në shtetin federal amerikan Wyoming, është shitur me çmim prej 900 000 dollarë amerikanë. اmimi fillestar në ankand ishte 100 mijë dollarë, ndërsa për blerje ishin paraqitur njerëz nga 70 vende të ndryshme të botës, njoftoi kompania për shitje aksionare Williams& Williams.

Ofertuesit më të mirë do t’i takojë një stacion për shitjen e karburanteve, bashkë me dyqanin, një shkollë e ndërtuar në vitin 1950, një garazh dhe një shtëpi me tri dhoma gjumi.

Ky qytet ka vetëm një banor, Don Samson, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të qytetit, të cilën funksion ia ka dhënë ai vetvetes.

Buford është ndërtuar pas vitit 1860, kur ishte ndërtuar hekurudha transkontinentale dhe në kohën e “etheve të arit” ai kishte mbi 2 000 banorë.

Shpërngulja nga aty ka filluar pas vitit 1950, kur hekurudha fitoi trase të re dhe qyteza mbeti “në mes të asgjëje”, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.


/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top