Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

"dekllaron se kombësi është dëshirë e popullit."

Ky eshte nje artikull qe eshte botuar ne shtypin amerikan ne vitet `20. Eshte nje pergjigje qe nje person (duket se eshte antishqiptar) i kthen artikullit te patriotit korcar Spiro Luarasi Nimali. Luarasi ka botuar nje artikull ne shtypin amerikan ku ve ne dukje verimet politike te grekeve karshi levizjes kombetare shqiptare.


Pres mendimet tuaja rreth opinionit qe ka dhene autori i shkrimit per ceshtjen shqiptare.
Nderime
Niko K./




DEKLLARON SE KOMBثSI ثSHTث DثSHIRث E POPULLIT.

I shkruan gazettës mbi çështjen e Korçës dhe të Shqiptarëve.


Redaktorit të gazettës:-
A do më lejoni t’i përgjigjem letrës të një xhentelmeni Shqiptar i cili u përpoq të provojë se Korça është shqiptare?
Ay pranon se në Epirin Verior ndodhen 120.000 të Krishterë kundrejt 80.000 Shqiptarëve. Por ay thotë se vetëm 20.000 midis të krishterëve janë grekë sepse ata flasin grekisht, të tjerët ay dëshiron që net ë besojmë se janë Shqiptarë mbasi ata flasin shqip. Me fjalë të tjera çdo njeri që flet shqip si mbas atij duhet të jetë shqiptar.
Ne dimë se gjermanët parashtruan po këtë argument në çështjen e Alsanc-Lorraine-it. Popujt e këtyre provincave Franceze flasin gjermanisht dhe “Prandaj” thanë gjermanët, “ata janë gjermanë”. Por ata e urejnë Gjermaninë dhe dashurojnë Francën” ishte përgjigja që u dhanë kombet Aliate.
Me fjalë të tjera në Shekullin e 20-të ne nuk marim gjuhën as fenë si një flamur kombësie por vetëm dëshirën e popullit. Bretonët në Francë flasin galisht nër shtëpitë e tyre; por Welskët kurrë nuk e kanë kundërshtuar kombësinë franceze të Bretonëve dyke u mbështetur në faktin se këta flasin një dialekt të njëllojtë.
Ndodhen turq në Kretë të cilët flasin vetëm greqisht, por për këtë ata nuk janë grekër.
Shumica më e madhe e Armenëve flasin vetëm turkisht por nga kjo gjë nuk janë turq.
Përsëri nuk ka gjë prej ç’race rjeth unë. Ajo që vlen është dëshira ime e tashme që të jem besnik në ky ose ay flamur.
Nënshtetësia amerikane është e përbërë prej burrash dhe grash të gjitha racave. Kush mund ta kundërshtonjë Amerikanësinë t’onë sepse neve kemi ardhur prej Greqie ose Shqipërie etj.
Xhentelmeni jonë Shqiptar nuk e mer vesh kuptimin e ri të kombësisë. Disa Epirotë të Veriut flasin Shqip dhe ata mund të kenë shumë gjak shqiptar, por ata e urejnë Shqipërinë dhe dëshirojnë bashkim me Greqinë. Ky është një fakt të cilin asnjëri nuk mund t’a kundërshtonjë.
Më 1914 Epirotët e krishterë ngritnë krye kundër vendimit të Gjermanisë për t’i bashkuar ata me Shqipërinë. Mbas 9 muaj lufte në të cilën këta Shqiptarët u thyen kudo prej të 50.000 Epirotëve fuqit e mëdha edhe Shqipëria e njojtën autonominë e Epirit.
Kjo ngjarje është e mjaftë që të mos aprovojë gjithë dekllaratat e gabuara të faktit që paraqet letra e xhentelmenit Shqiptar.
Ay thotë se Sultani edhe kisha greke i persekutonin Shqiptarët. ثshtë n jë falsifikim i pa turpshëm. Shqiptarët e paktë të Korçës mund të ndiqnin shkollën Amerikane ku as kisha greke dhe as Sultani nuk mund të ndalonin mësimin e Shqipes. Shkolla Amerikane ka më tepër se 20 vjet që ndodhet atje, dhe ata që e ndjekin atë kurrë nuk kanë qënë më tepër se 200 nxënës, kurse në shkollat lokale greke frequentimi ndryshonte nga 2300 deri më 2700 nxënës.
Qysh më 1915 Francezët e okupojnë Korçën. Liri e plotë fetare dhe shkollore u është dhënë të gjithë racave. Gen. Bellis i Kryqit Kuq Amerikan raporton se shkollat greke frekuentoheshin prej 2300 fëmijësh vetëm nga qyteti i Korçës, edhe shkollat shqipe vetëm prej 200 nxënësish.
Peshkopët grekë dhe priftrinjtë nuk mundin tani të persekutojnë Shqiptarët, sikundër miqtë t’anë Shqiptarë besonin njëherë se ata bënin.
Përse prindrit e Korçës nuk i dërgojnë fëmijët e tyre nër shkollat Shqiptare? Sa për dekllaratat falco të bëra kundër kishës greke edhe kundër ushtërisë greke do i kujtoj publikut Amerikan se Anglia Franca, Italia dhe Rusia iu lutnë qeverisë greke ta riokupojë Epirin Verior më 1915 që të mbronte banorët prej prishjeve tradisionale të çetave të egra Myslimane.
Nicolas M. Boukis
78 Locke Street City.
___________________
Vëtetohet saktësia e përkthimit nga anglishtja në gjuhën shqip. Korçë më 21/ 6/ `56. Përkthenjësi Llambi V. George.


(Kopjimi i mësipërm i qëndron besnik dorëshkrimit origjinal që ndodhet në dosjet e AFK.)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back