Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kontakt me ta

Monique

With or Without u
st.jpg

“Alienët ekzistojnë dhe janë të rrezikshëm”. Këto kanë qenë fjalët e astrofizikanit të njohur Stephen Hawking, i cili i ka ftuar të gjithë të ndalojnë së tentuari që të kontaktojnë apo të lidhen me alienët, pasi rezultati do të ishte shumë i frikshëm dhe i rrezikshëm për të gjithë racën njerëzore.
Në filmin e ri të hedhur online, i cili quhet “Stephen Hawking's Favourite Places” ai ka shprehur edhe një herë bindjet e mendimet që ka. “Sa më shumë që plakem, aq më shumë bindem që nuk jemi të vetëm. Pasi kam kaluar një jetë mes pyetjesh, po jap kontributin tim në një projekt global për të gjetur më në fund një përgjigje”, - shprehet astrofizikani.

“Projekti Breakthrough Listen do të kalojë pranë miliona yjeve më të afërta me Tokën në kërkim të gjetjes së sinjalit të jetës, por e di se ka një vend nga ku mund të nisim të shikojmë. Ndonjë ditë, ndoshta do të marrim ndonjë sinjal nga ndonjë planet, siç mund të jetë planeti Gliese 832c, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm që dallojmë momentin kur sinjali do të vijë dhe të dimë si të përgjigjemi”, - janë fjalët e Hawking.

Ai shprehet skeptik për mundësitë që njerëzit kanë për tu vendosur në kontakt me alienët duke mbështetur mendimin se ata kanë një inteligjencë shumë më të zhvilluar se e jona, por që nuk duhet të rrezikojmë shumë pasi pasojat mund të jenë shkatërruese./JetaOshQef/
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Se ekzistojnë nuk ka dysim, po sa dhe si janë të rrezikshëm kjo nuk mund të thuhet me saktësi,
e sidomos kur thuhet " shumë me inteligjent se ne". Inteligjent do të thotë se e përdor trurin
dhe logjikën. Pra si mund të jetë dikush inteligjent dhe i rrezikshëm?
Në fakt ne me "inteligjencën" tonë jemi më të rrezikshëm se çdo qenie ekzistuese.
Jemi aq shkatërrues sa që edhe vetë rasën tonë po e shkatërrojmë, e lere më një të huaj.
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Dhe une e njoh nje alien dhe e kam sh perzemer :D
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Te marrt alieni me vete ty ishalla :p
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Te marrt alieni me vete ty ishalla :p

Po si do jetoni ju raca inferiore pa mua pastaj ?
Une me pranine time iu nderoj juve!
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Cudi,sec po me pelqejne nganjehere keto komentet e Ricky...thua te jem ndikuar nga hena e mbremshme! lol
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Edhe une njelloj mendoj,qe alienet do jene shume me te zhvillur se ne.
Por une mendoj e besoj gjithashtu qe njerez ne toke kane kontakte me ta.
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Do kishin ba mire me ndejt atje ku jane.
 
Titulli: Deklarata e rëndë e astrofizikanit:Alienët ekzistojnë, por nëse bini në kont

Stephen Hawking : Njerëzimi nuk do të mbijetojë më shumë se 1000 vjet në Tokë, duhet të ikni
hawking-678x381.jpg

“Njerëzimi nuk do të arrijë të mbijetojë më shumë se 1000 vjet në Tokë, duhet të gjejë një tjetër planet për të jetuar”. Paralajmërimi vjen nga Stephen Hawking, i konsideruar si njeriu më i zgjuar në planet, gjatë një ore leksioni në Oxford. Gjatë deklaratës ai ka bërë edhe një skicë të fatit të njeriut në planetin Tokë.

Profesori 74 vjeçar, Hawking, ka reflektuar mbi nivelin e përceptimit të universit falë zhvillimeve të pesë dekadave të fundit, duke e përshkruar vitin 2016 si ” një kohë brilante për të jetuar dhe për të bërë kërkime në fizikën teorike”.

“Ideja që kemi për universin ka ndryshuar shumë gjatë 50 vitëve të fundit dhe jam i lumtur që kam dhënë edhe kontributin tim të vogël”, ka vazhduar.

“Fakti që ne qëniet njerëzore, grimcat themelore të natyrës, ishim në gjendje të shkonim aq afër dhe të kuptonim ligjet që udhëheqin universin, është vërtetë një triumf”. Duke theksuar triumfe më ambicioze që do të jepnin një kornizë më të saktë, ai tha: “Duke vendosur në hartë të gjitha pozicionet e milionave galaktikave, me ndihmën e një superkompjuteri si Cosmo, ne do të kuptojmë më mirë vendin tonë në univers. Ndoshta, një ditë do të jemi të aftë të përdorim valët gravitacionale dhe të shikojmë drejt e në zemrën e Big Bengut.”

Por jo vetëm. Sepse ajo çfarë është më e rëndësishme për profesorin është “ të vazhdojmë të shkojmë në hapësirë për t’i siguruar një të ardhme njerëzimit”.

“Nuk besoj se njeriu do të mbijetojë edhe një 1000 vjet në Tokë pa u larguar nga ky planet”, ka theksuar ai./huffingtonpost/ Përshtati- Dritare.net

Ps: Tani se di vertet i ka thene ky keto apo mediat rrin rrin e nxjerrin nga nje gje kshu kot..!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top