Deklarata e fortë e Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shteti

Guest2

Antarë i Respektuar
donald-Lu-e1461165891677-500x349.jpg

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka dhënë sërish sot deklarata të forta. Nga aktiviteti i zhvilluar për analizën vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit, ambasadori Lu tha se trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shteti.


Duke iu referuar narko-trafikantit Klemend Balili, të ashtuquajturit “Escobari i Ballkanit”, Lu tha se policia ka dështuar.

“Shqipëria do të ishte vend më i mirë nëse politikanët nga e majta dhe nga e djathta nuk do t’i shërbenin interesave të fuqishme të biznesit të korruptuar, trafikantëve dhe kriminelëve të mëdhenj.
Ndyshe, si mund ta shpjegojmë faktin se Klement Balili është ende i lirë? Sipas medias ai ka shmangur 200 policisë gjatë një ndjekjeje. Sipas të vëllait, ai lëviz lirisht në rrugët e Tiranës.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk kishte urdhëruar, arrestimin e tij deri të premten e kaluar. Mosarrestimi i ish-zyrtarit të Sarandës, Klement Balilit është dështim i madh i policisë dhe gjithë sistemit të drejtësisë”, tha Lu.

Ambasadori amerikan deklaroi se i ka kërkuar prej 7 muajsh prokurorit që ta arrestojë Balilin, që prej atëherë kur u shpall në kërkim nga policia greke. Madje Lu tha se ia ka kërkuar këtë gjë edhe ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Drejtësisë.

“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia në Greqi arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin. Që prej 7 muajsh policia greke e ka shpallur në kërkim Balilin. Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë shqiptare dërgoi persona në Greqi për këtë çështje. Tani kanë 10 mijë faqe dokumente. I kam kërkuar prej 7 muajsh zyrës së prokurorit ta arrestojnë. Kam nxitur prej 7 muajsh Ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë dhe Kryeprokurorin që ta arrestojnë Balilin”, u shpreh ambasadori i SHBA-ve.

“Nëse Shqipëria nuk mund ta kapë Balilin dhe peshqit e tjerë të mëdhenj kush do të donte të punonte me Shqipërinë? Kush do të besonte se është një vend serioz?”, deklaroi Lu.

Sipas tij, “Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi ynë i ardhshëm kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi dhe procedimi penal i peshqve të mëdhenj nga ana e Shqipërisë, përfshirë edhe Klement Balilin”.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Deklarata e fortë e Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shte

Kujt te ja thot se?!

Merr vesh shqiptari? Nuk merr:hmm::chh
 
Titulli: Deklarata e fortë e Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shte

Zoti Ambasador, nese ky eshte shqetesimi juaj, duhet ta kesh analizuar mire si eshte e mundur te ket arritur te kultivohet kaq shume kete vit? Pothuajse cdo cep i territorit Shqiptar eshte kultivuar..

Mbeshtetjen e kan marre nga Kupola e Ministrise Brendshme, eshte kaq e qarte z.Ambasador! Mund ta thuash troc!
z.Ambasador, eshte kultivuar aty ku ti ke kaluar shpesh, jo vetem ti por gjithe Pushtetaret Shqipetar, aty ku mund te quhet "vendi me i sigurt i Shqiperise".
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Deklarata e fortë e Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shte

Eshte e cuditshme se sa shume llape ky tipi !!!
Ky ben mire te marri rrogen si ambasador dhe te shohi punet
e veta se kan halle shume shqiptaret dhe sbesoj tua zgjidh ky tipi .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Deklarata e fortë e Donald Lu: Trafikantët e drogës kanë mbështetje nga shte

...edhe te djathtet thote. Ytttt, je ambasadori me i dobet qe ka patur USA ne Shqiperi.

Darius
 
Back
Top