Portali spjv.it ka arritur të marrë tekstin e fjalës së dorëheqjes të kryeministrit Edi Rama pas protestave të opozitës dhe vendimit të mos futjes në zgjedhje me Ramën si kryeministër.
Në të vërtetë teksti në fjalë është gjendur në një prej emaileve të këshilltarëve të tij më kryesor në Kryeministri, i cili ia dërgon kryeministrit me shënimin: “Siç ma kërkuat e kam shkruar fjalimin e dorëheqjes. Për më shumë dora juaj është perlë për të mahnitur njërëzimin”.
Teksti i dorëheqjes:
Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Shqipëri apo kudo në botë!
Qëkur kam ardhur në krye të qeverisë me 1 milion vota, pas drurit që populli i dha pushtetit të Saliut në qershor 2013, kam punuar sipas parimit “jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, ndaj këtij parimi i kam qëndruar korrekt dhe në mënyrë stoike. Këtij parimi do i qëndroj edhe sonte në këtë vendim të rëndësishëm timin për ruajtjen e shtetit, pavarësisht se opozita ka dalë dhe bërtet përnatë mu pranë zyrës time, në një çadër, gjoja në emër të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë aspak hallin e zgjedhjeve të lira, pasi i kanë humbur para katër viteve, sikurse do ti humbin edhe në këtë 18 qershor. Bile do pësojnë humbje edhe më drastike. Ata, të dy, kanë marrë zvarrë një shtet, një popull ndër vite. Ata kanë hallin e Vettingut, sistemit të ri të drejtësisë që duam të montojmë, ata ruhen si djalli temjanit që të mos funksionojë Vettingu. Berisha edhe pas këtij vendimit tim të sotëm, që do ta them në fund, prapë do të sajojë “kleçka” për të mos votuar në parlament Vettingun.
Në këto tre vite e kusur muajsh, qeveria ime dhe mazhoranca kanë bërë reforma drastike në të mirë të vendit, reforma të cilat nuk janë bërë në këto 25 vite. Ne luftuam krimin dhe policia e shtetit, për herë të parë, ishte e shtetit dhe jo e bandave siç ka bërë Saliu kur ishte në pushtet. Reformat janë të dhimbshme, por duan forcë, vendosmëri për ti zbatuar. Ne kemi bërë shumë, por përballë kemi një opozitë të shthurur, që kapet me thonjtë e vdekjes që të mos dalë para drejtësisë së re të pas Vettingut.
Preteksti absurd i oborrit të PD-së dhe parcelave të mafias së tyre se nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka shoqe në botë, ku mund të ketë ndodhur. Askund! E sipas kësaj logjike luliste duhet që para çdo përfundim mandati të një qeverie të ngrihet opozita e radhës dhe të thotë se “nuk futemi në zgjedhje me këtë qeveri!?”.
Ka bindur dhe një tufë kryetarësh partish aty në çadër që të nxjerrin vulat nga xhepat, ku i mbajnë përditë dhe të nisin KQZ një peticion-presion. Në atë çadër, këtu përballë meje, jep mend edhe Fatmiri i Gërdecit, dhe Nardi-specialisti i shendetsisë, edhe Vangjeli që nuk e merr gjumi për minoritetin, edhe Dashi që mban inat se Erion Braçe kërkoi ti heqë gruan nga puna, edhe Agroni, që me shumë habitet se ç’bëj unë me këta që me kanë sharë me fis, edhe Kreshniku që shahej pesë herë në ditë me Saliun, edhe Sazani i shqetsuar për ndotjen e mjedisit nga Saliu. Pra një tufë që kanë dash këmbore Saliun, i cili ka filluar të lutet që Edi Rama të mos jap dorëheqjen dhe ai vetë të shpëtojë me këtë rast prej Vettingut që do ta nxjerrë para drejtësisë për krejt bëmat që ai ka bërë në këto 25 vite e kusur.
Por që mos ta lë Saliun dhe salinjtë e tjerë, duke bërtitur dhe shkatërruar shtetin, pasi kur kam ardhur në pushtet kam thënë se ““ jam në krye të qeverisë, jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, po u deklaroj:
JAP DORثHEQJEN DHE HAJDENI Tث KRIJOJMث QEVERINث TEKNIKE APO SI TA DONI QUAJENI. POR KAM NJث KUSHT: LULI I SALIUT Tث VIJث ME VULث Nث XHEP DHE Tث FIRMOS, DORث PثR DORث; UNث FIRMOS DORثHEQJEN, KURSE LULZIM BASHA FIRMOS VOTIMIN Nث PARLAMENT Tث VETTINGUT.
Ky është kushti dhe me 19 qershor do të shikojmë se sa mijëra vota do jenë me shumë se një milion votat që mori mazhoranca jonë në qershor 2013!
E fundit, votuesve të Partisë Socialiste: Ne jemi të fortë, bile me të fortë, dhe t’i mundim këtë farë të keqe që kemi përballë që të bëjmë shtet, bile supërshtet pas Vettingut.
Express