Kompania iHome ka paraqitur një produkt të cilin ende nuk e kemi hasur: në fakt, këto dëgjuese mund të funksionojnë edhe si altoparlantë të tavolinës.
Parimi është i thjeshtë: dëgjueset me emrin zyrtar iHome iHMP5 kanë zmadhues të integruar i cili do të duhej të jetë i mjaftueshëm që t’ua ngrit zërin altoparlantëve të vegjël.
Praktike. Mirë zëri nuk është edhe kush e di sa i mirë, mirëpo edhe nuk do të donim të gjendeshim në lëkurë të dikujt i cili rastësisht e lë zmadhuesin e kyçur, lëshon muzikën dhe i vendos dëgjueset në vesh!.
Nëse nuk keni frikë nga rrezikimi i rastësishëm i timpaneve të veshëve tuaj, produkti iHMP5 kushton 60 dollarë.
*ihomeaudio.com*