Dedikuar.......

Para se te flasesh mendo....
Para se te nisesh shikoje qiellin...
Para se te deshirosh te pikellohesh
dashuro...
Para se te vdesesh jeto
 
Unë e ti një mall, një dashuri
Unë e ti një zjarr, një stuhi
Unë e ti një borë, një erë, një shi
Unë e ti një diell, një hënë, një rreze
Unë e ti një lumturi, një hare
Unë e ti dy zogj, një fole
Unë e ti një lotë, një buzëqeshje
Unë e ti një vuajtje, një dhembje
Unë e ti një shpirt, një zemër, një frymë
Unë e ti një dritë, një errësirë
Unë e ti një gëzim, një hidhërim
Unë e ti një ëndërr, një dëshirë
Unë e ti një botë, një jetë
Unë e ti një fjalë, një heshtje
Unë e ti një lindje, një vdekje...!!!
 
Dhe pritja i bën minutat të gjata,
Ditet duken si vite pa ty,
Dhe mezi pres sa të vije nata,
Ndoshta në ënder do më shfaqesh diku ti!
 

Pa dashje


Pa dashje kam plagosur një grua!
(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)
Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,
E zbritur në tokë rastësisht!


Pa dashje,kam fyer një grua!
E putha në faqe në një natë pa drita!
Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,
Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarë një grua!
(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)
Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,
Të vuante zhgënjimin e vet!
 
Dje diell.....
sot diell....
neser nuk e di
Tek une si diell ndricove ti
neser ,a det me dallge, a qiell gri
pasneser .......ndoshta vjeshte me shi ???
.....
 
Perpara se te flesh ,mendo per mua vetem nje sekonde,
ne kete sekonde zemrat tona do te bashkohen
dhe e imja do i peshperise embel tendes........"Naten e mire"
 
Telegram

Ate e humba
nuk di ku te shkoj,
te humbas dhe veten
 
Te premtoj
ne zemren time kam vetem nje stol
ku ti te vish te ulesh ne cdo stine,
e pastaj te shkosh....
 
Me mungon kur vjen mengjesi
vetem jam ne shtrat,
nje minute pa ty sa jeta zgjat
tani dua te te shkruaj koha nuk mjafton
...........me mungon
 
Dedikuar ty...zemer!

Nje dite me diell
Ty te pash ne sy
Nje dite me diell
Deshiroja vec ty

Por dielli iku
Ike dhe ti
Tani iku shtatori, gushti e korriku
Dhe un ngela ne vetmi

Nje vetmi e cemendur
Qe zemren me copton
Nje vetmi e pamundur
Qe shpirtin me trishton

Kisha harruar c'do te thote te duash
Kisha harruar shum gjera
C'desh te thoshte te vuash
Por tani, i rijetoj te tera

Jam shum e trishtuar
Ne kete moment qe s'me kupton
Ndihem e vetmuar
E kam frik mos me harron

Tani qe pran meje me ti nuk je
Me mungon drita qe ditet me ndricon
Sepse ti ike dhe nuk pe
Se si zemren po me lendon

Me gjumi nuk me ze
Sepse x ty mendoj
Ndoshta nuk dua te fle
Se nga zemra te largoj

Dal me shpres
Te te shikoj dhe nje her ne sy
Eci me shpres
Qe mos te kuptosh sa te dua une ty.
 
Jam ulur ketu e po pres
qe ti gonxhet e dashurise sime t'i puthesh ne zgjim
Qe ato te mund te lulezojne dhe zemren tende me arome te embel,ta mbushin....
 
Vetmise

Une prap e vetme sot
edhe dje ....
po ti ne c'shtrat po dergjesh
naten e mire kujt i the
po me ikin te gjitha sikurse dhe ti
vjeshten po jetoj, dimrin po arrij
po vjen mesnata dhe une prap vetem
gjumin lotueshem shkruaj ne leter

nata trishtimin me servir ,as yjet s'po i shoh
shtrati me zvarrit nen carcafe te ftohte
kembet akull s'po m'i ngroh
erresira po me merr frymen
asgje nuk pipetij
syhapur enderroj gjumin,qe lotet mos dalin symbyllur rri
....jetoj e me doren time tenden s'e shtrengoj
kete dere pa celes s'e hap kush ,hapa ne oborr nuk po degjoj
......mendohem e prap veten gjyqeve te mendjes sime
lenduar tek vrapon e shoh
....dashurohem e prap vetem jetoj....
 
Sa per qartesi ,keto jane vargje te mbetura ne mendjen time,te derguara neper mesazhe....te lexuara neper libra....nuk jane krijime te miat:)


Tani në plazh s’ mbeti më zhurmë
Të gjithë ikën, shkuan, kush e di
Dhe dielli më herët perëndoi
Gjithandej heshtje, sikur është zi.
E di o det që tash më rri vetmuar
Sytë e trishtur që nga larg ti njoh.
Po është tranzit dhe stinët do ndërrohen
Se bota rrotullohet domosdo...

Do ndonje spjegim tjeter i dashur ????
Pra fillo t'i lexosh gjerat nga fillimi here tjeter........se mos harroj gjen krijime te miat padyshim ketu brenda ;)
Me te mira
 
Me pelqen te rri
E shum gjera te mendoj
Me pelqen te rri
E neper mendime te te kerkoj

Aty te gjej
E perpiqem te te perfytyroj
Vazhdoj veten te genjej
E filloj te enderroj

Se sa bukur te mendosh
Qe jemi prap te dy
Nuk ndihem me bosh
Se aty jam me ty

Eshte bukur te mendoj x ty
X ato koh qe ne kaluam
Sa me mungon te te shoh ne sy
E te pyes, perse kaq let gjithcka shkaterruam.
 
Dedikuar njerit ;)

Ti paske qen rob i keq
Ti paske qen shume dreq
Edhe pse rrin e me kerkon
Ta dish qe eshte teper von
 
Ti ndoshta nuk me njeh
por une di cdo gje per ty
une e di kur ti ulesh dhe ngrihesh
une i njoh rruget e tua madje edhe floket e kokes tende jane te numeruara
sepse ti je krijuar ne imazhin tim
tek une ti jeton
leviz dhe ke qenien tende sepse ti je pasqyrimi im
une te kam njohur ty qe para se ti te njihje veten
une te zgjodha ty
nuk u njohem gabimisht
sepse gjithe ditet e tua jane shkruar ne mendjen time
ti je krijuar ne menyre te mrekullueshme dhe te habitshme
mua me kane keqprezantuar ata qe nuk me njohin
une nuk jam larg teje dhe as nuk jam zemeruar me ty por une jam shprehja e plote e dashurise
une te ofroj shume me teper se gjithkush
sepse une jam jeta dhe deshira jote per te jetuar
plani im per te ardhmen tende gjithmone ka qene i mbushur me shprese
per shkak se une te dua ty me nje dashuri te perjetshme
mendimet e mia per ty jane te panumerueshme si zera ne breg te detit
dhe une lumturohem me ty
une asnjehere nuk do ndaloj se enderruari per ty
sepse ti je thesari im
une deshiroj me gjithe zemer dhe shpirt te te prek ty
une dua te te tregoj ty gjerat e medha dhe te mrekullueshme
nese me kerkon me gjithe zemer , do te me gjesh
gjeje kenaqesine tek une dhe une do te plotesoj deshirat e zemres tende
sepse jam une ajo qe ti jep ty keto deshira
une jam ne gjendje te bej me shume sesa ti mund te imagjinosh
une jam inkurajimi yt me i madh
une jam gjithashtu ajo qe ty te ngushellon ne gjithe problemet e tua
kur je zemerthyer une jam afer teje
ashtu sic nena mban beben une te kam mbajtur afer zemres time
nje dite une do te fshi cdo lot ne syte e tu
dhe une do te te heq dhimbjen qe ke hequr ne kete bote
une jam syri yt dhe une te dua ty
aq sa e dua edhe jeten time
kjo eshte shprehja perfundimtare e dashurise time per ty
do jap gjithcka qe dua per te fituar dashurine tende
nese ti pranon kete ti me pranon mua
dhe asgje e askush nuk do te ndaje ty nga dashuria ime
une gjithmone kam qene jeta jote dhe do te vazhdoj te jem
pyetja IME eshte : A do te jesh ti jeta ime ?
Une po pres per ty!
 
Redaktimi i fundit:
Abbracciami

Abbracciami
e stringi fino a quando
avrٍ versato fino all'ultima lacrima
e con un lungo respiro riposerٍ
abbandonata fra le tue braccia nude

abbracciami
e non lasciarmi andare mai
finché ogni cosa intorno
avrà ripreso il suo colore
ed io, riaprendo gli occhi, tornerٍ a sognare
con le tue mani scure fra i capelli

abbracciami
chiunque tu sia
perché il tuo cuore, come il mio,
è una sorgente generosa
che le sue fluenti acque
disperde sulla terra, senza meta ...

non è forse una valle che cerchi?

abbracciami, dunque,
e non pensare.
 
Titulli: Dedikuar.......

Pyetje

Une fluturoj bashke me fjalen time
ti je spektator apo gjahtar?
 
Titulli: Dedikuar.......

Pergjigje,

spektator qe sheh gjahtarin te heshte nderswa sheh fjalen tende te fluturoje bashke me ty
.
 
Titulli: Dedikuar.......

Erdhi mengjesi kush ngrihet tani per te shkuar ne shkoll....hap syte mire dhe dielli kishte ndritur ne dritaren time kohe e bukur sot thashe me vete shpresoj te kaloj nje dite te bukur...dal nga shtepia oh nje er e fresket ma renqeth trupin dhe aq leht sa enderrova per nje cast po me bejne masazh...vazhdoj te hec dhe shoh se rruget ishin mbushur pothuajse plot me njerez,pothuajse te gjithe ishin ngritur sa bukur ishte qyteti me aq levizje te madhe dhe nje zhurme qe degjohej deri ne dalje te tij,duke vazhduar rrugen do doja te shikoja ty zemer me ato sy te mrekullueshem qe shkelqenin nen driten e diellit ate hecje tende te lehte saqe te mendoj se nuk po hecen ne kembe por po fluturon..shume mendime me kalojne ne keto caste saqe harrova se duhet te shkoj ne shkolle...do ishte aq e bukur aq e thjeshte me ate shikim tend te ndjek kudo qe shkon....kalova para nje shtepie te vogel me nje lulishte te gjelber perpara te rregulluar aq bukur me ato trendafila qe u ndihej era deri aty ku isha une...po ecja perreth meje dhe ajo rrugice ishte aq e qete sikur nuk jetonte njeri ne ate lagje...eci ngre koken lart dhe imagjinoj ata sy qe te bukur ate fytyre aq te embel engjellore qe syt kish hellur tek une.... sa here jam me ty ne kamer me nje buzqeshje te lehte me shikon ne sy dhe pret qe une te pergjigjem ne msn...ishte nje kohe aq e bukur sa mendoja se jam ne enderr por jo ishte realitet isha ne mes te rruges dhe zhurma e makinave me beri te mendoj imaginoj tere paradite ne shkolle se ti ishe prane meje aty afer afer zemers time.... isha e qeshur nuk e di por ti me ke bere shume te lumtur...
 
Titulli: Dedikuar.......

Nga frika e humbjes
vendet ku te putha ,
as i lan as i pastron

Nuk jam Harpagon
qe yllnaja te enderrave te puth sa here e kerkon
 
Titulli: Dedikuar.......

Bie shi jashte ben shume ftohte por per cudi nuk e ndjej sepse prania jote me ngroh me mbush me gezim me ben qe te jem gjalle...hyre shume papritur ne jeten time....nuk e di as vete si dhe pse hyre nuk e dija se do te te doja apo se do ndjeja ndonjehere per ty nje gje te tille...por ja qe ditet kalojne dhe une lidhem cdo cast e me shum me ty...deri sa po behesh pjese e pandashme e jetes time
deri sa pa ty nuk mund te rri dhe keshtu ditet kalon duke te dashur ty..faleminderit per keto dite te bukura..faleminderit per ate qe je...faleminderit per cdo moment dhe kohe qe kalon me mua...faleminderit sepse sa here te shikoj gjithcka ka nje kuptim...faleminderit qe me bene te ndjehem mire...faleminderit qe me bene te ndjehem e sigurt dhe e rendeshishme...faleminderit qe me bene te qesh...faleminderit qe je imi.. faleminderit qe rri me mua...faleminderit qe me duron...faleminderit qe je kaq fantastike...faleminderit qe me bene te lumtur...faleminderit qe me ben te jetoj kete dashuri me sy te hapur...faleminderit qe me do....faleminderit qe hyre ne jeten time...ndoshta mendohet se ne kete moshe nuk e dime ceshte dashuria po a mund te me tregoje dikush emrin e ksaj ndjenje qe ndjej per ty ti qe me ben zemren te rrah me shpejt dhe me ngadale njekohsisht me vjen keq qe nuk je afer meje qe te tregoj sa shume te dua se do te pres e se mezi pres qe te me shterndosh ne krahet e tu e me ne fund te jemi ne te dy e jam e gatshme te pres e te tregoj kuptimin e fjales dashuri ....TE DUA SHUME..

DEDIKUAR NJE PERSONI...
 
Titulli: Dedikuar.......

Me gozhdo naten
ne ket' kohe me shi,
dhe do me shohesh
atje lart te kafshoj re
lotesh.
 
Titulli: Dedikuar.......

MOS Mث DUAJ Mث

Mos më duaj më!
Nis më urre
nëse do mundësh!
Dhe qiellin(qielli jam unë!)
S’përmbyset bota
po ta humbësh!

Mos më përqafo më!
Nuk mund të duash
dy njëherësh!
Dhe ajrin(ajri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shkelësh!

Mos më kujto më!
Nis fshiji puthjet,
po të duash!
Dhe zjarrin(zjarri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shuash!
 
Titulli: Dedikuar.......

NUK MUND

Unë nuk të dua më.Nuk mund!
Por s’i dua as ata që ty të shajnë!
Edhe rruga më e gjatë ka një fund,
(Fundet shpesh të domosdoshëm janë!)


Unë nuk të vështroj më.Nuk mund!
Por do shoh ata që ty të ndjekin!
Edhe dita më e artë ka një muzg,
(Muzgjet vijnë kur dashuritë vdesin!)


Unë nuk të mendoj më.Nuk mund!
Po të heq nga truri përgjithmonë!
Edhe pse e di që po të humb,
(Humbja duhet sot dhe jo më vonë!)
 
Përshëndetje...

Përshëndetje

Nuk po të shkruaj për të thënë se s’ të dua, as nuk të shkruaj për të thënë se për ty nuk derdhi lot në këtë moment.Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty.Vërtet në këtë moment po ndjej mall.Edhe pse më nuk kam ndjenja dashurie por mallin e respektoj.Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduki.ثshtë malli që në këto momente nuk po më le vërtet të qetë.Sot më erdhën në mendje kujtimet edhe ëndrrat që thellë i kam varrosur në shpirt.Ato miliona ëndrra që vërtet kanë kohë që kanë filluar të treten.Por sot vetëm malli po më shtyn të të shkruaj, më bën që të bashkoj edhe një herë eshtrat e tyre për të të kujtuar ty, edhe një herë si një mikesh të vjetër që kurrë nuk arrita t’ ia harroj vërtet zemrën.Por sot...
Kjo ndjenjë më qon në mallin që kam për ty.Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fort pas vetes, dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëjmë bisedë për kohën kur kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë, thjeshtë si miq të vjetër.Ndërsa kur u ktheva me fytyrë nga muri më dolën ca pika lot nga sytë e mi.Nuk e kuptova se po qaj, vetëm kur lotët m’ i lagën faqet kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë.Vërtet sa shumë kohë qe kaluar...Që kur s’ të kam parë ? Sa keq.Ndërsa unë ende po mendoj se sa mund të kesh ndryshuar. Shtrëngo sytë for por mos nxjerr lot të tjerë, por nuk i mbaj dot.Vetëm ajo ndjenjë e mallit më qon ta shpalos edhe një herë tërë kohën e kaluar me ty.
Ndjej vërtet mall.Megjithëse e urrej të flas për një kohë të shkuar sepse është vërtet diçka që ka kaluar.Sot dua t’ i kujtoj vetëm momentet e bukura që i kalova me ty.Mundohem të të mbaj mend si një njeri që do të jetë mikeshë e imja përjetë.Megjithëse ti nuk meriton asgjë nga këto, unë përsëri dua të respektoj!!!
Unë prapë të them se respektin që unë kam për ty më bën se ti në jetën time kurrë nuk do harrohesh...
 
...............
Te dua shume...
Mallin per ty s'ma shuan as cezma e rrezes,
as peroj i Kutes,
as lumi i Vjoses,
as Egjeu,ku lahem c'do vere,
as detet e botes..
dua te kem prane tenden fyrome,
eshte nje njeri qe per Ty vuan.
Te lutem,- besome!
 

TEPER VONE
Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
 
S’DUA Tث Tث HUMB

Nuk jam aq i mirë
sa të jam dukur,
Unë,vëllai i vogël
i ajsbergëve!
Pjesën e shëmtuar
mbaj nën ujë,
Mos e shohin sytë
e të tjerëve!

Nuk jam Perëndi
siç më ke ditur!
As kam qenë ndonjëherë
Krisht!
Po përse kaq vonë
ti ke lindur,
Dhe tek unë vjen
kaq verbërisht!?

Nuk e di ,pse,vetëm mik
më quan,
Dhe s’ke frikë se unë
mund të të puth!
Kam një mbrëmje
që për ty e rruaj,
Po s’ta them,se s’dua
të të humb!

Në se do më ndodhë
që ndonjerës,
T’ia fal gjysmën më të mirë,
timen,
Kjo do të jesh ti
që ke kuptuar,
Se mëkati vdes
prej dashurive!
 
SIDOMOS

Kërkoj fjalët e tua
nëpër ajër,
Të qeshurën tënde,
sidomos të qeshurën!
Pa ty kam mbetur bosh,
si një guackë,
Që ia kanë vjedhur perlën!

Kërkoj supin tënd
ku e harroja kokën,
Vjeshtën tënde pa zogj,
sidomos vjeshtën!
Edhe qielli sot ngjan
si një krijim idiotësh,
Me këto shira
që s’rreshtën!

Kërkoj trupin tënd
nëpër duar,
Gjurmët që ka lënë puthja,
sidomos puthja!
Zoti në një javë
Botën e ka krijuar,
Ndërsa unë në një ditë
e humba!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top