Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dedikuar femijes tim...

GLOOM

Catch me if you can...
Kam lexuar dicka para disa diteve te cilen e hodha dhe ketu,ne forum...Ne nje nga temat e forumit,konkretisht tek tema e peshtypjeve...Idea per ta bere teme ate tekst nuk ishte e imja,por e Zzinnes...Ajo hodhi idene pse nuk e hap si teme,ndoshta do kishim vertet dicka per te diskutuar,dhe une po e hap...

Nëse një ditë do më shohësh plak.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem… ki durim… Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar… Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë… mos më ndërprit… dëgjomë… Kur ishe i vogël… duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përrallë që të flije… Kur nuk dua të lahem… mos më bertit… Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re… kij durim dhe më ndihmo.. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike… por kujto sa kohë m’u desht të tëmësoja abc… Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend… më jep kohë dhe mos u nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them… por nevoja për të qënë me ty gjthmonë… Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më… mos më trajto sikur të isha një barrë për ty… Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël… Kur them që dua të vdes… mos u merzit… Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja… Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet… Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia… kam kërkuar më të mirën për ty… që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj… Më jep pak kohë… më jep pak durim… më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë… Më ndihmo të ecë… më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim… Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund… që gjithnjë kam pasur për ty... të dua shumë dhe do të lutem gjithnje për ty..

Nje shkrim qe prinderi ja drejton femijes se tij,sa jemi ''borxhli''ne ndaj prinderve tane?Sa kemi durim ne me ta,kur nuk kuptojne dicka?

Ska femije qe nuk eshte rebeluar ndaj prinderit,nuk i ka kthyer fjalen,apo dhene ndonje pergjigje te rende,te mos mundohemi te shkruajme IDEALIZMA,te femijeve perfekte,por nje realitet shqiptar,qe ndodh ne cdo shtepi...Edhe mua me ka ndodh te dashur ti meson cel babit,te me kete humbur durimi : Ehuaaaaaa o ba dhe ti asgje nuk kupton...
E shume raste te tilla...
Sa ja dime e ja vleresojme ne prinderve ate qe kane bere per ne,e kete vleresim sa ja shprehim ne nje moshe te thyer?Sa arrijme ti kuptojme qe mosha e tyre tashme ben te veten,dhe harrojne,dhe nuk kuptojne/mesojne shpejt gjerat?...

Mua me thote babi im shpesh nje fjale : Kur behesh prind vete ja vlereson dhe e kupton prinderin tend me mire...

Ju cmendoni per pyetjet per lart,dhe per shkrimin qe mua personalisht me duket i goditur dhe prekes?
Nese ndonje nga anetaret ka ndonje pyetje apo tematike qe ti jape nje drejtim tjeter temes,mund te beje diskutimi eshte i hapur per te gjithe...
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Teme e Bukur Gloom...

Kete shkrim e lexova para disa ditesh ne nje status te nje mikje tim,ne fakt ne shum gjera na ndodhe qe i kundershtojm prindrit tan nuk arrijm te pershtatemi me idet e tyre ne moshene tyre te thyer....me kujtohet nje fjale e lokes time kur i thoshte mamit tim (Hajt qika jem se shpejt ne shkam temin ke me u ul) ...kete gje ma thot shpesh mami im..edhe pse ne te shumten e rasteve duhet te mundohesh te mos ''rebelohem'' drejt saj ne disa raste te kaplon nervozizmi dhe harron si i drejtohesh...po jan raste te pakta mundohem gjithmone ti tregoj se koha e ben te veten gjithcka ndryshon me kohe me moshen e tyre...
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Kur ishe 8 vjec, babai te bleu nje akullore dhe ti e falenderove duke bere pis pantallonat e tij ngaqe te pikonte akullorja. Kur ishe 9 vjec, ai pagoi per kursin tend te pianos dhe ti e falenderove duke mos mesuar instrumentin. Kur ishe 10 vjec, ai te beri shetitje rreth e rrotull qytetit, te coi nga stervitja e futbollit tek ditelindja e nje shoku etj., dhe ti e falenderove duke dale nga makina dhe kurre nuk e ktheve koken prapa. Kur ishe 11 vjec, ai te coi ty me shoket e tu ne kinema, per te pare filmin qe pelqeje, dhe ti e falenderove duke i thene qe te ulej ne nje vend larg teje.Kur ishe 13 vjec, te sugjeroi se si ti prisje floket, dhe ti e falenderove duke i thene se s'kishte shije per keto pune. Kur ishe 14 ai te pagoi nje eksursion nje-mujoresh dhe ti e falenderove duke mos i derguar asnje leter kur ishe larg. Kur ishe 15, ai erdhi nga puna, dhe kerkonte nje perqafim tendin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur deren e dhomes tende. Kur ishe 16 ai te mesoi makinen dhe ti e falenderove duke i marre makinen perhere.
Kur ishe 17 ai priste nje telefonate te rendesishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithe diten & naten ne telefon. Kur ishe 18 ai qau kur ti u diplomove ndersa ti e falenderove duke festuar me shoket e tu. Kur ishe 19 ai te pagoi kolegjin dhe solli valixhet e tua ne dhome, ndersa ti e falenderove duke i thene mirupafshim por me friken se mos turperoheshe ne syte e shokeve.Kur ishe 25 vjec, ai pagoi dasmen tende dhe ti ia shperbleve duke ikur nga qyteti bashke me gruan tende.
Kur ishe 50 vjec ai u SEMUR dhe kerkoi ndihmen tende.Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte barre per ty. Dhe pastaj nje dite ai VDIQ. Dhe vdekja e tij ra si nje rrufe ne zemren tende. U pendove per te gjitha gjerat qe s'kishe bere. Duajini prinderit, sepse ato te falen jeten dhe bene qe te behesh DIKUSHI ne jete.
 
Pe: Titulli: Dedikuar femijes tim...

Kete e kam lexuar edhe me perpara,por nuk eshte se shpreh dicka reale,me shume nje perkushtim...Nuk eshte se ka dicka qe nuk shkon,te verteta fundi i fundit thuhen,por me temen kisha si qellim nje realitet ndryshe...Dicka nga vetja e gjithsecilit...Mos me thoni qe te gjithe keni qene dakord me prinderit,mos me thoni qekur jeni kthyer ndonjehere vone ne darke,ju kane kerkuar llogari edhe nuk keni dhene ndonje pergjigje : Jam e/i zoti/zonja e vetes...Pra nuk kemi kuptuar merakun e tyre,por e kemi marre me shume si nje menyre kontrolli,kemi menduar duan te na kontrollojne gjithe kohen,ca ben,ku je,pse je,pse vone etj etj...
 
Pe: Titulli: Dedikuar femijes tim...

Per ta zgjeruar ndoshta me shume,me ndodh ne praktike te kem te bej me shume femije te grup-moshave te ndryshme...Zakonisht kane probleme,jo te semure mendore,mos ti ngaterrojme,kane probleme te personalitetit dhe te karakterit te tyre,kapricoze,moskokecares,pak a shume femije problematike...Ne te shumten e rasteve shoqerohen me prinderit e tyre,kur shoh merakun e prinderit,pse nuk ha?Pse nuk flet?Pse nuk qesh?Te gjitha keta me kalojne si ''flash'' ne mendje...Pasi vete i kemi kaluar keta gjera nga prinderit tane...Ndoshta ne ate moment sja kemi ditur vleren,e ndoshta vazhdojme mos tja dime por ta marrim me idene me inferioritetit...

Ishte nje rast konkret,kur femija gjithe jeten e tij kishte qene problematik per te ngrene,donte vemendje,donte lojra qe te hante...E deri ne moshen 12 vjec qe ishte akoma e ema kishte vazhduar ta ndjekte nga mrapa qe ai te hante...Ai shpesh ju pergjigjte me ndonje pergjigje : He ku e kam biberonin,se ti kaq mend ke,sa mendon qe jam akoma femije une...Ik largohu ha kur dua une,ha cfare dua une,cke qe me ndjek ha,ha,ha...Ha kur kam uri,e kur kam uri e dalloj une...

Deri ketu besoj kemi te bejme me nje femije kapricoz,femije qe ka gjetur nje menyre te terheqe vemendjen e prinderve,por ndodh qe pas nje aksidenti ne Milano,,me makinen e tyre,e ema ngel e paralizuar nga ana e djathte,dmth si funsksionin pjesa e djathte e trupit...Ne kete moment kthehet femija tani ne rolin e ushqyesit per nenen e tij...

Pra ndoshta duhet sezben te jemi ne veshtiresi,te na kthehen gjerat mrapsht qe te kuptojme prinderit?...Nuk mendoni se jemi borxhlinj edhe pa i provuar ne lekuren tone disa gjera?...

Kur shoh disa raste te prinderve,te femijeve ne praktiken qe bej neper klinika e spitale,filloj edhe i kuptoj prinderit dale nga dale,kam qene e pranishme ne nje lindje...Po lindte femijen e pare ajo gruaja,e duke pare vuatjet e saj,gjeja e pare qe me shkoi ne mendje : Edhe nena ime ka vuatjtur pikerisht keshtu per te me lindur mua...
Pra jane disa gjera qe njeriu sduhet ti provoje vete qe ti kuptoje,por prap ngelem me ate idene e shprehjes se babit tim : Kur behesh prind vete e vlereson dhe e kupton me mire prinderin tend...

Te them te drejten do me pelqente me teper te kem komente ne kete teme nga anetaret qe jane prinder vete,dhe si e logjikojne kete gje,dhe si ndihen ndaj pridnerve te tyre,borxhlinj,kane durim??Tani qe jane prinder vete i kuptojne me mire,dhe jane penduar nese kane shpreh ndonjehere pa durim,nervozizem etj etj...
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Ka qen nje reklam babaj (ne moshe) dhe djal ( nje i ri). Babaj pyet " ca eshte kjo?" dhe djali i pergjigjet " nje flutur", " ca eshte kjo?" " nje flutur" " ca eshte kjo?" " sa po te thash nje flutur" " ca eshte kjo?" " te thash 3 here deri tani qe eshte nje flutur!!!!" E babaj ju pergjigj qe kishte pasur durim me te kur ka qen i vogel ta ndryshoj gjera te ndryshme.

Thuhet qe pleqt behen si femije.

Ne fakt, si dihet pleqerise, ka njerez qe edhe ne moshe te madhe kane nje memorie te mbrekullueshme ( psh profesorat tone me ne moshe) sic dhe fuqi per te bere levizje ( ka pleq qe hypin ne maj te malit me mire se sa te rinjte). Varet nga njeriu.

Por organizmi fillon plaket qe nga dita e pare e lindjes, e do sdo nje dite do behet sebep nje ose me shume semundje.

Prindrit qe kane dashuri ndaj femijeve, fillojne te kujdesen me shume per jeten e krijeses vogel se sa per jeten e tyre, sepse tere vemendja i kushtohet femijes, planet e te ardhmes behen reth femijes, e behet e pamundura qe femija te jete mire e te kete sa me shume shance per tu bere nje njeri i hajrit me nje te ardhme te mire.

Femija duke u ritur, fiton indipendence, dhe avash avash shkeputet nga prindrit, e hyne thelle e me thelle ne jeten e tyre, duke mos i kushtuar me vemendje ( aq sa duhet) prinderve ( ndryshe nga Shqiperia, jashtetit jane shume te paket ata qe jetojne ne nje shtepi me prindrit, mund te jene brenda qytetit e shikohen njehere ne jave ose edhe me ralle). Si pasoj, shume pleq jetojne vetem, e fillojne te kene probleme e me shume nga kjo situate.
Nje njeri i moshuar, duhet te kete aktivitet, te mbaj trurin gjalle, te komunikoj, te dali, te kete shoqeri. Me pak fjale te bej nje jete normale, edhe nqs ska me 20 vjec. Jeta nuk mbaron pasi qe del ne pension.

Ne momentin qe nje njeri nuk eshte me i afte per tu vetekujdesuar, nuk duhet fajesuar, as atij nuk i pelqen gjendja ne te cilen eshte ( kush do ta lajne te tjeret, ta cojne ne banjo, apo ta ushqejne e ti japin ilace)? Por jetes dhe pleqerise si dihet. Si do qe te vij situata, prindri ngelet prind, e duhet kujdesur si eshte me mire. Edhe nqs ke 1000 probleme vete, e nqs ke super ngarkese ne pune e 2 femije e 1 burre, e se di me cfare, e prindri ka nevoj per dike ta mbeshtesi.

Kam qen prezente ne nje rast, ku e bija tha " se prisja te me bente kete ( kete= mamaja me probleme kujtese, nuk ishte me ne gjendje te vente as vete ne banjo), une se kujdes dot, kam hallet e mia, si te rri mbas saj ti them shko bej kete, tani kete tjetren", e si pasoj zgjodhi nje azil.

Te kujdesesh nje njeri qe ska mundesi eshte e veshtire, por jo e pamundur kur ne mes ka nje lidhje te vecant dashurie ( prindi qe krijon lidhjen qe ne ditet e para, e ka deri diten e fundit kete ndjenje).

Keshtu qe ju qe keni njerez ne moshe qe harojne ose bejne vepra qe mund t'ju duken pa llogjik, ose ngathsia e tyre, mendoni qe nje dite do arrini dhe ju te tille, dhe po ashtu mendoni qe nuk eshte faji tyre qe jane ne ate gjendje.
Kini durim dhe mos haroni ti shprehni dashurine tuaj.
 
Titulli: Pe: Titulli: Dedikuar femijes tim...

Per ta zgjeruar ndoshta me shume,me ndodh ne praktike te kem te bej me shume femije te grup-moshave te ndryshme...Zakonisht kane probleme,jo te semure mendore,mos ti ngaterrojme,kane probleme te personalitetit dhe te karakterit te tyre,kapricoze,moskokecares,pak a shume femije problematike...Ne te shumten e rasteve shoqerohen me prinderit e tyre,kur shoh merakun e prinderit,pse nuk ha?Pse nuk flet?Pse nuk qesh?Te gjitha keta me kalojne si ''flash'' ne mendje...Pasi vete i kemi kaluar keta gjera nga prinderit tane...Ndoshta ne ate moment sja kemi ditur vleren,e ndoshta vazhdojme mos tja dime por ta marrim me idene me inferioritetit...

Ishte nje rast konkret,kur femija gjithe jeten e tij kishte qene problematik per te ngrene,donte vemendje,donte lojra qe te hante...E deri ne moshen 12 vjec qe ishte akoma e ema kishte vazhduar ta ndjekte nga mrapa qe ai te hante...Ai shpesh ju pergjigjte me ndonje pergjigje : He ku e kam biberonin,se ti kaq mend ke,sa mendon qe jam akoma femije une...Ik largohu ha kur dua une,ha cfare dua une,cke qe me ndjek ha,ha,ha...Ha kur kam uri,e kur kam uri e dalloj une...

Deri ketu besoj kemi te bejme me nje femije kapricoz,femije qe ka gjetur nje menyre te terheqe vemendjen e prinderve,por ndodh qe pas nje aksidenti ne Milano,,me makinen e tyre,e ema ngel e paralizuar nga ana e djathte,dmth si funsksionin pjesa e djathte e trupit...Ne kete moment kthehet femija tani ne rolin e ushqyesit per nenen e tij...

Pra ndoshta duhet sezben te jemi ne veshtiresi,te na kthehen gjerat mrapsht qe te kuptojme prinderit?...Nuk mendoni se jemi borxhlinj edhe pa i provuar ne lekuren tone disa gjera?...

Kur shoh disa raste te prinderve,te femijeve ne praktiken qe bej neper klinika e spitale,filloj edhe i kuptoj prinderit dale nga dale,kam qene e pranishme ne nje lindje...Po lindte femijen e pare ajo gruaja,e duke pare vuatjet e saj,gjeja e pare qe me shkoi ne mendje : Edhe nena ime ka vuatjtur pikerisht keshtu per te me lindur mua...
Pra jane disa gjera qe njeriu sduhet ti provoje vete qe ti kuptoje,por prap ngelem me ate idene e shprehjes se babit tim : Kur behesh prind vete e vlereson dhe e kupton me mire prinderin tend...

Te them te drejten do me pelqente me teper te kem komente ne kete teme nga anetaret qe jane prinder vete,dhe si e logjikojne kete gje,dhe si ndihen ndaj pridnerve te tyre,borxhlinj,kane durim??Tani qe jane prinder vete i kuptojne me mire,dhe jane penduar nese kane shpreh ndonjehere pa durim,nervozizem etj etj...

Gloom ,,,nuk di nga tja nis me pare. Ne nje hark kohore shume te shkurter kam perjetu nje mori mbresash te paharrushme dhe qe kane ndiku ne jeten dhe vendimet e mija.

Po flas per babain tim me mire ,se ai ka qene njeriu qe kerkoja kontaktin me shume (jo tipike nene bije).
Te flas per te eshte pak ,,,ta pershkruaj se sa me mungon sme mjafton fjalori.
Se sa kane vuajt per te na rrit,nje Zot e di (si shumica e prinderve shqiptare).
Ama qe e respektoj dhe e vleresoj shume eshte se me ka dasht e respektu nene time ( jo e natyrshme per nje mentalitet patriarkal,si shqiperia).
Natyrisht ka bere gabime si ai dhe ime nene, natyrisht qe kam rrotullu me sy pse po ma bejne jeten malore.
Por te njejten gje bej tek femijet e mi dhe i kuptoj qe per kohen dhe situaten kur jemi rrit kane bere me te miren e mundeshme.

Jam borxhli, sdi si ta formuloj me mire. Ndjehem borxhli se do te kisha dasht te kaloja me shume kohe me ta, te me gezonin tani ata mua ku jam nje grua tashme e formuar,ku mund te benim nje bisede me kohe e me vakt. Por jeta eshte e tille Gloom, gjith peripeci ,perpjekje,mund dhe ja qe nuk mund te zgjedhim por duhet ta jetojme ashtu sic vjen.
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Te shkruash per prinderit, them, sido,os per mua eshte shume e veshtire, jo nga arsyeja se nuk kam cfare te shkruaj per ta, por nga frika se mundin, djersen dhe sakrificen qe bene ata nuk do arrija te permbildhja me shkronja, se paku jo ne lartesine e shkelqimit te asaj qe ata bene per ne.

U rrita ne nje familja fshatare, babai punetor krahu e nena nje amvise e kujdeshsme, ne mesin e 5 femijeve, une me i vogli nga vellezerit dhe motra me e vogel se une. Babai me mundin dhe sakrificen e tij, si punetor krahu, me shume nuk ishte se sa ishte ne shtepi dhe ne kete menyre barra me e madhe i binte nenes, e cila si nje shtepiake fisnike arriti te edukoje dhe te rrise kalamajat.

Raporti im me ta: Une si me i vogli, le qe isha pak capken, por edhe nje lloj kacaku i lagjes. Kryesisht merresha me ruajtjen e bagetive te familjes, por si nje lloj kacaku, dhe rrebeli femija e lagjes ishin ne evshtiresi nga mua. Jo se i ngacmoja, por me ngacmonin, dhe nga padurimi u shkepja dajak. Taksirati sa here kthehesha me bagetin, thuajse cdo mbremje, gjeja tek porta e oborrit dy-tre gra te lagjes duke u ankuar se u kisha rrahur kalamajat. Ne nje situate te tille nena s'kishte shume zgjedhje. Meq fjalet dhe keshillat nuk kryenin pune perdorte dajakun per te vene gjerat ne terezie. Dhe i falenderohem keshillave, djerses, mundit dhe dajakut te saj per gjithcka dhe cdo gjurme qe kam lene ne jete deri me tani. Jam i bindur se pa te nuk do isha ky qe jam.

Vitet kalonin dhe prinderit tane me peripecite me te medha na ruanin, keshillonin e shkollonin. Si i vogel asnjehere nuk harroje per brengat qe shfaqte nena apo babai per vellezerit kur vonoheshin ndonjehere per tu kthyer ne shtepi dhe shpesh e kujtoje thenjen e nenes time kur thoshte: ''Kur mos e gjet djalin ajo cfar mendon nena e gjithmon e gjet ajo cfare mendon nusja''.

Ne vitin '97 nderpreva studimet per tu kujdesur per te. Vuante nga kanceri dhe une me deshiren dhe vullnetin tim u bera kujdestar i saj. Ne ato kohe kemi biseduar per shume gjera dhe mbaje shume kujtime te cilat ne jeten time te mevonshme me hyne shume ne pune. U be edhe pjese e gjurmeve qe kam lene deri tash ne jete. Ne nje moment ne vitin '98, per shkak te situates qe po kalonim tere vendi, deri sa po e bartja ne krah neper nje mal, me tha: ''Biri im lufta eshte per burra dhe burrat shkojne ne lufte dhe e bejne luften''. Nga ajo dite me nuk e kam pare. Nderroi jete vetem pas dy muajsh dhe ndjeje kenaqesi qe permbusha amanetin dhe deshiren e saj, por ndjeje keqardhje qe nuk arrita ti gjendem afer ne momentet e fundit te jetes se saj. Me mungon shume zeri i embel dhe thirrjet e saj sa here kthehesha ne shtepi. Ate ze dhe ato thirrje nuk munde ti zavendesoje asnje ze tjeter. Te gjitha te arriturat dhe gjurmet e mija lene ne kete jete ja dedikoje asaj dhe babait.

Babai akoma jeton. Mbushe 76 vjetorin. Sapo gezoi ardhjen ne jete te sternipit te peste. Jeton ne fshat me vellaun e dyte. E vizitoje cdo here qe me jepet mundesia. Kalojme ore te tera duke biseduar. Keto dite, pikerisht para nje muaji, me ka bere befasine me te madhe. Me parate e pensionit te tij (pension pleqeri i thenqin) dhe me kursimet qe ka bere, ne truallin e tokes time qe kam ne fshat, me ka hapur nje puset uji, qe kushtoi hiq me shume e me pak se 1880 €. Ne kete moshe akoma kujdeset per femijet e tij. Me ka mallengjyer shume por dhe me ka dhene mesim te mire.

Situata e pleqerise ne vendin tone eshte mjafte e rende ne pergjithesi. Situatat qe takoje cdo dite jane mjaft te mjerueshme dhe lirisht munde te them pleqeria po kalon nje sfide shume te rende. Te behemi realiste e te flasim drejte ngase prinderit shqiptar cdo [pasuri te tyre ua ndajne femijes se tyre nderkohe qe koheve te fundit kujdesi eshte shume i pakjet per te mos thene fare. Kjo kujdesje mungon si nga aspekti familjar por edhe institucional.

Une ndaj femijeve te mi do mundohem dhe shpresoje te beje sakrificen qe bene prinderit e mi per mua. Besoje do ju mjaftoje.
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Zoti i Madhëruar thotë:
"Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vët, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj". (Ahkâf, 15)

Kur'ani thotë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetërkënd pos Tii, dhe të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka zënë pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of" e as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). D he në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im, mëshiroi ata dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (Isrâ, 23-24)

Kur e lexova kete artikull me perkujtuan keto dy paragrafe fetare te lexuara ne Kuran .Vlera e dashuris dhe e respektit ndaj prinderve ne kete jete , eshte aq e madhe per njeriun sa qe Allahu , pas adhurimit te tij e ka bashkangjitur respektimin e Prinderve . Dmth repseki i prinderve eshte nje nder veprat me te medha qe mund te bej njeriu .

Nese shtrohet pyetja se sa sot keto thirrje te bera nga Zoti per respetimin e prinderve , zbatohen ne praktik , ose sa ne sot i respektojm prinderit tane . Veretet kjo gjendje eshte per te ardhur keq !
Zoti thote as of , nuk ben ti themi prinderve tane ! E ne si i drejtohemi prindereve tane SUBHANALLAH . Zoti na falte per gabimet tona , e inshalla na udhezon ne rrugen e drejte . Dhe inshalla ka meshire per veprat tona .
Kur te gjykojm simbas Kuranit mbajtja dhe gjidhenia e femijes po zgjate 30 muaj . E kur e analizojm kete mire , vertet mosrespektimi i prinderve eshte prej mekateve me te medha qe mund te bej njeriu . SI ka mundesi nje njeri pas gjithe mundimit te prinderve te vete , per aredhjen ne kete jete , per ushqimin , veshmbatjen per edukimin e tyre . Per te gjithe mundine e tyre ndaj femijeve .E femijet te ja kthejn ne mos respekt me ofendim ndaj tyre ! Vertet njeriu mund te jete shume perbuzes !
Ne ditet e sotit kjo ndodhe ne shumicen derrmuse te familjeve bashkohore . Ku eshte respekti ku eshte dashuria ndaj prinderve ? Ne kemi obigime per ta sa te jene te gjalle dhe ne nese kujdesem per ta ,nese deri ne momentitn e fundit mundohum te ja japim hakun atyre . KeTE kurr s'do te mundemi ta bejm ndaj prinderve tane edhe po nese ne e duam kete . Por neve si njerez te cilet besojm ne Zot , na takon qe vetem ti respektojm ti dashurojm sa kem mundesi . Dhe me siguri secili prej nesh ka mundesi qe kur te fol me ta , te fol fjale te embela , falenderuse per ta .
 
Aman ca flet?Ca ka lidhje feja me prinderit dhe perkushtimin apo sa borxhlinj i jemi??Tani se thote feja DUHET te jesh edhe njeriu patjeter duhet ta beje??Perkushtimi i nderuar,eshte me te ndjere jo me te thene e me te treguar,perkujdesja eshte me te dhene jo me te thene...
Mjere kush qe duhet te bazohet ne vende e libra per tja ditur prinderve:)
 
Titulli: Dedikuar femijes tim...

Marredhenia prinder - femij nuk ka kufizim ne te shprehur sepse kemi nje jete te tere me ta.. Momentalisht s'po me vjen dicka konkrete ne mendje perveqse nje fjale te mamit "Prit te behesh prind vete te me kuptosh pse sillem keshtu me ty" ... :)
 
Ti ,drita ime e kesaj jete!
Lutem per ty qe te behesh i bardhe si bora ,ne shpirt e veprime.
Te behesh i forte dhe jo pjese e turmes.
Te pelqej vetmia e mendimeve te tua,
Ti krijosh vete ,boten,mendimet dhe idet e tua.
Te qendrosh larg kllonizimit qe ka perpire shoqerine tone.
Te fluturosh lart si rete e bardha ne qershor,ne nje qiell blu dhe te paster!
Te kesh sy te qeshur dhe plot jete!
Shpirti yt te jete i mbushur me dashuri per te dobtin dhe te varferin.
Objektivat e tua te jetes ,te jene me shume shpirterore dhe njerzore se materiale dhe egoiste.
Keshtu biri im,drita syve te mi,jeta dhe gjithesia ime!
Rritja jote eshte lumturia ime,buzeqeshja jote eshte e gjithe miresia e kesaj bote per mua.
Te dua pafundesisht,jetoj per ty dhe me ty deri ne frymen time te fundit!

Athine-6/4/2018. Ora;-10:2". PEr ty plot dashuri nga Nena jote! :)
 
sa e bukur kjo nevertit!!...

kur shoh syt e saj te qeshur...kur me therret...kur me sheh si universin e saj..jeta ime merr jete ne ate cast...

mund te kem bere gjera te mira ne jete...kushdi...por kur shoh te vogel time perball meje...zot...them me vehte...kam bere vertet dicka te mire...kam krijuar nje mrekulli....

sa shume e dua...zot sa shume...

sot i thash: zemra ime mos u beje tekanjoze...oooo dhe ti moj mami cfare thua keshtu? do ta them dhe une nje fjale apo te mos flas fare une hahahahha
 
Dy lule ne nje dhome, cdo dite lulezojne
Si ne dimer si ne vere, arome leshojne
I ujiti me buzeqeshje dhe dashuri
Sepse ata jane dy femijet e mi

<3

Femijet jane shyhreti i shtepise thone ^_^
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top