Dedikimi im për ty

Te kjo temë do bëjmë nga një dedikim për antarët sipër nesh 🤍
Dedikimet mund të jen thënie të ndryshme,vargje të lira (të krijuar nga vet ne),fragmente librash,poezi .Vetëm këngë nuk dua te kjo temë sepse kemi temën "Një këngë për ty"

Ps: unë nuk kam asnjë kështu që vazhdoni 😝
 
E dashur Hila.
Po të shkruaj ktë letër për të shprehur mendimet e mia për ty.
Përvesçe se je një vajzë shum e bukur,je e zgjuar edhe e fortë në të njëjtën kohë.
Mendoj se je një macë e vogël dhe mban shpirtin e një luaneshe brenda vetes.
Dua të të them se jemi shumë të lumtur që të kemi në ktë forum,dhe uroj të jesh gjithmonë në mesin tonë.
Gjithë të mirat dhe shpresoj ta lexosh sa më shpejt ktë letër🤗🤗🤭.
 
Jetmira,
Personalisht nuk njihemi jashte kornizave te komenteve neper tema, por me ke krijuar pershtypjen e nje vajze te ndjeshme dhe te cilter!
Nje vajze e vertete e cila ka perqafuar te qenurit vetvetja dhe nuk kamuflon aspak ate qe eshte!
Uroj te sfidosh veten duke qene sa me kerkuese cdo dite te jetes tende! Por, ne cdo sekond te saj, te jesh e kenaqur dhe e lumtur me cfare ke!
Peace,
Soul
 
Yjet ndriçojnë dhe unë jam vetëm
Vështroj hënën sa bukur shkëlqen
Nga malli, shpirti ëmbël buzëqesh
Se portretin tënd tek hëna e gjen

Hëna shkëlqen e shpirtin përkëdhel
Në mendime të magjishme ajo me çon
Në cdo frymëmarrje dhe rrahje te zemrës
Vetëm emri jot @Desa më tingëllon

Koha kalon, por ti ke mbetur
Bukuri e gdhendur nga duart e Zotit
Mendimet tek ty sonte kam tretur
Si kripë e bardhë në pikë të lotit

Shikoje hënën e mos ia ndaj sytë
Mund ta vështrosh ti nga çdo vënd
Do e gjesh tek hëna imazhin tim
Dhe do të shkëlqejë në syrin tënd

E shikoj hënën kur ndihem vetëm
Sot më shkëlqejnë dhe lotët në sy
Në rrezet e saj unë ndjej shumë mall
Sa herë shikoj hënën, të shikoj ty

Në imazhin tënd sonte jam tretur
Por më të mirë fatin nuk e dua
Vështro hënën sa herë ndihesh vetëm
Se do më shohësh aty dhe mua

:love: :love: :love: :love: :love:
 
Jetmira,
Personalisht nuk njihemi jashte kornizave te komenteve neper tema, por me ke krijuar pershtypjen e nje vajze te ndjeshme dhe te cilter!
Nje vajze e vertete e cila ka perqafuar te qenurit vetvetja dhe nuk kamuflon aspak ate qe eshte!
Uroj te sfidosh veten duke qene sa me kerkuese cdo dite te jetes tende! Por, ne cdo sekond te saj, te jesh e kenaqur dhe e lumtur me cfare ke!
Peace,
Soul
@VIP ,asnje fjale sfo hiqja, as do shtoja nga keto qe ka thene Sol. 🥰
 
Jam laluc uore @ReNdEx
Rracë nga ato të butat
Kurse ti je vlonjat
Dhe në gjak keni batutat

Nuk kam bërë për të gjithë
Po aty ku meritohet
Ku ka vlera dhe embelsi
Ku vargu nuk keqkuptohet
 
Djalë Shqiprie plot me rima
Këta lalucët dolën trima
Plot mjeshtri penën përdorë
Diversione si Lektor
Je talent more azgan
Me atë pen ti ha dynjanë
Të lumt mendja edhe zemra
U rrethofsh ti veç me femra 🤣
 
Misterioze dhe e kendshme
E mahnitshme dhe perrallore
Desha apo sdesha une
Prape vargun ti ma more

Ke nje buzqeshje te bute
Here pas here ironike
Ndonjehere ste punon pulsi
Dhe shnderrohesh ne nevrike

Rendesi ka qe suportohesh
Je e embel ne komente
Ke nje bote shume te gjere
Mendimet i ke potente

Shpirtesrisht ti je e bukur
E zgjuar nuk ka dyshim
Edhe pse je goxha mistrece
E mbulon me kendshmerine

Pak pikante ne komente
Duket sikur ben hatane
Per te tjeret jo per mua
Se une prape te kam xhan

Ne shume gjera je mahnitese
Simpatike nuk e dyshoj
Ke nje bukuri te frikshme
Kete thjesht e fantazoj

Por dua une me fantazi
Me perendite te krahasoj
Eshte thjesht krim njerezor
Kaq e bukur sa te mendoj

Po cmund te shkruaj une me tej
Kjo mendja ime kaq e pati
Megjithate po te uroj
Ne jete te perkedhelte fati
 
E bëre darkën @NeVertiti ?
Të përshëndes 🤗🤗

Nga ç'qiej zbrite, s'e kuptova,
Në zemrën time, si u fute?!
Udhëve të shpirtit pa shkrirë dëbora,
Në cilin Zot vallë ti u lute?!

Ç'erëra të prunë, pranë këtij dimri?
Vatrës së zemrës i ndeze zjarrë,
Sikur një engjëll me krahë shpirti,
Dëborës çele, lulen e parë.

Nga ç'qiej zbrite, nuk e di,
Nuk di kujt ylli dritën ia more,
Në ç' Zot u lute, a Perëndi,
Por di që zemrës pranverë i solle.
 
E bëre darkën @NeVertiti ?
Të përshëndes 🤗🤗

Nga ç'qiej zbrite, s'e kuptova,
Në zemrën time, si u fute?!
Udhëve të shpirtit pa shkrirë dëbora,
Në cilin Zot vallë ti u lute?!

Ç'erëra të prunë, pranë këtij dimri?
Vatrës së zemrës i ndeze zjarrë,
Sikur një engjëll me krahë shpirti,
Dëborës çele, lulen e parë.

Nga ç'qiej zbrite, nuk e di,
Nuk di kujt ylli dritën ia more,
Në ç' Zot u lute, a Perëndi,
Por di që zemrës pranverë i solle.
🤗🤗 Flm! Si gjithnje vargjet e tua, pjalme lulesh.
Darken po ajde bujrem! 🤗
 
Hello no_sens. Shpresoj të jesh mirë.
Mundohem do të respektoj si njeri.
Nuk kam krijuar donjë simpati për ty si person.Ndoshta ngaqë dhe njohja jonë virtuale shkoj paksa ashpër.
Kam vën re që poeziat i qan,gëzohem që ke fjalor të pasur. Dhe nga ana e humorit nuk je keq.
 
E dashur Bebw
Po te shkruaj ketu duke te hapur zemren ne menyren me pak te komplikuar qe mund tme shkruajne gishtat.
Ke patur nje periudh ku ke menduar se te braktisa dhe eshte e vertete por jo vetem ty... E kam ber me kushdo dhe kryesisht me veten.
Flasim per muajt me te errta te jetes time ku mu kthyen si tsunami te gjitha traumat dhe kujtimet qe truri im kishte mcefur.
Kujtova se i kisha kaluar... Por jo. Mu perplasen te gjitha ne shpirt dhe u cmenda. Llogjika iku. Largova familjen me ulerima sepse fjalet i kisha konsumuar te gjitha bashk me ate pak dinjitet qe me kishte ngel akoma.
Isha mundur te ushqeja ate boshllek qe kisha ne zemer me iluzione duke genjyer veten dhe ngjyrosur ditet per te mos u mbytur. Por ashtu u groposa akoma me shum sepse perseri nuk ndjeja lumturi por vec nje vetmi te tmerrshme dhe kur tentonin te me perqafonin. As fjalet su a degjoja me... Sa qe nje dit im bir len lojrat dhe me afrohet nderkoh qe sapo kisha mbaruar te laja enet...
Nuk do e harroj kurre... skisha lot por besoj se po fiksoja pjatat me shikim te humbur.
Me therret dhe me detyron te ul koken nderkoh qe vi ne vete dhe me ven duart ne faqe duke me thene: mami mos u merzit. Nuk je vetem. Un te du shum. Jam un ktu me ty dhe hec tani shofim kukllat bashk."
Te nesermen shkova me detyrim nga mjeku ne nje qender semundjesh mendore dhe fillova te merrja 3 ilace ne dit. Kam patur cdo lloj efekt ansor... Nga deliri, kriz skizofrene, shikoja gjera qe nuk egzistonin, deshire per ti ber keq vetes, akoma te vjellta dhe ulje ngritje te humorit pafund... Ne nje ambient ne kontakt me klientet gjith diten dhe e sulmuar pafund nga njerez qe me kan vrare shpirterisht.
Por ja dola!
Avash avash filluan te zhdukeshin zerat ne tru qe sme lejonin te jetoja e te fleja. Fillova ti kundervehesha cdo kujt pa qendruar me pasive... Vazhdova te merrja distancat nga cdo kush per te qene me e qarte me veten dhe te kuptoja qe smund te isha me ajo qe kam qen! Jo pas gjith gjerave qe me cuan ne shock... Sepse realisht shkova ne shock dhe po mos te kisha pergjegjesi si nene se di. Se kam ditur veten per kaq delikate. Por ja qe dhe te anashkalosh problemet dhe te besh sikur nuk egzistojne nuk eshte zgjedhje.
Sot un sì Adel nuk marr me ilace. I lash me deshiren time dhe pse psikologia&psikiatria u trremben nga gjith ndryshimet e shpejta qe bera dhe vendimet dhe ka 2 muaj qe me presin.
Nje mengjes u zgjova dhe u thash nje fuck off te gjithve! Gjithashtu dhe punes dhe pse s'ishte momenti dhe ngela ne balt. Kam punuar dyfish trefish per mos ti kerkuar ndihm askujt... Sepse une jam kshu. Nuk dua ndihm... Osé me sakt nuk di te kerkoj ndihm. Dhe kur dikush ma ofron, ndihem ne siklet dhe reagoj keq sepse te till me ka ber jeta. Nuk jam rritur me dashuri pavarsisht se è kerkoj ate dhe luftoj per te me dhemb dhe thonj.
Jam mesuar te largohem dhe te sheroj plaget para se ti shfaqem njerezve.
E di qe kjo eshte dicka shum intime dhe ma njerez qe mund ta etiketojne si viktimizem por jo... Per mua s'eshte e till sepse jam krenare per hapat para qe kam ber.
Por dhe as detyroj njeri tme kuptoj...
Jam njeri.
Si secili prej jush.
Prej mishi dhe lekure.
Gaboj dhe mesoj.
Perplasem dhe riperplasem por nje mesim e marre... Sepse kjo eshte jeta.
Un jam me shum per vetmine sepse ma kan skalitur ne shpirt por kjo sdo te thot qe skam ndjenja dhe Sidomos qe ty ste kam shum perzemer
Te perqafoj fort

Ndoshta e zgjata shume... Me siguri e zgjata
Por kjo eshte ora ime ku jam totalisht è sinqert dhe krenaria & ego flejne gjume. Te puth bukuroshe gjum te embel
 
Ti gjithashtu di edhe çfarë kam kaluar unë , ,dhe i di shm mirë të përbashkëtat tona ❤
Të përqafoj fort,dhe mos harro ne jemi shumë të forta .Ne ja dalim në çdo vështirësi që na ka përplas jeta ❤🤍
Kryesorja dim ta veshim dhimbjen veç me buzëqeshje dhe dashuri.Atë dashuri që ndonjëherë na e marrin për elozhe ,por që se kan iden që na buron nga thellësia e shpirtit ,sepse kërkojmë ngrohtësi .
Never give up ,çfarë nuk na vret na bën më të fortë 🤍❤
 
Po........................... ........ ..... , kurre..... .. pavarsisht ........gjithmone ........edhe pse........
Valle ........? Apo ........? E di e di........ , por.............
Mos harro................ !
Kaq dhe ishte dedikimi i fundit qe te bej !
Se harrova ..................... kurre 😡
 
Po me shan reeeee
 
Po........................... ........ ..... , kurre..... .. pavarsisht ........gjithmone ........edhe pse........
Uuuu dheri dheri 🤣🤣
Valle ........? Apo ........? E di e di........ , por.............
Të çaj ballin unë 🤣
Mos harro................
Nuk harroj jo 🤣🤣
Kaq dhe ishte dedikimi i fundit qe te bej !
Se harrova ..................... kurre
🤣🤣🤣

Dedikimi im për ty 🤣🤣🤣🤣
Ps: e fshiva abllaxhëm se ai molomëni tw video kish thën ca fjalë turpi dhe unë se kisha dëgjuar deri në fund 🤣
 
Uuuu dheri dheri 🤣🤣

Të çaj ballin unë 🤣

Nuk harroj jo 🤣🤣

🤣🤣🤣

Dedikimi im për ty 🤣🤣🤣🤣
Ps: e fshiva abllaxhëm se ai molomëni tw video kish thën ca fjalë turpi dhe unë se kisha dëgjuar deri në fund 🤣
Kot qesha tani , se nuk kuptova ca the 😜
 
Si s te vjen pak rende nga vetja 🤣🤣🤣
Happy Snow White GIF by Disney

Lëm tani se vet e doje🤣
 
Top