Vvetoni
Antarë i Respektuar
ANEKSI III
DECENTRALIZIMI
Do të themelohet një sistem i avancuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale në
Kosovë për trajtimin e shqetësimeve legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të
tjera që nuk përbëjnë shumicë në Kosovë dhe pjesëtarëve të tyre, për të inkurajuar dhe
siguruar pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe për të fuqizuar qeverisjen e mirë dhe
efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve publike anembanë Kosovës, në pajtim me
parimet dhe dispozitat në vijim:
Neni 1 Dispozitat themelore
1.1 Vetëqeverisja lokale në Kosovë do të bazohet në parimet e Kartës Evropiane për
Vetëqeverisjen Lokale dhe veçanërisht në parimin e subsidiaritetit.
1.2 Me vetëqeverisjen lokale në Kosovë do të mbrohen dhe promovohen standardet e
pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut, duke marrë veçanërisht parasysh
nevojat e komuniteteve joshumicë dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë.
1.3 Parimet kryesore të decentralizimit do të përcaktohen në Kushtetutë, siç parashihet në
nenin 8 të Aneksit I të kësaj zgjidhjeje.
Neni 2 Legjislacioni i Kosovës për vetëqeverisje lokale
2.1 Kosova do të nxjerrë ligjin e ri mbi vetëqeverisjen lokale brenda 120 ditëve nga hyrja
në fuqi e kësaj zgjidhjeje, i cili do të përforcojë kompetencat dhe organizimin e
komunave, siç parashihet në këtë Aneks dhe në pajtim me Aneksin XII.
2.2 Kosova do të nxjerrë ligjin e ri mbi kufijtë komunal brenda 120 ditëve nga hyrja në
fuqi e kësaj zgjidhjeje, me të cilin do të përcaktohen komunat e reja, siç parashihet në
këtë Aneks dhe në pajtim me Aneksin XII.
2.3 Kosova do të nxjerrë legjislacionin themelor në pajtim me parimet e përcaktuara në
këtë Aneks, në mënyrë që të sigurohet trajtim i paanshëm dhe standarde minimale për të
gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe menaxhimin e çështjeve publike që bien në
përgjegjësinë e tyre, veçanërisht duke respektuar parimin e subsidiaritetit, duke treguar
vëmendje të duhur për qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe qeverisë qendrore.
Neni 3 Kompetencat komunale
3.1 Komunat në Kosovë do të kenë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ata
kanë të bëjnë me interesin lokal, duke respektuar standardet e përcaktuara në
legjislacionin në fuqi në fushat në vijim (më tej, kompetencat vetjake).
a. Zhvillimi lokal ekonomik;
b. Planifikimi urban dhe rural;
c. Përdorimi dhe zhvillimi i tokës;
d. Implementimi i rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit të
ndërtimit;
e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
f. Ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, duke
përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të
zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugët lokale, transportin lokal dhe skemat e
ngrohjes lokale;
g. Përgjigjja ndaj situatave emergjente lokale;
h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, primar dhe sekondar, duke përfshirë
regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimin, pagimin e
rrogave dhe trajnimin e drejtuesve dhe administratorëve të arsimit;
i. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit familjar dhe i atyre të mirëqenies sociale siç
është kujdesi për njerëzit e lëndueshëm, kujdesi për të birësuarit, kujdesi për
fëmijët, kujdesi për të moshuarit, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e
këtyre qendrave të kujdesit, rekrutimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e
profesionistëve të mirëqenies sociale;
j. Sigurimin Shërbimet familjare dhe shërbimet tjera;
k. Banimi publik;
l. Shëndetësia publike;
m. Licencimi i shërbimeve dhe objekteve lokale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me
argëtimin, aktivitetet kulturore dhe ato të kohës së lirë, ushqimin, strehimin,
tregjet, shitësit e rrugës, transportin lokal publik dhe taksitë;
n. Emërimi i rrugëve, lagjeve dhe vendeve të tjera publike;
o. Ofrimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike;
p. Turizmi;
q. Aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë;
r. اdo çështje tjetër që në mënyrë të shprehur nuk përjashtohet nga kompetenca e
tyre apo që nuk i është përcaktuar një autoriteti tjetër;
Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetjake komunale
4.1 Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetjake të zgjeruara si
vijon:
4.1.1 Komuna e Mitrovicës Veriore do të ketë kompetenca për arsimin e lartë, duke
përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin, pagimin e

4.1.2 Komuna e Mitrovicës Veriore, e Graçanicës dhe e Shtërpcës do të kenë kompetenca
për ofrimin e kujdesit shëndetësor sekondarë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e
institucioneve të kujdesit shëndetësor, punësimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e
personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor;
4.1.3 Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë do të kenë:
a. Autoritetin për të ushtruar përgjegjësinë për çështje kulturore, duke përfshirë
mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore të serbëve dhe të tjerëve
brenda territorit komunal si dhe përkrahjen për komunitetet fetare lokale, në pajtim me
dispozitat e Aneksit V të kësaj zgjidhjeje;
b. Të drejta të avancuara pjesëmarrëse në zgjedhjen dhe shkarkimin e
komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenin 2.6 të Aneksit VIII të
kësaj zgjidhjeje.
4.2 Për sa u përket këtyre kompetencave të zgjeruara vetjake, Kosova do të nxjerrë
legjislacionin kornizë për të ofruar qasje të barabartë ndaj shërbimeve publike; standarde
minimale cilësore dhe sasiore në ofrimin e shërbimeve publike; kualifikime minimale të
personelit dhe objekteve të trajnimit; parimet e përgjithshme mbi licencimin dhe
akreditimin e ofruesve të shërbimeve publike.
4.3 Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetjake mund të bashkëpunojnë me
çdo komunë tjetër në ofrimin e shërbimeve të tilla.
Neni 5 Kompetencat e deleguara komunale
5.1 Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë përgjegjësi tek komunat mbi
kompetencat vijuese, në pajtim me ligjin:
a. Regjistrat kadastror;
b. Regjistrat civilë;
c. Regjistrimi i votuesve;
d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
e. Shpërndarja e pagesave të ndihmës sociale (duke përjashtuar pensionet) dhe
f. Mbrojtjen e pyjeve.
5.2 Autoritetet qendrore, sipas nevojës, mund të delegojnë kompetenca shtesë tek
komunat në përputhje me ligjin.
Neni 6 Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale
6.1 Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e autoriteteve qendrore në
fushat e kompetencave të tyre vetjake do të kufizohet në sigurimin e pajtueshmërisë me
Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin në fuqi.
6.1.1 Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë
vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen se janë në mospërputhje me Kushtetutën
apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë zgjidhje. Kërkesa e tillë do të deklarojë shkeljet e pretenduara ndaj Kushtetutës apo ligjit. Kërkesa nuk do të pezullojë ekzekutimin e
vendimit komunal apo ndonjë akti tjetër ligjor.
6.1.2 Nëse komuna pranon kërkesën në përputhje me nenin 6.1.1 të këtij Aneksi, ajo
mund të vendosë të pezullojë ekzekutimin e vendimit apo aktit tjetër ligjor në pritje të
shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.
6.1.3 Nëse komuna refuzon kërkesën apo vërteton vendimin apo aktin e tij në shqyrtim,
autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të kundërshtojë vendimin apo aktin tjetër ligjor
në gjykatën e qarkut kompetente për territorin e komunës. Gjykata e qarkut, si masë të
përkohshme, mund të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit të kontestuar apo aktit
tjetër ligjor.
6.2 Sa i përket kompetencave të deleguara komunale, autoritetet qendrore mund të
shqyrtojnë përshtatshmërinë e vendimit komunal të dhënë apo të aktit tjetër, krahas
pajtueshmërisë së tij me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim
me këtë zgjidhje dhe, së këndejmi, mund të pezullojnë, modifikojnë apo zëvendësojnë,
sipas nevojës, ekzekutimin e vendimit komunal apo të ndonjë akti tjetër.
Neni 7 Arsimi
7.1 Sa u përket planprogrameve arsimore të shkollave të Kosovës që ofrojnë mësim në
gjuhën serbe:
7.1.1 Shkollat të cilat ofrojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme apo
tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, me njoftim
të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
7.1.2 Në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës kundërshton
përdorimin e planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do t’i referohet një
komisioni të pavarur për të shqyrtuar pajtueshmërinë e planprogramit apo tekstit shkollor
në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë
zgjidhje.
7.1.3 Komisioni i pavarur do të përbëhet nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga deputetët
e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin
serb, tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
së Kosovës dhe një (1) anëtar ndërkombëtar i zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil
Ndërkombëtar, i cili e përfaqëson atë.
7.1.4 Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me shumicën e votave, dhe kryesimi do të
bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të
Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për komunitetin serb të Kosovës
dhe përfaqësuesit të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së
Kosovës çdo vit.
7.2 Sa i përket universitetit publik në gjuhën serbe:
7.2.1 Universiteti i Mitrovicës Veriore do të jetë institucion autonom i arsimit të lartë.
Universiteti do të miratojë statutin që do të saktësojë organizimin dhe qeverisjen e
brendshëm të tij si dhe procedurat dhe ndërveprimin me autoritetet publike, në pajtim me
legjislacionin kornizë qendror, i cili do të shqyrtohet nga një komision i pavarur, siç
parashihet në nenin 7.2.2 të këtij Aneksi.
7.2.2 Vendimet mbi pajtueshmërinë e Statutit me legjislacionin kornizë qendror,
standardet evropiane dhe praktikat më të mira dhe mbi çështjet që kanë të bëjnë me
akreditimin e Universitetit brenda sistemit universitar të Kosovës, do të merren nga një
komision i pavarur i përbërë nga tre (3) përfaqësues të zgjedhur nga Universiteti, tre (3)
përfaqësues të zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës
dhe një (1) anëtar ndërkombëtar i zgjedhur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, i cili e
përfaqëson atë. Komisioni do t’i merr të gjitha vendimet me shumicën e votave dhe
kryesimi do të bëhet përmes rotacionit në mes të përfaqësuesit të zgjedhur nga
Universiteti apo përfaqësuesit e zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë së Kosovës çdo vit.
7.2.3 Komuna e Mitrovicës Veriore do të ketë autoritet për të zbatuar përgjegjësinë e këtij
Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi. Universiteti
do të ketë Bordin e përbërë nga nëntë (9) anëtarë, nga të cilët dy do të caktohen nga
komuna dhe pesë (5) do të zgjedhen nga fakulteti apo nga organi i studentëve të
Universitetit. Dy (2) anëtarët tjerë do të zgjedhen në mënyrën e përcaktuar në statutin e
Universitetit. Komuna gjithashtu do të sigurojë që Universiteti të ketë objekte dhe
financim adekuat për veprimtarinë e tij.
7.2.4 Komuna e Mitrovicës Veriore mund të bashkëpunojë me çdo komunë tjetër për
drejtimin e universitetit.
Neni 8 Financat lokale
8.1 Komunat do të kenë të drejtë të caktojnë strukturën dhe lartësinë e buxhetit të tyre
vetjak që mbulon detyrat që bien brenda kompetencave të tyre. Legjislacioni qendror do
të përcaktojë kërkesat publike të menaxhimit dhe përgjegjësisë financiare të zbatueshme
për të gjitha komunat, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
8.2 Komunat do të kenë të drejtë në burimet e tyre vetjake financiare, që do të përfshijnë
autoritetin për të vënë apo mbledhur tatimet lokale, pagesat dhe tarifat. Komuna nuk do të
vë apo mbledhë tarifa doganore, tatimet në të ardhura të personave fizikë dhe juridikë,
TVSh-në dhe detyrimet e akcizës, tatimet në kapital, përveç tatimit në pronën e
paluajtshme që gjendet brenda komunës apo tarifa të tjera ekuvalente me detyrimet dhe
tatimet e tilla.
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PثRKTHIM JOZYRTAR ***
*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PثRKTHIM JOZYRTAR *** 32
8.3 Sistemi ekzistues i granteve kryesisht të rezervuara qendrore do të korrigjohet në
mënyrë që të përfshijë sistemin e drejtë dhe transparent të granteve të përgjithshme, duke
siguruar autonominë më të madhe komunale në ndarjen dhe shpenzimin e fondeve
qendrore.
8.3.1 Formula e shpërndarjes së granteve të përgjithshme do të sigurojë një shkallë të
arsyeshme të stabilitetit të të ardhurave komunale, një masë adekuate për barazimin e
komunave me baza të ndryshme tatimore, dhe një ndarje adekuate e burimeve për
komunitetet joshumicë në komunat përkatëse.
8.3.2 Formula e shpërndarjes së granteve të përgjithshme do të merr parasysh, në mes
tjerash, madhësinë fizike të komunës, numrin e banorëve duke përfshirë numrin e
pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në komunë, dhe qasjen përkatëse të banorëve të
komunës në shërbimet publike.
8.3.3 Baza e granteve të përgjithshme si përqindje e buxhetit të përgjithshëm të Qeverisë
dhe formula e shpërndarjes do të caktohen me ligj, në pajtim me standardet
ndërkombëtare.
8.4 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 8.3 të këtij Aneksi, komunat me përgjegjësi për
kompetenca të zgjeruara vetjake siç parashihet në nenin 4 të këtij Aneksi, do të kenë të
drejtë në fonde qendrore shtesë përbrenda kufizimeve të përcaktuara nga standardet
minimale cilësore dhe sasiore për ofrimin e shërbimeve publike lidhur me ushtrimin e
këtyre përgjegjësive, në pajtim me legjislacionin kornizë qendror.
8.5 Komunat do të sigurojnë auditime të brendshme të pavarura dhe objektive së paku një
herë në vit dhe do t’u nënshtrohen auditimeve të jashtme të pavarura të rastit të ndërmarra
nga një autoritet autonom, në mënyrë që të sigurojn menaxhim efektiv të burimeve
publike, rezultatet e të cilit duhet të publikohen.
Neni 9 Bashkëpunimi ndërkomunal
9.1 Duke u bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do
të kenë të drejtë të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritete me komunat tjera të
Kosovës, për kryerjen e funksioneve me interes të përbashkët, në pajtim me ligjin.
9.1.1 Përgjegjësitë komunale në fushat e tyre vetjake dhe kompetencat e tyre të zgjeruara
vetjake mund të ushtrohen përmes partneriteteve komunale me përjashtim të ushtrimit të
kompetencave themelore komunale siç janë zgjedhja e organeve komunale dhe emërimi i
zyrtarëve komunalë, përcaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative të
zbatueshme ndaj qytetarëve në përgjithësi.
9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për
implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional, mes tjerash, përmes
themelimit të një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga

*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PثRKTHIM JOZYRTAR *** 33
kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ
dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera
operacionale të partneritetit.
9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nënshtrohen kërkesave të raportimit
tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ për pajtueshmëri me
legjislacionin, në pajtim me dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi.
9.2 Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë
të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet e komunave të Kosovës për
mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, në pajtueshmëri me ligjin.
9.2.1 Anëtarësimi në asociacionet e tilla do të kufizohet në komuna të Kosovës.
Asociacionet e tilla mund të bashkëpunojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë.
9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’u ofrojnë anëtarëve të tyre disa shërbime, duke përfshirë
trajnime, ngritje të kapaciteteve, ndihmë teknike, hulumtim lidhur me kompetencat
komunale dhe rekomandime të politikave.
9.3 Komunat e angazhuara në një partneritet apo asociacion, në përputhje me dispozitat e
neneve 9.1 dhe 9.2 të këtij Aneksi, do të publikojnë të gjitha informatat që kanë të bëjnë
me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit / asociacionit, në pajtim me ligjin.
Neni 10 Bashkëpunimi me institucionet në Republikën e Serbisë
10.1 Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me
komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë.
Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të ndihmës financiare dhe teknike nga
ana e institucioneve të Serbisë, duke përfshirë edhe ndihmën me ekspertë profesionistë
dhe pajisje, në implementimin e kompetencave komunale.
10.2 Komunat paraprakisht do të njoftojnë Ministrinë për Administrimin e Pushtetit
Lokal të Kosovës për çfarëdo qëllimi për t’u angazhuar në një bashkëpunim të tillë.
Njoftimi do të përfshijë projektmarrëveshjen ndërmjet komunës dhe institucionit të
propozuar partner të Serbisë.
10.3 Projektmarrëveshja e bashkëpunimit do të përcaktojë fushat e bashkëpunimit të
paraparë, ofrimin e ekspertëve dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet
përpunues dhe rregullimet tjera relevante procedurale, në pajtim me kërkesat e
menaxhimit të financave publike që janë të zbatueshme për të gjitha komunat.
10.4 Qëllimi i tillë për të bashkëpunuar dhe projetkmarrëveshja e cila e shoqëron atë
mund t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të
Kosovës për pajtueshmërinë e saj me legjislacionin qendror kornizë. Pavarësisht nga
dispozitat e nenit 6.1 të këtij Aneksi, Ministria në përputhje me shqyrtimin e tillë mund të
urdhërojë ndryshimet në projektmarrëveshjen e bashkëpunimit apo nëse shkelja e rëndë e

*** UNOFFICIAL TRANSLATION - PثRKTHIM JOZYRTAR *** 34
ligjit nuk mund të trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mund të pezullojë
bashkëpunimin e synuar. Komuna mund të kundërshtojë veprimin e tillë të Ministrisë në
gjykatën e qarkut kompetente për territorin e komunës.
10.5 Partneritetet ndërmjet komunave të Kosovës do të kenë të drejtë për marrëdhënie të
drejtpërdrejta me institucionet e Republikës së Serbisë vetëm deri në masën e nevojshme
për zbatimin praktik të aktiviteteve të partneritetit.
10.6 Do të themelohet një komision i përbashkët i Republikës së Serbisë / Kosovës për të
nxitur bashkëpunimin e tillë me institucionet në Republikën e Serbisë dhe për të trajtuar
çështjet posaçërisht të ndjeshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që kanë të bëjnë me
këtë bashkëpunim.
Neni 11 Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë
11.1 Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë
që i nënshtrohen dispozitave në vijim:
11.1.1 اdo ndihmë financiare për komunat e Kosovës nga Republika e Serbisë do të jetë
e kufizuar në qëllimin e vet për ushtrimin e përgjegjësive të komunës në fushat e
kompetencave të saja vetjake, do të jetë transparent dhe do të publikohet.
11.1.2 Komunat mund të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë nëpërmjet
xhirollogarive në bankat komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i
Kosovës. Thesari Qendror do të njoftohet për çdo pranim të tillë.
11.1.3 Komunat që pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë do t’i raportojnë
këto ndihma së bashku me shpenzimet gjegjëse në buxhetet e tyre komunale.
11.1.4 Ndihmat financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të
kompensojnë dhe zvogëlojnë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen
komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj zgjidhjeje dhe nuk do t’u nënshtrohen
tatimeve, tarifave dhe ngarkesave të asnjë lloji të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.
11.2 Transferet individuale, përfshirë pensionet e qytetarëve individualë të Kosovës
mund realizohen nëpërmjet financimit nga Republika e Serbisë.
Neni 12 Krijimi i komunave të reja
12.1 Komunat e reja do të krijohen ashtu siç janë përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi
dhe do të përcaktohen me Ligjin e ri mbi kufijtë komunal.
12.2 Pas hyrjes në fuqi të Ligjit mbi kufijtë komunal, autoritetet e Kosovës dhe
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) do të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e
nevojshme për të siguruar që deri në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të jenë
ndarë dhe themeluar të gjitha burimet, pronat dhe strukturat administrative të kërkuara
për krijimin dhe funksionimin e këtyre komunave të reja. Përgatitjet e tilla do të
përfshijnë si në vijim:
12.2.1 PCN-ja, në këshillim me komunitetet lokale në komunat e reja, apo në rastin e
Novobërdës, në zonat e reja kadastrale dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
do të emërojë ekipe përgatitore komunale (EPK) për t’u përgatitur për krijimin e
komunave të tyre të reja përkatëse dhe detyrat tjera të ndërlidhura siç kërkohet nga PCNja.
12.2.2 Gjatë përgatitjeve të tilla, funksionet ekzekutive përkitazi me komunat e reja dhe
ofrimin e shërbimeve publike për to, do të mbeten në përgjegjësi të komunave të
mëhershme në këshillim me EPK-të.
12.2.3 Sa i përket komunës së tanishme të Mitrovicës, rregullimet për krijimin e komunës
së Mitrovicës Veriore janë ato të parashikuara në nenin 13 të këtij Aneksi.
12.2.4 Këto dhe rregullimet tjera kalimtare ndërmjet komunave të mëhershme dhe
komunave të reja do të parashihen me Ligjin mbi kufijtë komunal.
12.3 Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, të gjitha funksionet dhe
kompetencat ekzekutive do të barten nga komunat paraprake tek qeveritë e
porsazgjedhura të komunave të reja, në pajtim me këtë zgjidhje. Autoritetet qendrore të
Kosovës do të sigurohen se i tërë financimi për komunat e reja iu është ndarë dhe është
pranuar nga to, dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për t’u siguruar që
komunat e reja të jenë në gjendje të fillojnë veprimtarinë e tyre si njësi efektive
territoriale të vetëqeverisjes lokale.
12.4 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 12.1 të këtij Aneksi, Kosova do të hyjë në
konsultime me komunitetet joshumicë, në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të
popullsisë në një vendbanim të përqendruar me popullsi të gjithmbarshme prej së paku
5000 banorësh, me qëllim të krijimit të komunave të reja.
Neni 13 Mitrovica
13.1 Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës do të krijohen dy komuna të reja,
Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal të përcaktuar në shtojcën e
këtij Aneksi III.
13.2 Do të krijohet një bord i përbashkët i komunave të Mitrovicës Veriore dhe
Mitrovicës Jugore, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional në fushat e
kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.
13.3 Bordi i përbashkët do të përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë, me nga pesë (5)
përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë dhe një (1) përfaqësues ndërkombëtar që do të
zgjidhet nga PCN-ja. Bordi i përbashkët do të udhëhiqet nga përfaqësuesi ndërkombëtar.
13.4 PCN-ja do të hapë një zyrë të ndarë në Mitrovicë, e cila posaçërisht do të
përqendrohet në fushat e sigurisë / sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes / kthimit, të drejtat
pronësore / të banimit, dhe zhvillimin ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj
zgjidhjeje.
13.5 Gjatë periudhës tranzicionit prej 120 ditësh, PSSP-ja do të krijojë strukturat e
përkohshme komunale në bashkërendim me PCN-në për komunën e re të Mitrovicës
Veriore, sipas kufijve të përcaktuar në Shtojcën e këtij Aneksi. Pas përfundimit të
periudhës së tranzicionit, këto struktura të përkohshme komunale do të mbesin nën
autoritetin e PCN-së deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para lokale në këtë komunë.
Neni 14 Regjistrimi i popullsisë dhe shqyrtimi i dispozitave të decentralizimit
14.1 Një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj zgjidhjeje, Kosova, në këshillim me PCN-në, do të
bëjë regjistrimin e popullsisë, i cili do të kryhet në pajtim me standardet ndërkombëtare
dhe do t’i nënshtrohet vëzhgimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, Republika e Serbisë
dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare
të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
14.2 Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me krijimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë
administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen dhe të ndryshohen sipas nevojës nga PCN-ja,
në bashkërendim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillin konsultativ për
komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të
regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Shqyrtimi do të marrë në konsideratë zhvillimet
demografike në komuna dhe posaçërisht kthimin e refugjatëve dhe personave të
zhvendosur nëpër komuna, si dhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e autoriteteve
komunale dhe aktiviteteve të tyre.
SHTOJCث E ANEKSIT III
PثRCAKTIMI I KUFIJVE Tث KOMUNAVE Tث REJA
Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë secilën komunë janë të përcaktuara në vijim:
Graçanicë (16)
ZK Badoc
ZK Batushë
ZK اagllavicë (sipas përcaktimit në hartën e bashkëngjitur III A)
ZK Dobratin
ZK Graçanicë
ZK Gushtericë e Ulët
ZK Gushtericë e Epërme
ZK Llapllasellë
ZK Lepi
ZK Livagjë
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushicë
ZK Suhadoll
ZK Radevë
ZK Uglar
Novobërdë (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushincë
ZK Carevc
ZK Dragancë
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kllobukar
ZK Koretishtë
ZK Kufcë e Epërme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulët
ZK Makresh i Epërm
ZK Manishincë
ZK Miganoc
ZK Mozgovë
ZK Novobërdë
ZK Parallovë
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhë
ZK Tërniqec
ZK Tirincë
ZK Zebincë
Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Epërm
ZK Kormnjan i Ulët
ZK Pançellë
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotovë e Madhe
ZK Ropotovë e Vogël
ZK Tomanc
Partesh (3)
ZK Budrikë e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh
Kllokot / Vërboc (8)
ZK Gërnçar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogillë
ZK Shashar
ZK Vërboc
ZK Vërnakollë
ZK Vërnez
Mitrovicë Veriore
ZK Mitrovicë (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Epërm (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Poshtëm (sipas përcaktimit të bashkëngjitur në hartat III B, C)