Debitorët, afat deri më 15 prill për të paguar ujin

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52896.jpg

TIRANث- Të gjithë konsumatorët familjarë që nuk kanë paguar faturat e ujit të pijshëm që prej vitit 2008 kanë afat deri më 15 prill për t’i shlyer këto detyrime pa kamat-vonesa. Ndërkohë që bizneset dhe institucionet shtetërore nuk do të përfitojnë nga kjo lehtësi, por janë të detyruara që të respektojnë afatin e vendosur për të paguar borxhet e tyre. Pas datës 15 prill, ndërmarja e Ujësjellësit të Tiranës do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë abonentët debitorë.

“Për të gjithë ata qytetarë, familjarë të cilët paguajnë ujin brenga datës 15 prill, të gjithë ata do të paguajnë të gjitha detyrimet nga vitit 2008 në vazhdim të liruar nga detyrimi i kamat-vonesës. Ndërsa, për të gjitha institucionet private, shtetërore dhe të gjithë debitorët e tjerë afati i fundit është data 15 prill. Në rast të mos zbatimi të këtij afati, këtë herë do të përballen me forcan e ligjit do ti presim ujin, cdo qytetari, cdo konsumatori apo cdo intitucioni qoftë”,- deklaroi drejtori i UKT Sahit Dollapi.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës ka bërë të ditur se vetëm borxhi i institucioneve shtetërore dhe pushtetit vendor llogaratiett rreth 1.8 milionë dollarë. Janë rreth 95 debitorë të tillë, një pjesë e të cilëve nuk kanë paguar.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
 
Back
Top