Debati me prindërit, pi helm në Bathore vajza 17-vjeçare

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


TIRANE - Një adoleshente nga Tirana i dha fund jetës, pas një debati që ka pasur me prindërit e saj. Silvana K., 17 vjeçe, banuese në Bathore, është vetëhelmuar, duke konsumuar një tabletë fostoksinë. Vetëm disa orë pasi ka konsumuar kokrrën vdekjeprurëse, vajza ka ndërruar jetën në repartin e Toksikologjisë të Spitalit Ushtarak. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme dhe sipas mjekëve, të cilët kanë biseduar me familjarët, vajza është gjetur pa ndjenja në dhomën e saj. Të afërmit thanë se menjëherë pas kësaj, vajza është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë prindërit e saj kanë treguar për mjekët se vajza e tyre vuante nga depresioni. Më pas është njoftuar për ngjarjen Komisariati Nr.5, si dhe ekspertë të Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit. Burime nga policia thanë se janë marrë në pyetje familjarët e vajzës 17-vjeçare, të cilat kanë treguar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve të prindërve të Silvana K., ajo është gjetur pa ndjenja nga e ëma në dhomën e saj. Pasi është munduar që ta sjellë në vete, ajo ka lajmëruar pjesëtarët e tjerë të familjes dhe ata e kanë nisur vajzën me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, por as nga ndërhyrja mjekësore ajo nuk ka mundur të jetojë. Ata kanë dëshmuar se adoleshentja mund ta ketë kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit, pasi prej disa kohësh vuante nga kjo sëmundje. Por gjendja saj është përkeqësuar nga një debat, që ajo ka pasur me prindërit një natë para se të vetëhelmohej. Gjithsesi, policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vërteta se si mund të ketë ndodhur ngjarja dhe çfarë mund ta ketë shtyrë adoleshenten që të kryente vetëvrasjen.
*panorama*
 
Back
Top