Debat për Griseldën në PE, Tanja Fajon: Ajo u rrëmbye

eGo0sTyle

System Engineer
bashkimi-evropian.jpg

Debati politik mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet e 8 majit u zhvendos dy ditë më parë në sallat e Parlamentit Europian.Në prani të komisionerit për Zgjerim, Shtefan Fyle, por dhe të kreut të Delegacionit BE-Shqipëri, Kukan, deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste, pjesë të delegacionit shqiptar, shkëmbyen akuzat e tyre për ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe qëndrimin ndaj çdo vote dhe institucioneve ligjore. Debati i zbardhur me dyer të mbyllura nga gazetarja e Top Channel në Bruksel, Arta Tozaj, tregon pozicionin diametralisht të kundërt që kanë palët për standardet e zgjedhjeve të 8 majit. Ky debat bëri që Parlamenti Europian të dështojë përsëri në hartimin e një deklarate të përbashkët mes eurodeputetëve dhe deputetëve të delegacionit shqiptar rreth takimit që zhvilluan në Bruksel. Deputetja Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj, mësohet t’i ketë kërkuar komisionerit Fyle që të vlerësojë etikën e deklaratave të Edi Ramës kur i drejtohet Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së. Komisioneri europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, ka kërcënuar se nëse nuk ndryshon klima politike vendi mbetet jashtë BE-së. “Ju thashë të dy palëve, në fakt që të garantohej se zgjedhjet lokale duhej të zbusnin mjedisin, ishin shumë të rëndësishme. A është kjo ajo që doni? Qeveria? Opozita? Nëse PO, kështu vazhdoni, nëse jo, mund të ndihmoni me disa indikacione, konsensus a diçka që ngre urën mes jush. Dera ngjitur mbetet hapur. Për ne, në rregull është. Kjo është zgjedhja juaj. ثshtë absolutisht, zgjedhja juaj. Nuk jam unë ai që do të shkoj në BE. Unë jam ai që bën të funksionojë besueshmëria e një mandati, e nuk do ta kapërcej atë linjë. Më vjen keq sepse ekzistojnë vërtet mundësitë”, është shprehur Fyle.
Fajon
Rasti i Griselda Zaimit u trajtua dhe në takimin e dy delegacioneve në Parlamentin Europian, duke e trajtuar si një rast makabër dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Eurodeputetja Tania Fajon e ngriti rastin e Griseldës nisur nga e-mail-i që kishte marrë nga sekretari Organizativ i PS, Erion Veliaj. “Gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është shumë e rëndë. Këtu nuk mund të lë pa përmendur rastin e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, gruaja e të cilit u rrëmbye nga persona ende të paidentifikuar. Unë këto që po them i kam me fakte dhe po të doni ju citoj e-mail-in e socialistit Erion Veliaj lidhur me këtë ngjarje, që ka informuar jo vetëm vendet e BE-së”, mësohet të jetë shprehur Fajon para deputetëve shqiptarë. Deputetja demok-rate, Mesila Doda, në përgjigje të kësaj deklarate, i ka sqaruar eurodeputetes se kjo histori ka qenë një sajesë e vetë Griseldës dhe këtë e pranoi ajo vetë dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës.
Kukan: Rama duhet të pranojë vendimet e institucioneve ligjore
“Duhet të respektohet vendimi i institucionit që është kompetent për të gjykuar çështjen e zgjedhjeve dhe apeli është se të gjithë duhet ta bëjnë këtë gjë”. Kështu është shprehur kryetari i Delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, lidhur me situatën më të fundit politike në Shqipëri. Sipas tij, procesi zgjedhor nuk ka mbaruar dhe po vazhdon ende numërimi i votave e do të jetë e rëndësishme që kur ai të mbarojë, situata politike në Shqipëri të qetësohet. “Unë po e shpresoj vërtet këtë sepse i kam parë deklaratat e zotit Rama dhe do të citoj vetëm njërën. Ai ka thënë se do të vazhdojë betejën ligjore. Nëse ai vazhdon betejën ligjore, kjo është Ok. Pra, ankesa para institucioneve përkatëse është shumë e drejtë, por kur ai e thotë këtë, duhet gjithashtu të pranojë vendimet e këtyre institucioneve ligjore”, pohon Kukan. Duke theksuar se është e rëndësishme që të dëgjojmë më shumë fjalë pozitive për Shqipërinë. Më tej ai tha se Shqipëria është duke bërë punë të mirë, sidomos për liberalizimin e vizave. “Nuk ka ankesa që qytetarët shqiptarë po abuzojnë me sistemin, siç është rasti i vendeve të tjera në rajon. Pra, ju mund të bëni gjëra kur doni. Por mungesa e dialogut politik, në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar”, u shpreh ai. Në fund, Kukan vuri në dukje faktin se është dialogu politik dhe vullneti politik që do të bëjë të mundur ecjen e vendit përpara në integrimin europian.
Bregu: Dialog për zgjedhjet
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kërkoi gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian dialog mes palëve për të punuar së bashku mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Gjithsecili ndoqi me kujdes zgjedhjet lokale dhe planin e aksionit për 12 prioritetet kyçe. Përpara se të mirëpres mesazhin dërguar kryeministrit Berisha nga sekretari i Përgjithshëm, Jagland, unë i ftoj gjithashtu për dialog të gjitha partitë politike për të përmirësuar më tej kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme, me ndihmën e Komisionit, duke rikonfirmuar vullnetin e maxhorancës për dialog me opozitën, për të bërë ndryshimet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR-i dhe vlerësimet e Komisionit në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Bregu.
Debati në Parlamentin Europian
Ditmir Bushati: Për fat të keq, zgjedhjet për pushtetin vendor e kanë përkeqësuar klimën politike e nuk mundën ta kapërcenin atë, në mënyrë që të fillonte me të vërtetë procesi i shtet-ndërtimit të një vendi anëtar. Ne mbetemi të angazhuar për të vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e vendit mbi politikat partiake dhe besojmë se zbatimi i 12 prioriteteve kyçe dhe i prioriteteve të tjera, duke marrë parasysh realitetin e ri që vendi po përballet, janë thelbësore për Shqipërinë për të ecur përpara me vendosmëri.
Albana Vokshi: Së pari, do të doja të shikoja nëse zoti Fyle është vënë në dijeni për deklaratën e fundit të zotit Rama, në letrën e hapur të zotit Rama të përpara disa ditëve dhe të kërcënimeve që ai u ka bërë deri tani gjyqtarëve, a e keni bërë mirë llogarinë me etikën? Po ashtu, do të doja ta pyesja nëse është vënë në dijeni për deklaratën e fundit, të sotme, të bërë vetëm një orë përpara, të zotit Rama, ku jo vetëm që nuk e pranon vendimin e institucionit më të lartë, vendimin e mbrëmshëm, pra të Kolegjit Zgjedhor mbi ankesën e Partisë Socialiste, por në fjalimin e fundit të tij ai thekson se tashme rruga e Partisë Socialiste është që të shkohet deri në fund me atë plan që ka nisur, pra që të shkohet deri në rrëzimin e qeverisë? Pyetja ime e fundit është: nëse një person do të bënte një deklaratë të tillë në vendet tuaja, cili do të ishte reagimi juaj ndaj këtyre deklaratave?
Shtefan Fyle: Së pari, ndaj zonjës Vokshi. JO, JO dhe Nuk e Di. Ju përgjigja pyetjeve tuaja, dakort! Shqipëria është vendi i vetëm ku unë kam kërkuar, si komisioner, që opozita të pyetej për zgjidhjen e planit të aksionit. Dhe unë jam i shqetësuar. Bëhet fjalë për besueshmërinë e procesit. Nëse ky do të ishte plani im “B”, unë nuk kam në zotërim një plan “C”. Nëse ju keni një plan “D”, ajo ju përket juve. Integrimi europian është këtu. Së treti, do t’ju lexoja raportin e 2007-s të ODIHR-it. ثshtë shumë i rëndësishëm, mbi përdorimin e fletëve të votimit dhe vlefshmërinë e tyre. Mund të them se kam patur disa telefonata me të dy palët, zotin Sali Berisha, e të tjerë udhëheqës politikë. Për qeverinë, me zotin Sali Berisha, bisedova dhe i thashë atij: ‘siguro që zgjedhjet lokale të 8 majit të jenë një gjenerator në tërësi’. Ju thashë të dyve, në fakt që të garantohej se zgjedhjet lokale duhej të zbusnin mjedisin, ishin shumë të rëndësishme. A është kjo ajo që doni? Qeveria? Opozita? Nëse PO, kështu vazhdoni, nëse jo, mund të ndihmoni me disa indikacione, konsensus a diçka që ngre urën mes jush. Dera ngjitur mbetet hapur. Për ne, në rregull është. Kjo është zgjedhja juaj. ثshtë absolutisht, zgjedhja juaj. Nuk jam unë ai që do të shkoj në BE. Unë jam ai që bën të funksionojë besueshmëria e një mandati, e nuk do ta kapërcej atë linjë. Më vjen keq sepse ekzistojnë vërtet mundësitë.
Doris Pak: Ju jeni anëtarë të Parlamentit, e ajo çfarë thoni këtu ju duhet ta ngrini në Parlamentin tuaj. Ka shumë gjëra që mund të bëhen në Parlament, ku nevojitet një shumicë, e ka gjëra që nuk mund të bëhen pa ju. Ne nuk jemi mësuesit tuaj. Mendoj se ju duhet të veproni për atë që ju jeni zgjedhur, të gjithë ju, në Parlament. Ju nuk jeni të zgjedhur në nivel lokal, nuk jeni kryetarë bashkish, jeni zgjedhur për Parlamentin, ndaj duhet të shkoni në Parlament e të bëni atë çfarë është planifikuar.
Tania Fajon: Gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është shumë e rëndë. Këtu nuk mund të lë pa përmendur rastin e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, gruaja e të cilit u rrëmbye nga persona ende të paidentifikuar. Ajo ishte 9-muajshme, iu nxor fëmija nga barku në mënyrë kanibale e u hodh në kanal, dhe nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim. Këto janë sinjale të forta që shteti ka gisht në këtë ngjarje dhe në Shqipëri nuk ka drejtësi.
Mesila Doda: E nderuara zonja Fajon, më duhet t’ju apdejtoj lidhur me këtë ngjarje. Ka mbi 10 ditë që në gjithë Shqipërinë e më gjerë që kjo histori ishte e sajuar, sajesë të cilën e kanë pranuar vetë protagonistët e ngjarjes, vetë Griselda. Madje, kryebashkiaku i Kavajës u kërkoi falje të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.
Tania Fajon: Unë këto që po them i kam me fakte dhe po të doni ju citoj e-mail-in e socialistit Erion Veliaj lidhur me këtë ngjarje, që ka informuar jo vetëm vendet e BE.
Mesila Doda: E nderuara, zonja Fajon, Erion Veliaj ka bërë shumë mirë që jua ka dërguar e-mail-in e parë, por mendoj se duhet t’ju kishte dërguar dhjetëra e-mail-e të tjera ku t’ju bënte të ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar.
 
Back
Top