De Biasi sërish flet për Januzajn

legjenda

Tetova
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Gianni de Biasi, pas kualifikimit në “Euro 2016”, sërish është rikthyer të flasë për Adnan Januzajn.
Trajneri italian ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë përgjigjeje nga Adnani e as nga babi i tij. “Problemi me Januzajn ishte se ne nuk arrinim të flisnim dot personalisht me atë, por çdo gjë duhet më parë ta diskutonim me babanë e tij. Me të atin e Januzajt nuk kam arritur të flas asnjëherë. I kam dërguar shumë mesazhe, por nuk m’u përgjigj asnjëherë. Në fakt, ia kam dërguar në disa gjuhë për të kontaktuar. I kam dërguar mesazhe në shqip, në frëngjisht dhe në anglisht, por në asnjë nga këto gjuhë nuk më është përgjigjur. Unë mendoj se kjo është një gjë vërtet e trishtueshme sepse, së paku, ai mund të përgjigjej dhe të thoshte që Januzaj nuk do të vijë me ne, por të paktën do të merrnim një përgjigje. Mjaftonte të më thoshte: ‘Zoti De Biasi ose De Biasi, djali im nuk do të luaj për Shqipërinë’. Kaq”, ka theksuar Januzaj.

Redaksia online
(e. r. / epokaere.com)
 
Titulli: De Biasi sërish flet për Januzajn

De Bajsi te shkoj ne shpaj or Mark Doku se paska ken i pabese.
 
Titulli: De Biasi sërish flet për Januzajn

O Mark Doku po nuk te ban njeri moderator or mik pa nigjue nai kang me ciftelie e.
 
Titulli: De Biasi sërish flet për Januzajn

Paska firmos kontraten deri ne tetor 2017.

Jo legjenda nuk te ben Marla te ben Neverttiti :D
 
Titulli: De Biasi sërish flet për Januzajn

Adnanit ju kthye ne bumerang refuzimi Shqiperise. Tek Belgjika e boni grope stolin ndersa tek manchesteri i dhan leckat per dortmund. Edhe tek dortmundi se kane njoft akoma cfare personaliteti te dhjere qe ka ,ne momentin qe do e njofin do perfundoje bundesliga 2.
 
Titulli: De Biasi sërish flet për Januzajn

Per Januzaj ka marr vendim babai i tij. Jam i bindur qe u bo pishman per vendimin por tash eshte vone.

Eshte i vetmi lojtar shqiptar qe luan me kombetare te huaja dhe qe nuk me ka mbet aspak merak qe nuk e kemi. Njerez pa pike ndjenje kombetare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top