legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
De Biassi ka braktisur stolin e kombëatares kuqezi. Burime nga kombëtarja i thanë Syri.net se trajneri italian ka rrëfyer në një bisedë private se ai e ndjen veten të pamotivuar për të vijuar sfidën e mëtejshme me kombëtaren e Shqipërisë dhe për këtë arsye pas pak ditësh pritet të zyrtarizojë largimin e tij.
De Biassi ka thënë se është në pritje të firmosjes së një kontrate të re, por nuk bërë me dije nëse e ardhmja e tij do të jetë në një klub apo një kombëtare tjetër.
Ajo që është evidentet deri në këtë pikë, ka të bëjë me faktin se De Biassi nuk ka asnjë problem me Federatën Shqiptare të Futbollit, por dëshirat e tij për tu larguar lidhet thjeshtë e vetëm me nevojën e brendshme për stimuj të rinj. Mësohet gjithashtu se De Biassi do të tërheqë pas vetes edhe stafin e tij teknik përfshirë zëvendësin e tij Tramezzanin.
LEXO: “Më mirë që nuk na erdhi Shqipëria, por Italia”
Mësohet se De Biassi nuk ka ndërmend të fillojë as përgatitjet për ndeshjen e parë të kuqezinjve në kuadër të eleminatorëve ku Shqipëria do të presë Maqedoninë në Shkodër. Gianni De Biassi arriti një suksese historik me kombëtaren kuqezi ndërsa për herë të parë në historinë e futbollit, Shqipëria arriti të kualifikohej për në finalet e një Europiani.
Tekniku italian ka një kontratë me FSHF-në që skadon në fund të vitit 2018 në përfundim të eleminatoreve të botërorit.
Vetë Presidenti i FSHF-së, Armando Duka është shprehur se ai dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me De Biassin, porse çdo gjë ishte në vullnetin e teknikut italian i cili e ka të sanksionuar në kontratë faktin se mund ta ndërpresë marrëdhënien me FSHF-në në rast të një ofertë më të mirë. Dhe duket se koha për divorcin e parakohshëm ka ardhur.