Davutoglu, shqiptarëve: Ne do ju mbështesim deri në kiamet

redi-

Anëtar i Respektuar
SHKUP - Turqia garanton kombin shqiptar për mbështetje e përkrahje të përhershme, të cilën ministri i saj Jashtëm, Ahmet Davutoglu preferon ta cilësojë ndryshe: "deri kur të ndodhë kiameti". I pranishëm në Shkup, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, me ç'rast bashkërisht falën edhe namazin e xhumasë në xhaminë e Mustafa Pashës. Për Davutoglu marrëdhëniet e ngushta me shqiptarët vijnë për shkak se turqit i konsiderojnë ata si pjesë e trupit të përbashkët. "Të gjithë juve ju konsiderojmë si një trup, kur dëgjojmë lajme të mira edhe ne gëzohemi dhe ndjehemi të qetë, në rast se ju dëmtoheni atëherë ndjejmë shqetësim. Neve do të na keni mbështetje deri në kiamet", - deklaroi shefi i diplomacisë turke. Nga ana tjetër kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi pas shprehjes së mirëseardhjes theksoi se Turqia si shtet i madh dhe i zhvilluar tregon interesim të madh për tërë Ballkanin e posaçërisht për Maqedoninë në të gjitha sferat e veçanërisht në aspektin fetar. Duke e falënderuar ministrin Davutoglu për vizitën që realizoi, ai vuri në dukje se Turqia ka qenë gjithnjë pranë myslimanëve shqiptarë. "Ai para opinionit dëshmoi se në mesin tonë kemi figurën më të shquar të diplomacisë botërore, personalitetin më të dashur të botës islame i cili në vazhdimësi përkujdeset për fatin dhe çështjen e popullit mysliman gjithandej ku jetojnë, duke e lutur Allahun që ta bekon", - u shpreh Rexhepi. Davutoglu gjithashtu nuk nguroi mandej ta vlerësojë kreun e BFIM-së për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame. "Ju falenderoj për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame, nga fakti se çdo monument kulturo-historik që ruhet na përkujton paraardhësit tanë", - u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë. Mandej ai iu përcolli besimtarëve myslimanë të Maqedonisë përshëndetjet e Presidentit, Abdullah Gul, kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dhe mbarë myslimanë të Turqisë.
KONSULLATAT
Ministri Davutoglu, në takimin e zhvilluar në 6 prill 2012 me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha shprehu gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar. Këtu sipas tij përfshihet edhe ofrimi i shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptarë në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare. Kryeministri Berisha e falenderoi ministrin Davutoglu për këtë gatishmëri bashkëpunimi edhe më të ngushtë dhe shfrytëzoi rastin për t'i përsëritur mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vijimësi Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Gjatë takimit, Berisha dhe Davutoglu vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke u ndalur tek ato ekonomike. Investimet turke në Shqipëri kapin vlerën e 1 milion dollarëve, gjë e cila sipas kryeministrit Berisha dëshmon besimin që investitorët turq kanë në ekonominë shqiptare. Biseda u përqendrua në klimën e favorshme ndaj biznesit për investime në Shqipëri, ndërsa u vlerësua performanca e ekonomisë shqiptare. Në takim u vlerësua rritja e madhe e shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis dy vendeve, gjatë këtyre 5 viteve, e cila ka kapërcyer vlerën e 400 milionë dollarëve dhe e investimeve turke në Shqipëri, të cilat i kanë kapërcyer një miliardë dollarët.

(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Back
Top