Ado
FISEBILIL-LAH
Davutogllu: Jam i lidhur me shqiptarët
Në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoni, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutogllu, vizitoi edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës. Kryediplomati turk në USHT u prit nga Prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi dhe Prorektori për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili.
“Kjo vizitë në Universitetin e shqiptarëve në Maqedoni është kremi i të gjitha takimeve që kam realizuar në Maqedoni. Në mesin tuaj ndjehem mjaft i nderuar dhe ju premtoj angazhimin tim në të ardhmen dhe me plot kënaqësi do të mbaja edhe ligjëratë para studentëve të USHT”, theksoi ministri Davutogllu.
Po ashtu, diplomati i lartë nga Turqia shtoi se qeveria turke, por edhe ai personalisht e ndjen veten mjaft të afërt me shqiptarët dhe premtoi se do të angazhohet maksimalisht për t’i ndihmuar shqiptarët, në të gjitha fushat.
“Sado që vizita është e shkurtër në kohë, megjithatë kjo është një mbështetje e hapur dhe e fuqishme për USHT”, tha prorektori Ahmedi. Në përmbyllje të vizitës, prorektori Ismail Ahmedi, ministrit Davutogllu i dhuroi pllakatin e Universitetit, me vitin e themelimit 1994, një pikturë me pamje të Xhamisë së Pashës në Tetovë, të punuar nga studentët e Fakultetit të Arteve dhe një libër autorial të tij, për dokumentet arabe në Kosovë. /lajmpress/