Dashuria virtuale!

Pe: Dashuria virtuale!

Po flasim per dashurine?????
Per ate ndjenje antikonformiste, verbuese, te paperballueshme, qe te ben te te geloje shpirti e trupi?
Dashuria nuk ka kufij, nuk ka koordinata, aq me pak koordinata gjeografike...
Nese flasim per shembuj te jeni te sigurte qe dashuria nuk perkufizohet nga vendi ku lind e as nga koha kur lind!!!
Nese deshironi pastaj te flisni sa % te dashurive virtuale jane DASHURI TE VERTETA kjo eshte tjeter gje por mos paragjykoni DASHURINE.Nuk keni te drejte ta beni sepse kushdo qofte, ju dhe une bashke jemi ta pafuqishem kunder dashurise.
Pastaj te jemi te sinqerte:edhe skeptiket me te medhenj ketu mes nesh nuk mund te thone qe virtualisht nuk kane pasur premisa per lindjen e nje dashurie.
 
Pe: Dashuria virtuale!

Paska vajtur tema 10 faqe, hapur qe me 2008 e une akoma s'paskam dhene mendim...e çuditshme (lol).

Pajtohem ne fakt me mendimin e parafolsit dhe gjithashtu te zhigolo, i cili, ne citimin e me poshtem ka mbledhur thelbin e temes se virtualitetit ne gjithesi.


nuk du te perseris veten dhe te them, qe si mjet komunikimi nenkuptoj shkembim emocionesh, idesh te ndryshme, siç boj dhe në realen. njesoj, igual. Nga pamundsia me komuniku me ty direkt si me qen ul 'ne kafe', egziston FV qe me mundeson komunikimin me ty, kët po perpiqem te them.


Per te adresuar shkurtimisht postimet e Gloom, do thoja qe virtualiteti te mundeson nje lirshmeri me te tepert sesa kur tjetrin e ke perpara, ama kini parasysh qe edhe telefoni ta mundeson deri diku kete "lirshmeri". Per shembull, edhe ne nje interviste pune e cila realizohet me ane te telefonit, kandidati eshte me i lirshem per te dhene nje pergjigje me te plote sesa kur qendron perpara nje paneli. POR nuk mund te thuash qe per shkak te kesaj lirshmerie qe te ofron, nje person nuk mund te "ndjeje".
 
Pe: Dashuria virtuale!

Dashuria Virtuale asht si rrjella e drinit
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Mos t'them se me shume se 50 % te gocave, perfshire ketu edhe ato shqiptare, kane pasur "lidhje dashurie ne virtualitet", por nuk e pranojne. Ketu eshte problemi, pra te hipokrizia. Perse nuk flasin cfare u thote zemra por cfare deshirojne te jete ? Njeriu zakonisht i thote gjerat ashtu sic ai/ajo ka deshire te jene. Personalisht, 4-5 vite kam shpenzuar duke folur me goca ne virtualitet. Asnjehere s'jam dashuruar, por mund te them se kam pelqyer dike. Ky "Pelqim", ne momentin qe qifti ne virtualitet takohet ne realitet, mund te shnderrohet ne "Ndjenje apo dashuri". Ka raste kur mashkulli apo femra eshte i lige, pra i dobet ne kete aspekt dhe, mund te ndodhe qe dashurohet ne nje fare menyre ne virtualitet, dhe ne momentin qe deshton, vuan. Por vuajtja eshte me e lehte dhe me e bute ne krahasim me vuajtjet qe perjeton nje mashkull apo nje femer me rastin e ndarjes nga dashuria ne realitet. Une hajrin ia pashe dashurise ne virtualitet, ngase aty takova gruan time qe kam tani lool. Jo vetem une, por shumica qe njoh ne realitet, e qe nje pjese bukur e madhe e tyre jetojne jashte Kosove, jane martuar nepermjet "dashurise virtuale" ta quaje keshtu per momentin (Jo dashuri e plote reale). Kishte me qene me mire sikur te gjithe te flisnin realitetin, e jo te shiten ketu aktore te Hollivudit.
 
Pe: Dashuria virtuale!

Njof dike permes virtualitetit....
me terheq,me pelqen... e ndjej... pse jo edhe besoj se mund te realizohet....
e mendoj gjith kohes , e prek... i buzeqesh... ne imagjinaten time e perqafoj fortt
emri i tij/saj lakohet shpesh diku atje thelle ne mendjen time....

per mua eshte gjithcka dhe asgje !

Te gjitha keto mund te ndodhin,por kurrsesi te jete "Dashuri" :)
 
Pe: Dashuria virtuale!

apsolutisht jo... si mund ti thuash te dua nje personi qe KURR ske pa me syt e tu? qe kurr trupat nuk jan prekur? do ishte dashuri platonike. Por cfare dashurie eshte ajo ? pffff un dua puthje..perqafime... ngrohtesi ... dashuri te vertet
 
Pe: Dashuria virtuale!

Njeriu pa imagjinate me mire te mos jete sepse eshte i/e mbyllur ne gezhojen e tij/saj!
 
Pe: Dashuria virtuale!

O njerez mos i gaterroni gjerat,..nuk ka dashuri virtuale te deshtuar,..pasi nje dashuri quhet e deshtuar kur tjetrin e ke prekur realishte ke pire kafe i ke fale puthjet e tua intimitetin tend...e ke ndjer dhe ke perjetuar emocione dashurie realishte,..pasi kjo te kete ndodhe dhe partneret par nje arsye apo tjeter ndahen,.pastaj munde te thuashe qe deshtoj,..apo kjo dashuri nuk eci perfundoi,..dhe kishte fillesa njohje virtualitetin,..kaq;

pra nuk munde te quhet dashuri e plote nje njohje pa u takuar pa dale per kafe realishte,..ndaj nuk ka zhgenjimi virtual eshte pjeserishte kurresesi teresisht.,..virtuale eshte njohja dhe nje sere emocionesh aqe sa arrine te jape virtualiteti,..ama virtualiteti te ndihmon te shkoshe drejt nje lidhje njelloj sikur munde te ndihmoje nje njohje fillestare ne realitet.
 
Pe: Dashuria virtuale!

Shyqyr ka qellu ky monitori bukur i forte e po ma ndal hygjymin se se di as vet qa kisha ba nganjehere me pas mujt me dale matan :pc::chat::brrr
 
Pe: Dashuria virtuale!

Supozimi eshte qe pasi te "njihesh" e te "pelqehesh" virtualisht, takoheni o njerez se jemi ne pune dhe kemi te drejten e levizjes...s'ma do mendja qe keta qe thone "po" kane pershtypjen qe palet qendrojne pa u pare e vazhdojne ashtu.
 
Pe: Titulli: Dashuria virtuale!

Mos t'them se me shume se 50 % te gocave, perfshire ketu edhe ato shqiptare, kane pasur "lidhje dashurie ne virtualitet", por nuk e pranojne. Ketu eshte problemi, pra te hipokrizia. Perse nuk flasin cfare u thote zemra por cfare deshirojne te jete ? Njeriu zakonisht i thote gjerat ashtu sic ai/ajo ka deshire te jene. Personalisht, 4-5 vite kam shpenzuar duke folur me goca ne virtualitet. Asnjehere s'jam dashuruar, por mund te them se kam pelqyer dike. Ky "Pelqim", ne momentin qe qifti ne virtualitet takohet ne realitet, mund te shnderrohet ne "Ndjenje apo dashuri". Ka raste kur mashkulli apo femra eshte i lige, pra i dobet ne kete aspekt dhe, mund te ndodhe qe dashurohet ne nje fare menyre ne virtualitet, dhe ne momentin qe deshton, vuan. Por vuajtja eshte me e lehte dhe me e bute ne krahasim me vuajtjet qe perjeton nje mashkull apo nje femer me rastin e ndarjes nga dashuria ne realitet. Une hajrin ia pashe dashurise ne virtualitet, ngase aty takova gruan time qe kam tani lool. Jo vetem une, por shumica qe njoh ne realitet, e qe nje pjese bukur e madhe e tyre jetojne jashte Kosove, jane martuar nepermjet "dashurise virtuale" ta quaje keshtu per momentin (Jo dashuri e plote reale). Kishte me qene me mire sikur te gjithe te flisnin realitetin, e jo te shiten ketu aktore te Hollivudit.

Ne jemi "vipa" prandaj nuk dashurohemi virtualisht
 
Pe: Dashuria virtuale!

"VIPA"??? sa mire qe kemi vipa ne forum!
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Dashuria eshte momenti me i rendesishem ne jeten e cdo njeriu . E mendimi im se per te vendosur per dashurin - martesen , apo njeriun e jetes tende qe do ta kesh ne te ardhmen nuk eshte menyra e duhur per mes botes virtuale . Jeta te cilen ne e bejm sot eshte me ndryshe , se ne te kaluaren , ne te kaluaren martesa eshte ber per mes menyrave te ndryshme . Eshte ber permes msitenive nepermjet takimeve te ndryshme ne jeten reale , por sot behet edhe permes jetes virtuale !Dmth po kemi nje ndryshim te madhe dhe shume te shkurter ne kohe .Zgjedhja me e mira per te vendosur per njeriun me te cilin do ta jetojsh jeten eshte ajo per mes jetes reale , eshte shume me e sigurt lidhja e eshte me praktike ne cdo aspekt .
Mendoj se martesa te behet per mes asaj lidhje qe ka filluar vetem ne baz te bisedave , si psh permes msn apo forumeve dhe rrjeteve sociale te tjera eshte jo e pranushme per mua . Por nese njoftohesh per nje antaret e forumit te caktuar per personalotetin e tij, per karakterin e tij , per ate te cilen e shpreh ne postime te ndryshme ne kete rast do ta kisha perjashtuar kete mundesi . Por me mire eshte qe te lagohum nga cdo dyshim ! Por e mira e se mires eshte per te vendosur per nje qeshtje te kesaj natyre eshte te vendoset per mes asaj qe cdo njeri prej nesh formulohet ne karakter prej fillimit prej edukates familjare prej moralit te marrur nga prinderit . E mundesia per kete njohje qe ne start nuk egziston .
Koha e e kaluar ne internet tek cdo njerin prej nesh ka mundesi te kete prekje dhe formim te karkterit tone . Une kam pas mundesi ne forum te njohe vajza te moralshme te sinqerta , por kur e shikoj moralin e tyre e verej se jo morali i tyre eshte i paster sic e kerkon ajo ne te vertet qe kaN vendos te bej jeten . Dhe mendoj qe vajzat te cilat nuk jane perdoruse te interenetit por jane te kategoris se moralit me to , jane nje shkalle me larte se to !!!
Dhe mendoj qe perfundimisht menyra e njohjes e dashuris se jetes nuk eshte e qelluar te jete permes botes virtuale.
Ajo fraza qe ti thuash nje personi te dua eshte shume interesante ! Nje vajze ne kete forum me ka pelqyr shume ne bukuri , por s'do te thote qe vetem bukuria te jete kushte qe ta shpresh ate fjale . Per mendimin tim ajo fjale eshte e madhe , kur te ja thuash ate dikujt - tani me prej asaj fjale sduhet terhjekur kurr .
Keshtu deri me tani ende ate fjale nuk ja kam thene askujt , e nuk shpresoj te ja them ne forume virtuale ti drejtohem dikujt me kete fjale .
 
Titulli: Dashuria virtuale!

mendoj se per kete mund te thone tamam vetem ata qe e perjetojne dashurine ne largesi.
sigurisht qe ajo eshte si ndiehet njeri apo tjetri poe personalisht une besoj se njerezit mund te dashurohen dhe ajo dashuri te zgjasi perjetesisht ne zemren e atije personi qe vertete i cendron besnik ndjenjave te tije/saje..
dashuria eshte e tille qe nuk varet as nga largesia,as nga telefonatat ,as nga takimet bashkjetesa apo martesa, ajo eshte thjeshte ndjenje dhe mund ti kaloje oqeanet,mund ti depertoje malet, ti thyje rregullat...:P :P
 
Pe: Dashuria virtuale!

Dashuria virtuale nuk eshte si dashuria reale....ka shume ndryshme...sigurisht....por ka njerez qe jane dashuruar nga fjalet e tij/saj ...dhe kane arritur te njiheshin...te flisnin...dhe te martohen....njoh disa njerez qe jane dashuruar virtualisht dhe tani po jetojne shume te lumtur.....por ka njerez qe nuk e pranojne kete gje eshte mese normale...Une besoj ne dashurine virtuale perderisa njoh njerez qe jane lidhur virtualisht...por gjithsesi dashuria virtuale nuk eshte me e mire se dashuria reale...
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Virtualisht mund te dashurosh, sepse ne fund te fundit dashurojm personin dhe kush eshte ai personalisht. Thjesht zhgenjimi eshte i madh sepse pas nje pc cdo kush mund te formuloje vetveten si do dhe mund te behet kush do :S
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Kam ndjer po por i dashuruar jo, I kam then dhe te dua sepse fundi fundit nuk ka ndonje gje te keqe dhe pse esht virtualitet ndjenjat nuk i kontrollojme dot, Pastaj mendoj se esht mese normale qe kur ke nje lidhje me dike do mendosh qe te behet ralitet qe nje dit ta takosh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dashuria virtuale!

E kam provuar, por ne baz te asaj qe une kam kaluar dhe perjetuar kam arrit te dal ne konkluzion se esht vetem nje fiksim ,aspak dashuri te duket sikur je dashuruar por esht komplet e kundrta e asaj qe mendon...Me ka ndodh qe te ndjeja apo te fiksohesha mbas x por ne momentin qe jam takuar me te komplet ca kish menduar mu zhduken dhe e shikoja me shum si nje femer qe kisha fol me ate , dhe pse ishte vajz e mir por prap nuk arrita kurr te ndjeja ate cfar kujtoja se ndjeja para se ta takoja ku dhe esht momenti qe percakton ate ca ti ke menduar perpara se te takohesh me kte person pasi ndo nje her te duket dashuri nderkoh qe esht thjesht nje pelqim apo fiksim dhe kur arrin te marresh ate qe te se mendn me te nesmen...
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Bota virtuale te jep ate lloj kenaqesie qe jasht ka plot arsye qe nuk gjen . Te njifesh me dike nepermjet nje ekrani te vogel dhe nje shumllojshmeri germash pak nga pak dashuron ate lloj forme qe ai paraqet tek ty , nje embelsi qe ndoshta ne boten reale sdo ishte njesoj . Virtualiteti te jep ate mundesi ti shfletosh ndjenjat dhe mendjen e dikujt nepermjet te shkruarit . Ndoshta realisht e gjen kaq pak ket mundesi .
Iniciativa te tilla ti lejosh apo te kesh mundesi te te lejojn te tj ti njofesh dhe ti kesh xhan ne boten virtuale mendoj se eshte nje prove qe ti i lejon vetes . Deri ku harrin imagjinata tende , ndjenjat e tua , durimi yt , dhe i vetmi rezik eshte nese kthehet ne fiksim .
Te thuash " te dua " eshte nje fjal e madhe . Thuhet nese e ndjen vertet qe ti ke nevoje tja thuash . "te dua" nuk eshte vetem puthja apo prekja , nuk eshte as kafja apo shetitjet bashk , nuk eshte as intimiteti apo te qenit e pushtuar fizikisht me te .
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Jeni i dashuruar ne dike permes lidhjes virtuale. Nuk jeni takuar kurre, por lidhja juaj eshte mjaft e ngroht.
1. Mund ti thoni TE DUA edhepse nuk e shikoni dot ne sy?
2. Mund ta quani dashuri te vertete?
3. Mund te shpresoni se lidhja juaj do te behet realitet?
4. Mund ti besoni nje lidhjeje te tille dhe
5. اfare do te beni nese ai/ajo iu thote lamtumire?

1-Jo
2-Jo
3-Po :P
4-Jo
5-Do flisja me dike tjeter :P

Teme interesante Ylli-1 :)
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Nga virtualiteti mund te njihesh me dike por jo te dashurohesh
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Eshte nje rruge njohje kur i drejtohesh realitetit per ta plotesuar njohjen nese mbetet per nje kohe te gjate virtualitet behet monotone dhe zhduket ..
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Eshte nje rruge njohje kur i drejtohesh realitetit per ta plotesuar njohjen nese mbetet per nje kohe te gjate virtualitet behet monotone dhe zhduket ..

Kete doja ta shtoja :) Njera apo tjetra pale, 1 dite dorezohet, behet monoton cdo gje.
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Jeni i dashuruar ne dike permes lidhjes virtuale. Nuk jeni takuar kurre, por lidhja juaj eshte mjaft e ngroht.
1. Mund ti thoni TE DUA edhepse nuk e shikoni dot ne sy?
2. Mund ta quani dashuri te vertete?
3. Mund te shpresoni se lidhja juaj do te behet realitet?
4. Mund ti besoni nje lidhjeje te tille dhe
5. اfare do te beni nese ai/ajo iu thote lamtumire?

1. Jo nese nuk e shikon dot me sy jo kjo gje kuptohet.
2.Po nese jeni e bindur se keni njohur njeriun e endrrave
3.po
4 se kuptova ka fundi , cfar doje te thoje dhe ?
5. do i them rrug te mbar!


njo nje mike se eshte njohur ne virtualitet, eshte dashuru feju martu dhe tani ka nje femije/.
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Vdekt ylli per ty pse pergjigjesh kshu :P
 
Titulli: Dashuria virtuale!

Jam i ndershem une, nuk ngaterroj ndjenjat e mia te pastra
me kto gjera,

smokeman_buodicx6.gif
 
Back
Top