Dashuria rritet me kalimin e viteve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Cfare ndodh me dashurine njehere me kalimin e kohes? Humb pasioni, shtohet, apo nuk ndryshon asgje...Gjithcka ngel si ne diten e pare...Si transformohet dashuria gjate kohes?



اiftet e moshuara janë të lumtur në dashuri, ndërsa jeta e tyre seksuale është aktive, përkundër disa vështirësive fiziologjike- thonë shkencëtarët kanadezë.Gjatë një testimi, personat më të vjetër se 65-vjeç kanë arritur mesatarisht 120 pikë në vlerësimin e lumturisë në çift, ndërsa çiftet e reja mesatarisht kanë fituar 114 pikë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Quebecut thonë se në këtë vlerësim janë përfshirë edhe kënaqësia seksuale, komunikimi, kohezioni dhe funksionimi i përgjithshëm i çifteve.
Rezultatet e mira te çiftet e moshuara mund të shpjegohen me atë se çiftet që kanë kaluar aq shumë vite së bashku, doemos që kanë pasur lidhje të fortë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Kur dashuria zgjat përgjithmonë اiftet më të famshme për partneritetin e tyre në profesion e dashuri


Nga Nancy e Ronald Reagan, Carla Bruni e Sarkozy e deri tek Michelle dhe Barack Obama

carla-bruni.gif
Dashuritë e mëdha nuk janë gjithnjë ato me fund tragjik, ato, jehona e të cilave ka udhëtuar në kohë për të kumtuar pamundësinë e tyre për t’u kthyer në jetë të gjatë. Dashuritë e mëdha janë dhe ato të qetat, ato që zgjasin për gjithë jetën mes mirëkuptimit dhe mbështetjes dypalëshe. Ato, ku dy personat e përfshirë mund të quhen një skuadër. Revista amerikane “Vanity Fair” jep çiftet që kanë bërë histori në politikë, art e të drejtat e njeriut, për shkak të talentit të tyre e për arsyen se kanë qenë dy. Të parët janë Nancy dhe Ronald Reagan. Presidentët e mëparshëm amerikanë mbase nuk i shfaqnin në publik ndjenjat për bashkëshorten, por çifti Reagan që vinte nga Hollivudi nuk e kishte për gjë ta demonstronte dashurinë përpara audiencës. Ata u martuan në vitin 1952, 29 vjet para se të vendoseshin në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhduan t’i shkruajnë letra dashurie njëri-tjetrit përgjatë gjithë martesës. Ato u botuan në vitin 2000 në një libër “I love you, Ronnie”. Më pas vjen historia e Warren Beatty dhe Annete Bening që është si të ishte skenari i një historie dashurie: Aktorja e bukur takon aktorin e famshëm plejboj në setin e filmit “Bugsy” në vitin 1991. Aty nis një histori dashurie sekrete e pasuar nga një martesë pa zhurmë një vit më vonë e më pas katër fëmijë vijnë në jetë. Beatty, i njohur për marrëdhëniet e tij të zhurmshme e të shumta me femrat ka 19 vjet tashmë me Bening dhe është përfshirë në produksion e politikë, duke lënë Bening të jetë ylli i kinemasë. Osie Davis dhe Ruby Dee kanë qenë një prej dueteve burrë-grua më prodhimtarë në fushën e artit me qindra këngë, libra, poema, filma dhe drama. Martesa e tyre nisi në vitin 1948 dhe përfundoi vetëm kur Davis u nda nga jeta për shkaqe natyrore në vitin 2005. اifti ishte i famshëm për aktivizimin në fushën e të drejtave njerëzore dhe ka organizuar marshimin e Uashingtonit në vitin 1963. Të dy kanë thënë se e kanë menduar të marrin rrugë të ndara deri Dee thotë se “të dy kuptuam se ishim shumë me fat dhe në mënyrë të thellë donim vetëm njëri-tjetrin”. Romanca e Johnny Cash dhe June Carter ishte aq interesante dhe intensive sa u përjetësua në filmin “Walk the line” në vitin 2005, interpretuar nga Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon. Cash-it iu desh shumë punë që ta bindte Carter-in të bëhej gruaja e tij por më në fund ajo pranoi e ata qëndruan me njëri-tjetrin në të mirë e në keq deri në fund të jetës. Kur Carter u nda nga jeta në vitin 2003 dukej se Cash nuk mund të jetonte pa të; ai vdiq në shtator të atij viti. Në albumin “At San Quentin” ata i këndojnë njëri tjetri: “Bashkëshoqërues i ëmbël, ti e di se s’do jesh kurrë më vetëm”. Kur mbreti i filmave, Tom Cruise anonçoi vajzën e mirë amerikane, aktoren Katie Holmes si mbretëreshën e tij në vitin 2005, bota e thashethemeve u shkund nga themelet. Romanca pati zhvillime të vazhdueshme që nga propozimi në kullën Eiffel, kërcimi pupthi në divanin e Oprah, por pasi zhurma mediatike u qetësua dhe partneriteti i tyre zgjati me shtimin e pjesëtares së re në familjes, vajzës Suri ata u bënë një familje e konsoliduar. Suri është fëmija më i fotografuar në botë. Carla Bruni ka thënë se martesa me Sarkozy ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë. “Duket se me të asgjë e keqe s’mund të më ndodh. Pranë tij çdo frikë dhe ankth më zhduket. Mendova se dashuria lindi shumë shpejt, por në fakt ishte më se e menjëhershme”, ka thënë ajo. Ata u bënë shumë shpejt një çift i famshëm për shkak të shfaqjes në media dhe duket se Sarkozy e ka mjaft për zemër bashkëshorten e tij të re. Në listë nuk mund të mungojnë Barack dhe Michelle Obama. Martesa e tyre 17-vjeçare është konsideruar nga shumë analistë si një ekuilibër i përsosur i afërsisë dhe pavarësisë, të butësi dhe e thëna e së vërtetës, respekti dhe kritika konstruktive. "ثshtë e pazakontë që të kesh një lidhje kaq të fortë dhe një martesë kaq të fortë si ajo e tyre," tha Valerie Jarrett, një këshilltar në fushatën zgjedhore presidenciale dhe një mik i ngushtë i Mishel. "Ata kanë një punë shumë të vështirë . Kjo nuk është e lehtë." Bashkimi i tyre është vlerësuar si një miqësi dhe partneritet si edhe një martesë me dashuri.

Nancy and Ronald Reagan
Presidentët e mëparshëm amerikanë mbase nuk i shfaqnin në publik ndjenjat për bashkëshorten, por çifti Reagan që vinte nga Hollivudi nuk e kishte për gjë ta demonstronte dashurinë përpara audiencës. Ata u martuan në vitin 1952, 29 vjet para se të vendoseshin në Shtëpinë e Bardhë dhe vazhduan t’i shkruajnë letra dashurie njëri-tjetrit përgjatë gjithë martesës. Ato u botuan në vitin 2000 në një libër “I love you, Ronnie”.

ثarren Beatty dhe Annette Bening
Historia e Beatty dhe Bening është si të ishte skenari i një historie dashurie: Aktorja e bukur takon aktorin e famshëm plejboj në setin e filmit “Bugsy” në vitin 1991. Aty nis një histori dashurie sekrete e pasuar nga një martesë pa zhurmë një vit më vonë e më pas katër fëmijë vijnë në jetë. Beatty, i njohur për marrëdhëniet e tij të zhurmshme e të shumta me femrat ka 19 vjet tashmë me Bening dhe është përfshirë në produksion e politikë, duke lënë Bening të jetë ylli i kinemasë.

Ossie Davis and Ruby Dee
Davis dhe Dee kanë qenë një prej dueteve burrë-grua më prodhimtarë në fushën e artit me qindra këngë, libra, poema, filma dhe drama. Martesa e tyre nisi në vitin 1948 dhe përfundoi vetëm kur Davis u nda nga jeta për shkaqe natyrore në vitin 2005. اifti ishte i famshëm për aktivizimin në fushën e të drejtave njerëzore dhe ka organizuar marshimin e Uashingtonit në vitin 1963. Të dy kanë thënë se e kanë menduar të marrin rrugë të ndara deri Dee thotë se “të dy kuptuam se ishim shumë me fat dhe në mënyrë të thellë donim vetëm njëri-tjetrin”.

Jackie dhe John Kennedy
Kjo foto është shkrepur rreth vitit 1953, ka mundësi gjatë muajit të mjaltit të çiftit, kur ata po shijonin vitin e parë si senator të John Kennedy-t dhe ditët e paqta të fillimit të martesës. Edhe pse çifti do përballej me sfida të mëdha para vrasjes së presidentit amerikan në vitin 1963, lumturia dhe idili që gjetën në praninë e njeri-tjetrit, edhe gjatë kohëve të vështira të Shtëpisë së Bardhë bëri që Jackie të zgjidhte termin “Kamelot” për të përshkruar atë dhe familjen e tij.

June Carter dhe Johnny Cash
Romanca e Cash dhe Carter ishte aq interesante dhe intensive sa u përjetësua në filmin “Walk the line” në vitin 2005, interpretuar nga Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon. Cash-it iu desh shumë punë që ta bindte Carter-in të bëhej gruaja e tij por më në fund ajo pranoi e ata qëndruan me njëri-tjetrin në të mirë e në keq deri në fund të jetës. Kur Carter u nda nga jeta në vitin 2003 dukej se Cash nuk mund të jetonte pa të; ai vdiq në shtator të atij viti. Në albumin “At San Quentin” ata i këndojnë njëri tjetri: “Bashkëshoqërues i ëmbël, ti e di se s’do jesh kurrë më vetëm”.

Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger
Në një rast të rrallë partnerësh të çuditshëm politikë martesorë, terminatori (republikan) është martuar me një Kennedy (demokrate) në vitin 1986. Më pas ai e la karrierën e filmave me aksion dhe hyri në biznesin e familjes së bashkëshortes duke kandiduar për postin guvernatorit të Kalifornisë, në vitin 2003. Në lidhje me drejtimet e tyre politike Shriver ka thënë, “Unë s’e shoh atë si republikan, por e shoh si burrin që dashuroj”.

Sam Shepard dhe Jessica Lange
Shepard dhe Lange kanë një prej historive romantike më të gjata të Hollivudit. Ata janë takuar në setin e filmit “Frances” në vitin 1982 dhe filluan të jetojnë bashkë një vit më vonë. Më pas ata u bënë me dy fëmijë, djalë dhe vajzë e vazhdojnë të jetojnë të lumtur që asokohe duke marrë shpesherë çmime Oscar (Lange mori një në vitin 1982 e një në vitin 1994) dhe Pulitzer (për dramën e Shpeart ‘Buried child’), si dhe çmime të tjera për skenarët dhe aktrimin e tyre.

Tom Cruise dhe Katie Holmes
Kur mbreti i filmave Curise anonçoi vajzën e mirë amerikane, aktoren Katie Holmes si mbretëreshën e tij në vitin 2005, bota e thashethemeve u shkund nga themelet. Romanca pati zhvillime të vazhdueshme që nga propozimi në kullën Eiffel, kërcimi pupthi në divanin e Oprah, por pasi zhurma mediatike u qetësua dhe partneriteti i tyre zgjati me shtimin e pjesëtares së re në familjes, vajzës Suri ata u bënë një familje e konsoliduar. Suri është fëmija më i fotografuar në botë.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore
Edhe pse çifti ngjalli mjaft habi e skepticizëm për shkak të moshës (ai është 32 dhe ajo 48 vjeçe), e cila ishte temë thashethemess të pafundme tani duket se pas vjetësh të qëndrueshëm dhe pa zhurma ndarjeje ata ia kanë dalë mbanë të quhen të konsoliduar. Shto këtu dhe faktin se kanë ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-bashkëshortin e Demi-t, Bruce Willis. Kutcher shfaqet gjithnjë krenar për bashkëshorten e tij të bukur.

Nicholas Sarkozy dhe Carla Bruni
Bruni thënë se martesa me Sarkozy ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë. “Duket se me të asgjë e keqe s’mund të më ndodh. Pranë tij çdo frikë dhe ankth më zhduket. Mendova se dashuria lindi shumë shpejt, por në fakt ishte më se e menjëhershme”, ka thënë ajo. Ata u bënë shumë shpejt një çift i famshëm për shkak të shfaqjes në media dhe duket se Sarkozy e ka mjaft për zemër bashkëshorten e tij të re.

Barack dhe Michelle Obama
Martesa e tyre 17-vjeçare është konsideruar nga shumë analistë si një ekuilibër i përsosur i afërsisë dhe pavarësisë, të butësi dhe e thëna e së vërtetës, respekti dhe kritika konstruktive. "ثshtë e pazakontë që të kesh një lidhje kaq të fortë dhe një martesë kaq të fortë si ajo e tyre," tha Valerie Jarrett, një këshilltar në fushatën zgjedhore presidenciale dhe një mik i ngushtë i Mishel. "Ata kanë një punë shumë të vështirë . Kjo nuk është e lehtë." Bashkimi i tyre është vlerësuar si një miqësi dhe partneritet si edhe një martesë me dashuri.

Sam Mendes dhe Kate Winslet
Regjisori dhe bashkëshortja e tij kanë lindur me 10 vjet diferencë në të njëjtin spital, por u takuan vetëm në vitin 2001, kur filluan të punojnë bashkë në një projekt. Po atë vit, Mendes kishte prenotuar një biletë me American Airlines Flight 77 që u përplas në Pentagon. Ai s’e kishte marrë avionin për arsye pune, por pas kësaj marrëdhënia e tij me winslet u forcua dhe ata u martuan në vitin 2003, duke u bërë një prej çifteve më të forta të botës së filmave.TO
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Po me te vertet qe eshte bukur te shikosh disa cifte ne mosh, te cilet akoma mbahen per dore...
old%20couple.jpg

Ka lezet...

old-couple.jpg
 

Attachments

  • old-couple.jpg
    old-couple.jpg
    12.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

une mar shembullin tek gjysherit e mi:):)
kane 70vite martese e jane aq te lidhur me nj-tj,si vogliono molto bene:):)
o zot,si kujdeset gjyshi ime x gjyshen,i rrin nate e dit te koka,se e kam te semure:(
i sherben ne max,e ajo vetem ate don prane:):)
mendoj qe kur dashuron me te ver8,dashuria è e pavdekshme,shtohet/rritet dita-dites:):)
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Tani po t'i pergjigjem kesaj teme do thoni ju "po kjo plake eshte" lol
Por do thosha qe me kalimin e kohes dashuria behet me e bukur... cifti njihet me mire. Une per veten time e pranoj qe tani e dua me shume sec e doja me pare... edhe ai ma ben "Me verte? Sme ke dashur shume ne fillim dmth?" lol
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Rritet rritet posi, por ka nje peshore te barabarte edhe lajthitet...
 
Pe: Dashuria rritet me kalimin e viteve

une them se piqet:p me kalimin e kohes...
pra i shtohen shume elemente te tjere te cilat ne fillim nuk jane vene re, si mirenjohja, respekti, llogjika etj..
 
Pe: Dashuria rritet me kalimin e viteve

une them se piqet:p me kalimin e kohes...
pra i shtohen shume elemente te tjere te cilat ne fillim nuk jane vene re, si mirenjohja, respekti, llogjika etj..

mo shum prishet ,, thuhet knej ka ne Soli :p
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Ndoshta trasformohet.... mendoj se njerezit mesojn kuptimin e dashurise ne nje moshe me te pjekur, kur jan te realizuar edhe i japin me shum vlere ndjenjave...
Ne rini jan me shume pasionale edhe egoiste :)
 
Pe: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Sam Shepard dhe Jessica Lange u ndan ne 2010
Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger u ndan ne 2011
Ashton Kutcher dhe Demi Moore kane vajtur ne gjykate per tu ndare..

Hajde shembuj qe na ke dhene Sweety :p :p
 
Pe: Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Ndoshta trasformohet.... mendoj se njerezit mesojn kuptimin e dashurise ne nje moshe me te pjekur, kur jan te realizuar edhe i japin me shum vlere ndjenjave...
Ne rini jan me shume pasionale edhe egoiste :)

Transformohet ne cfare??...E ke degjuar ate fjalen ti : Njeriu ne moshen 70 vjec ja di vleren gjerave,por ama sna ka rastise te degjojme ndonjeri te thote mezi po pres te behem 70 vjec...
 
Titulli: Pe: Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Transformohet ne cfare??...E ke degjuar ate fjalen ti : Njeriu ne moshen 70 vjec ja di vleren gjerave,por ama sna ka rastise te degjojme ndonjeri te thote mezi po pres te behem 70 vjec...

Trasformohet ne nje ndjenje me te bute edhe me te qendrushme :)
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Gjyshja (ndjese paste) ka qene goxha e veshtire. Ishte nder ato femra qe kerkonte perfeksionin ne gjithcka dhe nuk pushonte derisa ta arrinte. I kerkonte vetes gjithnje e me shume dhe kuptohej qe inatosej kur shihte qe i shoqi nuk shqetesohej aq sa ajo. Ne fjalet e saj "ty te rri sahati 12 o plak".

Krejt ne te kundert, gjyshi (ndjese paste) ishte natyre e qete, ne rini te tij kishte levizur/shetitur pothuajse gjithe Evropen, fliste perplot gjuhe te huaja, lozte çiftelise dhe ishte adhurues lulesh/bimesh/pemesh...kopshti i tij gjithnje lulezonte. E vogel ne ato kohe, degjoja me vemendje historite e tij reth luftes se dyte boterore, dhe pershtypjet per kulturat dhe gjuhet e huaja qe mesoi gjate saj. Ne Kosove, tregonte ai, takova nje vajze te bukur. Ish e gjate, e embel, e dashur e me sy te qeshur. Zana quhej tregonte gjyshi nderkohe qe buzeqeshte me kujtimet e vajzes kosovare shtat selvi. Nena, e nevrikosur (sa duket ish pak xheloze edhe se tanime ishin ne 70tat e tyre ngre zerin "pse nuk e more or plak?". Ai qesh perseri, dhe me butesi i pergjigjet "te kisha dhene fjalen ty moj plake".

Nena gjithnje e eger, mos ketu e mos atje, gjyshi thoshte: "E veshtire eshte, por une e kam shok jete. Nuk i thone pak 60 e ca vite". Dashuria perforcohet me kalimin e viteve pasi eshte e shoqeruar me respekt, besim dhe perkushtim. Shok jete e kish gjyshi im nenen ne te mire e ne te keq. ا'do semundje, vuajtje, gezim, hidherim i kaluan bashke...
 
Pe: Dashuria rritet me kalimin e viteve

O rritet o fiket fare
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Tani po t'i pergjigjem kesaj teme do thoni ju "po kjo plake eshte" lol
Por do thosha qe me kalimin e kohes dashuria behet me e bukur... cifti njihet me mire. Une per veten time e pranoj qe tani e dua me shume sec e doja me pare... edhe ai ma ben "Me verte? Sme ke dashur shume ne fillim dmth?" lol

Mbase ka te bej dhe fakti qe me kalimin e viteve dhe njeriu maturohet. Po ashtu aq kohe sa ecen ne nje drejtim me nje njeri, i cili ploteson kerkesat e idealet e tua te jetes, te ofron ate qe pret nga ai ( spo ndaloj tek materjalja, por thjesht tek gezimi jetes sic jane femijet, ose tek qetesia shpirterore qe ke nje baze ku te mbeshtesesh koken), nuk ke si mos kesh ndjenja per te.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Mbase ka te bej dhe fakti qe me kalimin e viteve dhe njeriu maturizohet. Po ashtu aq kohe sa ecen ne nje drejtim me nje njeri, i cili ploteson kerkesat e idealet e tua te jetes, te ofron ate qe pret nga ai ( spo ndaloj tek materjalja, por thjesht tek gezimi jetes sic jane femijet, ose tek qetesia shpirterore qe ke nje baze ku te mbeshtesesh koken), nuk ke si mos kesh ndjenja per te.

Maturizohet esht shum e rende ..... :D

Maturohet do thoje.....ose piqet :p
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Dashuria eshte ajo e viteve te para pasioni e cdo gje .Me pas mendoj se ska me dashuri te vertete thjesht dashuria trasformohet ne dicka qe don persh affeto i thot italioni spo di si me e shpjegu ne shqip .Me pak llafe Nuk eshte se nuk e don por jo dashuri eshte pelqim eshte ves qe je mesuar .Si puna qenit qe e ke dashuron ne fillim me kalimin e viteve se don me si me pare kur rritet por je mesuar eshte pjes e jetes tate .
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

mund edhe te qendroje konstante
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Mendoj qe transformohet nuk rritet, Vetem dicka mund te ndryshoi me kalimin e viteve qe njohin me mir njeri-tjetrin mbas 30-40 vitesh bashk nuk normale qe nuk egziston me ajo deshira per s*** te behet gruaja si "Moter" :p
 
Titulli: Dashuria rritet me kalimin e viteve

Plotesohet!
 
Titulli: Pe: Dashuria rritet me kalimin e viteve

une them se piqet:p me kalimin e kohes...
pra i shtohen shume elemente te tjere te cilat ne fillim nuk jane vene re, si mirenjohja, respekti, llogjika etj..

Mua me pelqeu Elushja ne menyren si eshte shprehur e ka treguar historine e gjysherve te saj,disi keshtu me kujton e gjysherit e mi dikur :) dhe shpreh te njejtin mendim me Soul :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top