Dashuria në familje, mënyra më e mirë për edukimin e fëmijë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Dashuria në familje, mënyra më e mirë për edukimin e fëmijë

Prindërit duhet të shfrytëzojnë kohën e lirë të cilën e kalojnë në shtëpi për t'u treguar fëmijëve dashuri dhe dhembshuri. Një nga mënyrat është që edhe punët rutine shtëpiake janë një rast i cili duhet shfrytëzuar për të krijuar lidhje sa më të mira me fëmijët.

Specialistët theksojnë se fëmijët i marrin njohuritë e përgjithshme mbi lidhjet shoqërore nga nëna dhe babai dhe vihet re se të gjithë ata fëmijë të cilët duhen në shtëpi mësojnë ta ndajnë këtë dashuri edhe me të tjerët gjatë jetës së tyre.

Prindërit duhet të kenë shumë kujdes në shfaqjen e dashurisë e dhembshurisë fizike edhe ndaj fëmijëve më të mëdhenj ndërkohë që në shtëpi është shtuar edhe një anëtar tjetër i ri dhe për këtë shkak të gjitha ledhatimet e prindit tërhiqen nga fëmija më i vogël.

Psikologët vënë në dukje rëndësinë e madhe që ka për fëmijët koha e kaluar bashkë me prindërit e tyre dhe këta të fundit duhet ta shfaqin shprehimisht dashurinë që kanë ndaj fëmijëe të tyre. Prindërit nuk duhet të bëjnë dallime në kalimin e kohës së lirë ndërmjet fëmijëve, duhettë shfrytëzojnë më së miri cdo moment të kaluar bashkë p.sh. mund te ndiheni shumë të lidhur me njëri tjetrin edhe kur jeni duke lexuar një libër apo edhe duke bërë punë shtëpie.

Psikologët e kësaj moshe delikate vënë re që problemet më të thjeshta në zgjidhje I përkasin atij grupi fëmijësh prindërit e të cilëve u kanë kushtuar kohë dhe rëndësi edukimit një më një dhe kanë qënë të rregullt në ndarjen e kohës ndërmjet fëmijëve. Gjithashtu, psikologët përcaktojnë që edhe mbajtja e kontakteve te rregullta me anë të telefonit qoftë edhe emailit, për ata fëmijë të cilët nuk kanë mundësit t'i shohin prindërit cdo ditë, ka një ndikim mjaft pozitiv sepse fëmija megjithë mungesën e një prindi e ndjen veten mes një famlijeje që e do dhe përkujdeset për të. ,

Këshilla për prindërit:

• Bëjani të ditur që jeni të interesuar për ta duke I bërë vazhdimisht pyetje mbi detyrat e shtëpisë, shkollën apo projekte të tjera.

• Ndani me fëmijët tuaj emocionet që ata provojnë gjatë kohës që kalojnë në natyre, apo duke luajtur me rërë apo lojra të tjera në ajër të pastër.

• Mësojani më anë të sjelljeve tuaja mënyrën se si duhet të ruajë dhe të kujdeset për marrëdhëniet shoqërore duke jupatur ju si shembullin e tij kryesor.

• Silluni me dashuri dhe respect ndaj bashkëshortit tuaj në mënyrë që të bëheni një guidë e mirë për fëmijën tuaj kur ai të rritet.

• Tregojini që jeni sensibël ndaj ndjenjave të tij duke I dhënë kohë për ta dëgjuar.

• Fëmija mëson nga ju në cdo moment kështu që duhet të ndani një kohë të posacme cdo javë që ta kaloni bashkë si familje.

• Dëfrehuni duke kalur kohë bashkë më familjen, gjatë kohës së mëngjesit të ditës së dielë, duke I dhënë bashkë bicikletës ne natyrë apo edhe duke luajtur mbasditeve lojra tavoline.
Nga: Ada Hajnaj​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top