DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Kosovari

Koha
DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tre gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”
Allahu i madhëruar thotë:


“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë.” po ashtu thotë:


“Dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë”

Ky është një hadith madhështor, është themel prej themeleve të Islamit. Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, thonë: Kuptimi i fjalës“ëmbëlsia e imanit” është kënaqësia që ndien besimtari gjatë kryerjes së punëve të mira dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu dhe i Dërguari të kënaqur duke i dhënë përparësi tërë kësaj ndaj të mirave të kësaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut të madhëruar shprehet duke zbatuar urdhrat dhe duke mos e kundërshtuar. Në të njëjtën mënyrë realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të.

Kadi Ijadi thotë: “Ky hadith ka të njëjtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili është i kënaqur që zot i tij të jetë Allahu, fe e tij Islami dhe pejgamber i tij Muhamedi” për arsye se dashuria ndaj Allahut, Pejgamberit si dhe dashuria ndaj myslimanit dhe urrejtja e mosbesimit nuk janë të vërteta përpos tek ai që ka bindje të fortë, i qetësohet me të shpirti, i zgjerohet gjoksi, e imani përzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky është ai i cili shijon ëmbëlsinë e imanit.”

Nëse njeriu mediton do vërejë se të gjitha dhuntitë që i posedon janë nga Allahu, Ai është Dhuruesi i tij, Ai e krijoi nga asgjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pasurinë dhe autoritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtë që ka edhe cilësi tjera të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon dashurinë e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e do Allahu dhe ta urrejë atë që e urren Allahu. Allahu i madhëruar thotë:

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Asnjëri nuk ka besuar përderisa pasionet e tij të ndjekin atë me të cilën jam dërguar.

Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në përputhje me atë dashuri dhe urrejtje.

Dashuria ndaj Allahut ndahet në dysh: farz (e detyruar) dhe mustehab (e preferuar)

Dashuria e detyruar është ajo dashuri e cila nxit zbatimin e urdhrave të Allahut, mos rënien në mëkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat duke bërë një vepër të ndaluar apo duke kjo është për shkak cungimit të dashurisë së tij ndaj Allahut, për arsye se i jep përparësi epshit të tij. Cungimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfrenuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon shkujdesin (gafle) që si rrjedhojë sjell rritjen e shpresës mbi frikën e mëkatit apo vazhdon me shpresë derisa të bëjë mëkat. Për këtë të fundit aludon hadithi i Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“Nuk është besimtar zinaqari në kohën kur bën zina”

Dashuria e preferuar është ndjekja e vazhdueshme e veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, zakonisht janë të rrallë.

Thëniet profetike vërtetojnë se dashuria ndaj Allahut është faktor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u përgjigj: Nuk kam përgatitur shumë namaz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do”

Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut i madhëruar është zbatimi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj që pretendojnë disa mëkatarë se gjoja e duan Allahun e nga ana tjetër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu i madhëruar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë.”

Imam Shafiu thuri këto vargje:

Kundërshton Zotin e pastaj deklaron dashuri ndaj Tij?!

Ky është absurditet i qartë për atë që logjikon.

Sikur dashuria jote të ishte e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai që do ndonjërin edhe e dëgjon!


EbuJa’kubNehrexhurij ka thënë: Çdonjëri i cili pretendon se e do Allahun kurse punët e tij nuk përkojnë me urdhrat e Allahut, pretendimi i tij është i kotë. Çdonjëri që mendon se e do Allahun dhe nuk i frikohet Atij, ai është i mashtruar.

JahjaibënMuadhi ka thënë: Nuk është i sinqertë ai që pretendon se e do Allahun dhe nuk i respekton kufijtë e Tij.

Ruvejmi u pyet për dashurinë dhe tha: dashuria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.

O Allah, bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se vetët tona, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!

O Allah, pastroi zemrat tona nga varësia e ndokujt tjetër përveç Teje dhe na bën prej atyre që i do dhe të duan!



“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij

Përktheu: AgimBekiri



Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

Ali Imran – 31

Bekare – 165

Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14

Nisa – 65

Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem

Transmeton IbënMaxhe

Fet-hulBari 1/61

Transmeton Buhariu

Ali Imran – 31
Albislam
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top