Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dashuria e Pakushtëzuar

Dashuri e Pakushtëzuar

Kur ishe 1 vjeqar/e, ajo të ushqente dhe të pastronte ty.
Ti e faleminderoje duke qarë gjithë natën.

Kur ishe 2 vjeqar/e, ajo të mësonte se si të ecësh.
Ti e faleminderoje duke ikur nga ajo kur të thërriste.

Kur ishe 3 vjeqar/e, ajo të përgadiste ushqimet me shumë dashuri.
Ti e faleminderoje duke e hedhur pjatën në tokë.

Kur ishe 4 vjeqar/e, ajo t'i jepte shkumsat me ngjyrë.
Ti e faleminderoje duke vizatuar në tavolinën e ngrënjes.

Kur ishe 5 vjeqar/e, ajo të vishte për fundjavë me rroba të reja.
Ti e faleminderoje duke u hedhur me to në pirg balte.

Kur ishe 6 vjeqar/e, ajo të dërgonte në shkollë.
Ti e faleminderoje duke ulëritur "NUK DUA Tث SHKOJث!"

Kur ishe 7 vjeqar/e, ajo ta bleu një top.
Ti e faleminderoje duke e hedhur në dritaret e fqinjëve.

Kur ishe 8 vjeqar/e, ajo të bleu akullore.
Ti e faleminderoje duke pikuar me të gjithë rrobat.

Kur ishe 9 vjeqar/e, ajo t'i pagoi ushtrimet për piano.
Ti e faleminderoje duke mos bërë praktikë kurrë.

Kur ishe 10 vjeqar/e, ajo të voziste në gjithë qytetin, nga loja e futbollit në gjimnastikë nga një ditëlindje në tjetrën.
Ti e faleminderoje duke kërcyer nga makina dhe duke mos shikuar fare prapa apo ta përshëndesje.

Kur ishe 11 vjeqar/e, ajo të dërgonte me shokë e shoqe në kinema.
Ti e faleminderoje duke kërkuar nga ajo që të mos ulet në një rresht me shoqërinë tënde.

Kur ishe 12 vjeqar/e, ajo të paralajmronte që mos t'i shikoje disa emisione.
Ti e faleminderoje në atë mënyrë që i shikoje posa ajo dilte nga shtëpia.

Kur ishe 13 vjeqar/e, ajo të thoshte që duhet t'i prisje flokët.
Ti e faleminderoje duke i thënë se ske shije.

Kur ishe 14 vjeqar/e, ajo ta paguante gjithë muajin në kampin veror.
Ti e faleminderoje duke mos ja dërguar asnjë letër.

Kur ishe 15 vjeqar/e, ajo kthehej nga puna dhe t'a kërkonte një përqafim.
Ti e faleminderoje duke e mbyllur me çelës dhoëmn tënde.

Kur ishe 16 vjeqar/e, ajo të mësonte se si të vozisje me makinën e saj.
Ti e faleminderoje duke e marrë makinën pa lejën e saj.

Kur ishe 17 vjeqar/e, ajo priste një thelefonatë të rëndësishme.
Ti e faleminderoje duke qëndruar në telefon gjithë natën.

Kur ishe 18 vjeqar/e, ajo qante gjerisa të përcillte për mbrëmjen tënde të maturës.
Ti e faleminderoje duke u argëtuar atje deri në mëngjes.

Kur ishe 19 vjeqar/e, ajo ta pagoi kolegjin, të dërgonte në kamp, t'i barte qantat.
Ti e faleminderoje duke i thënë Mirë u pafshim jashtë konviktit në mënyrë që mos të turpëroheshe para shoqërisë!

Kur ishe 20 vjeqar/e, ajo të pyeste se a je duke u takuar me ndonjë
Ti e faleminderoje duke i'u përgjigjur "S'është punë e jotja"

Kur ishe 21 vjeqar/e, ajo t'i sygjeronte disa profesione për të ardhmen.
Ti e faleminderoje duke i thënë që "Nuk dua të bëhem si ti"

Kur ishe 22 vjeqar/e, ajo të përqafonte gjatë diplomimit në kolegj.
Ti e faleminderoje duke e pyetur se nëse do ta paguante një udhëtim për Europë.

Kur ishe 23 vjeqar/e, ajo të bleu orendi për apartamentin tënd të parë.
Ti e faleminderoje duke i thënë shokëve që të kishte sjellur gjëra të shëmtuara.

Kur ishe 24 vjeqar/e, ajo takoi të fejuarën/in tuaj dhe ju pyeti se cilat janë planet e juaja për të ardhmen.
Ti e faleminderoje duke i thënë, "Nënë... Të lutem"

Kur ishe 25 vjeqar/e, ajo të ndihmoji në pagesën e darsmës, dhe qajti dhe të tregoi se sa shumë të donte.
Ti e faleminderoje duke ikur mijëra milje larg shtetit.

Kur ishe 30 vjeqar/e, ajo të telefonoi të ti japte ca këshilla për beben.
Ti e faleminderoje duke i thënë, "Gjërat kanë ndryshuar tani."

Kur ishe 40 vjeqar/e, ajo të telefonoi që të shkonit në ditëlindjen e një të afërmi.
Ti e faleminderoje duke i thënë. "Jam i zënë për momentin"

Kur ishe 50 vjeqar/e, ajo u sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmën tënde.
Ti e faleminderoje duke i thënë se prindërit gjithmonë bëhen barrë për fëmijët e tyre.

Dhe më pas, ajo vdes. Dhe gjithqka që nuk e ke bërë për të shkatërrohet si një rrufe.

ZEMRA JOTE.

Nëse ajo ende është gjallë, kurrë mos harro ta duash atë më shumë se këdo tjetër. E nëse nuk është, kujtoje Dashurinë e Pakushtëzuar që ajo ta ka dhënë.

Dhe pasoje atë...​
 
ma rrenqethe mishin
mami im ben akoma me shume per mua........s'e le vetem asnjehere!
 
mami te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
 
ky TIja paska qen i pashpirt fare........
 
Pe: Dashuria e Pakushtëzuar

Shume e bukur dhe domethenese....
 
Pe: Dashuria e Pakushtëzuar

Me rrengjethi mishin ..shum e vertet :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back