Dashuria e Hektorit dhe Andromakës, frymëzuese edhe pas kaq shekujsh

Monique

With or Without u
hekt-696x522.jpg

Jo shumë nga çiftet mitologjike, qofshin perëndi apo të vdekshëm, ishin gjithmonë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Por midis heronjve të luftës së Trojës, është njëri nga trimat heroik që shquhej edhe me këtë virtyt. Ishte pikërisht trojani Hektor, ai i cili i mbeti besnik përjetë Andromakës, e cila vazhdoi edhe pas vdekjes së tij ta adhuronte.

Për ndryshim prej Helenës së bukur, që pasi u rrëmbye nga Paridi, vëllai i Hektorit, nuk ndjeu keqardhje për të shoqin, Menelaun, apo Klitemnestrës e cila pasi iu kthye i shoqi Agamemnoni, nga lufta, pa e paralajmëruar, urdhëroi të dashurin që ta vriste atë, apo edhe vetë Odisesë që përkundër Penelopës besnike, kalon shumë vite me gra të ndryshme, para se të kthehet pranë saj, Hektori dhe Andromaka përfaqësojnë tjeterlloj çifti.

As Hektori dhe Andromaka nuk e donin luftën e Trojës, por përkundër kësaj, janë ndër ata që pësuan më së keqi prej luftës.
Sa për rikujtim, Hektori është djali më i madh i Priamit, mbretit të Trojës, dhe i Hekubës. Kur Paridi rrëmbeu Helenën, Hektori parashikoi pasojat e një veprimi të tillë dhe u zemërua me të vëllain.
Ai bëhet prijësi i ushtrisë dhe drejton luftimet kundër grekëve. Vetëm ai, aq i fortë dhe aq i shpejtë sa ishte, qe i vetmi që mund ta përballonte grekun Akil. Por nuk mundi dot ta pengoj Akilin të vrasë babanë e Andromakës dhe të rrënojë Tebën, mbret i së cilës ishte.
Andromaka detyrohet atëherë t’i kërkojë të shoqit të hakmerret për babanë e saj. Megjithatë, kur Hektori, gjatë vitit të fundit të luftës, thërret në dyluftim Akilin, Andromaka i lutet tërë përgjërim të mos ndeshet me grekun e tërbuar.
Shenjat e mynxyrshme i parathonë Hektorit se luftimi i tij do të përfundonte keq, por nderi prej ushtari nuk e lë të tërhiqet pas mureve të trasha të Trojës. Dhe vjen skena pikëlluese e lamtumirës midis Hektorit dhe Andromakës, ndërsa kjo e fundit mban në dorë djalin e tyre , Astianaksin. Andromaka, nga muri rrethues i qytetit, sheh skenën e tmerrshme: Akili ndjek të shoqin përgjatë mureve të qytetit, e vret dhe e lidh pas koçisë së tij për ta tërhequr zvarrë.

Fatkeqësitë e Andromakës vetëm sa kanë filluar. Pak kohë pas vdekjes së Hektorit, e ndjekur nga ajo e Akilit, të cilin Paridi e vret me një shigjetë, Troja ra; banorët që mbijetuan bien në skllavëri. Andromaka rrëmbehet nga djali i Akilit, Neoptolomeu. Para se të lërë Trojën, Neoptolomeu vret Astianaksin për të fshirë kujtimin e babait të tij.

Skllave e Neoptolomeut, Andromaka i fal atij tre fëmijë, ndër të cilët Pergamon, me të cilin do të niset për të themeluar qytetin e Pergamos, në Misi. Pak më vonë, Neoptolomeu martohet me Hermionën, vajzën e Menelaut dhe Helenës. Xheloze për skllaven e të shoqit, Hermiona do ta vrasë atë dhe fëmijët e saj, gjatë një mungese të Neoptolomeut. Jeta e tyre shpëtohet falë ndërhyrjes së Peleut, babai i Akilit dhe gjyshi i Neoptolomeut.

Andromaka, e shënjuar nga tërë ato vuajtje, admirohet në mënyrë të veçantë nga grekët, ashtu si edhe i shoqi, Hektori guximtar.
Në qytetin e Pergamos, të themeluar nga djali i saj, ajo nderohet si një perëndeshë. Paraqitje të shumta të “lamtumirave të luftëtarit”, që gjenden në historitë e artit, ilustrojë vuajtjet e ndarjes së bashkëshortëve.

*Shkëputur nga “Mitet më të famshme të lashtësisë” /
 
Attachments

  • hekt-696x522.jpg
    hekt-696x522.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0

Me pas Andromaka martohet me Helenus(vellain e Hektorit) dhe linden nje djale Kestrinin. Ky i fundit terbohet kur Mollosi gjysem vellai( i biri i Andromakes dhe Neoptolemit/djali i Akilit) vihet ne fron si mbret i epirit.
Gjithsesi rajoni i quajtur Camania( Cameria) ne antikitet njihej nje pjese e saj dhe si Kestrine, emertim prej birit te Andromakes.

Sherri ne cameri ka filluar qe ne lashtesi.
 
Attachments

  • hekt-696x522.jpg
    hekt-696x522.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0
  • hekt-696x522.jpg
    hekt-696x522.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top