Dashuria dhe obsesioni dy gjëra të ndryshme, dallimi mes tyre për të mos dëmtuar veten

Obsesioni është i pashëndetshëm për mendjen tuaj, prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin në mënyrë që të mos e lejoni vetën të mendoni se është dashuri. Dashuria po që është e bukur, kur më në fund keni gjetur dikë që iu bënë të ndjeheni të lumtur, që iu dhuron dashuri dhe mund të ndani gjithçka me ta.
Zakonisht, në një lidhje, ose do të keni ndjenja për partnerin ose jo. Nëse nuk funksionon, zakonisht ka të bëjë me faktin se nuk ka shkëndijë mes jush. Nëse funksionon, atëherë ka mundësi të bëhet një lidhje e shëndetshme. Por është e rëndësishme të dini se ndjenjat tuaja mund të jenë dashuri ose obsesion.
Kur takoni dikë dhe keni pritshmëri se ata do të bëhen dikush që pa të nuk mund të jetoni. Mirëpo kjo nuk është çfarë duhet të kërkoni. Nëse dikush ju bombardon me dashuri, duke ju dhënë afeksion dhe dhurata gjithë kohën që në fillim të lidhjes, kjo është shenjë e manipulimit, sepse ai person do të ju bëjë të mendoni se ju duan dhe më pas do të ndryshojnë pasi ju të lidheni me të.
Nuk është mirë që të mos i lini hapësirë partnerit në fazat e para. Kjo është shenjë e obsesionit. Sipas psikologëve, pasioni obsesiv është më i rrezikshëm për lidhjen sesa mungesa e plotë e pasionit.
Nëse dikush ju do, do t’ju besojë dhe do t’ju japë hapësirë. Ndërsa personat që janë të varur nga dashuria, e kanë problem t’ju lënë vetëm, sepse janë posesivë dhe xhelozë.
Ata nuk do ta pëlqejnë idenë që ju të ecni para si person dhe të jeni të pavarur, sepse do të mendojë se do të takoni dikë më të mirë.
Një mënyrë që duhet të dalloni nëse partneri është i dashuruar apo obsesiv, është që të shikoni se në çfarë pike kohore qëndron lidhja me ta, dhe a po përshtatet apo jo.
Në fillim të çdo lidhje ju do të jeni të entuziazmuar, por nëse kalojnë muaj dhe ju jeni akoma të shpërqendruar nga puna, injoroni miqtë, familjen dhe pasionet për partnerin, nuk është shenjë e një lidhjeje të shëndetshme.
Nëse filloni të keni shumë prioritet partnerin në krahasim me gjithçka që ju ka bërë të lumtur më parë, është shenjë që diçka nuk është në rregull.

Dashuria obsesive, pse është kaq e dëmshme?

Dashuria mund të jetë një ndjenjë euforike. Kur personi tjetër nuk ta kthen ndjesinë, kjo ndonjëherë mund të jetë shkatërrimtare. Ka shumë njerëz që e kanë përjetuar dhimbjen e zemrës së thyer. Dashuria obsesive i merr këto emocione më tej, duke bërë që personi të fiksohet tek partneri dhe duke e parë si objekt që e ka në posedim!
Profesionistët e shëndetit mendor, nuk e njohin shkencërisht termin për dashurinë obsesive, pra kjo nuk është e shënuar në Manualin Diagnostikues dhe Manualin e Çrregullimeve Mendore.
Sidoqoftë, dashuria obsesive mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundje tjetër mendore! Nëse personi që përjeton ndjenja të dashurisë obsesive nuk merr trajtim për simptomat e përgjithshme, ai person mund të rezultojë edhe të bëhet i dhunshëm.
Simptomat e dashurisë obsesive ndryshojnë në varësi të arsyes së obsesionit. Në përgjithësi disa shenja të dashurisë obsesive janë:
Përpjekje ekstreme për ta kontrolluar tjetrin
Kërcënimi i partnerit, nëse përpiqet të largohet
Refuzimi i ndonjë ‘kufijve’ që i cakton partneri

Dallimi në mes të qenit i/e dashuruar dhe të dashuruarit dikë!
Kur është fjala për emocionet dhe ndjenjat gjithmonë është e vështirë të jepen mendime përfundimtare. Qeniet njerëzore janë shumë të komplikuara. Dashuria e vërtetë nuk ndodh menjëherë, është një proces gjithnjë në rritje. Ajo zhvillohet pasi kalon shumë ulje-ngritje, momente të mira dhe të këqija, lot e buzëqeshje.
Të duash dikë dhe të biesh në dashuri me dikë janë dy gjëra të ndryshme, edhe pse ato mund të duken si ndjenja të ngjashme. Sidoqoftë, ekzistojnë disa dallime të rëndësishme që e bëjnë dallimin qartazi në mes dashurisë dhe dikujt që bie në dashuri me dikë:
Të qenit i dashuruar me dikë mund të priret nga pasioni, posedimi dhe obsesioni. Dashuria për dikë, nga ana tjetër, shkon përtej pranisë fizike. Është nxitje, motiv dhe frymëzim për njëri-tjetrin.
Ja disa pika që e bëjnë dallimin:
Dashuria e dikujt është një zgjedhje
Të biesh në dashuri me dikë është shpesh gjë e pavullnetshme. Megjithatë, kur e doni dikë, duhet të bëni përpjekje për ta mbajtur lidhjen të fortë dhe për të mbajtur marrëdhënien në rrugën e duhur. Kur bini në dashuri, nuk keni zgjedhje. Ju mund të bini në dashuri me dikë që nuk e keni pritur kurrë.
Të duash do të thotë të vendosësh partnerin në rend të parë
Nëse e doni dikë, gjithmonë vendosni atë së pari, luftoni për të dhe e doni më të mirën për të. Kur je në dashuri me dikë, ti je në gjendje të sakrifikosh në mënyrë të pandërgjegjshme për ta ndihmuar atë. Ju jeni pjesë e fenomenit që Unik e quajmë dashuri.
Dashuria është përgjithmonë
Ne duam shumë njerëz në jetën tonë. Ne do të takojmë shumë njerëz të mirë dhe të këqinj. Disa prej tyre mund të zhduken. Megjithatë, personi që është më të vërtetë në dashuri me ty do të mbetet i tillë përgjithmonë. Të jesh në dashuri me dikë do të thotë të gjesh lumturinë në mënyrë të pavetëdijshme.
Të duash do të thotë të duash lumturinë e tij/saj
Nuk mund të prisni të jeni në dashuri me dikë dhe të bëheni “kujdestar” për të. Ju duhet ta lini të lirë, sepse dashuria mbi të gjitha ndërtohet në mirëbesim. Ju do të jeni në gjendje të sakrifikoni lumturinë tuaj për hir të dashurisë suaj.
Dashuria është thelbësore
Sigurisht, njerëzit që janë gjithmonë në ngut kanë një shans të madh të dështojnë edhe para se të arrijnë qëllimin e tyre. Megjithatë, nëse jeni në dashuri kjo do të thotë që ju tashmë e kuptoni konceptin e një dashurie të vërtetë, të qëndrueshme. Kjo kërkon shumë “ushqim”, përpjekje, sakrifica dhe punë të vështirë. Në të njëjtën kohë, ju do të gëzoni ndërtimin e një lidhje të fortë, duke përdorur efekte pozitive të dridhjeve me frekuencë të lartë dhe emocioneve pozitive që janë produkt i pastër i dashurisë së pastër.
Në dashuri çdo gjë është e përbashkët!
Të jesh në dashuri gjithashtu do të thotë të jesh në partneritet. Nuk ka më “tuajën” dhe “tënden”, por tonat. Ju do të mësoni të ndani jo vetëm emocionet. Kur të dy shpirtrat bashkohen për t’u bërë një ju keni arritur unitetin në dashuri.


/Psikologjia
 
Shfaqja e sjelljes obsesive rrjedh kryesisht nga mungesa e sigurisë dhe vetëvlerësimit nga njëra palë. Nga ana tjetër, përvetësimi/posedimi, eliminon plotësisht lirinë e partnerit dhe të kufizon në të gjitha llojet e veprimeve, diçka që nuk duhet lejuar në asnjë lloj marrëdhënie. Dashuria duhet të jetë e shëndetshme në çdo kohë dhe fundi i saj duhet të jetë zhvillimi i përbashkët, për të gjetur mirëqenie, së bashku me lumturinë. Ndaj, së pari duhet ta duam veten, që të jemi në gjendje të duam partnerin.
Megjithatë është një fije e hollë mes këtyre dy termeve, nga që të dyja fillojnë me përkushtim e veprime nga më të bukurat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top