DASH: Shqipëria, vend tranziti dhe destinacioni për drogat.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
DASH: Shqipëria, vend tranziti dhe destinacioni për drogat. ثshtë rritur prodhimi i kanabisit.



Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për krimin dhe narkotikët. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se jemi vend tranziti dhe destinacioni për kanabisin, heroinën dhe kokainën.

“Shqipëria është një vend burimi për kanabisin që shkon në vendet anëtare të BE,” thuhet në raport.

DASH thekson se pas dy vitesh ulje, është rritur sërish prodhimi i kanabisit në vend.

“Rritja drastike e marijuanës së kapur- 175 përqind në krahasim me vitin 2011- tregon se ka një rritje të prodhimit vendas pas një tendence në ulje për dy vite,” thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria nuk mban statistika për përdorimin e drogës, por konsumi i drogave, përveç marijuanës, nuk duket i zakonshëm.

Në raport theksohet se pavarësisht se janë rritur sasitë e drogës së kapur, për shkak të burokracive dhe gjyqësorit të dobët ka pak dënime.








​gazetatema.net
 
Back
Top