Dasfidanja...

sepse

Anëtar i ri
"Thelle ne detin e se tashmes..."

Nje hap, dhe bota eshte kaq larg...
nje cast, dhe ti nuk mundesh me te kthehesh pas...
nje lutje, e nderton nje varke...
por kjo dallge e trishtuar, pa shprese, mundet dhe te vrase...

Degjoj ditet qe qeshin...
sic qeshe ti me to dikur...
shikoj netet se cfare veshin...
a te kujtohet kur u the; kurr...

E sot, ti kendon melodine e se shkuares...
thelle ne detin e se tashmes,
po kerkon rikthimin e te harruares...
atje nen dallge, po ndjen peshen e se ardhmes....

D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Cfare te bej me shpirtin tim...?


Cfare te bej me shpirtin tim...
pazar, vec per disa deshira...

Cfare te bej me shpirtin tim...
drite, per te pare ku eshte e mira...

Cfare te bej me shpirtin tim...
rremuje, per tu lehtesuar pak diteve te veshtira...

Cfate te bej me shpirtin tim...
me thuaj, mos me ler ketu te vuaj ne mjerim...

D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Kater stinet..."

Ju luta zotit t'me bente shi... Pranvera...
dhe per ty e putha token...

Diellin thirra, jete te dha... Vera...
dhe ti buzeqeshe...

Por era ndjenja s'kishte... Vjeshta...
dhe hena ra m'bi ne...

Atehere qielli uleriu...
dhe fajtoret i ndeshkoi... Dimri...

D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

"Yakamoz...

Dielli shkoi...
muzg i qete u kthye...
trishtim i lules lehte me perqafoi...
ndersa i qeshur e shihja nen yje...

E ndjeva heshtjen e saj...
ja preka vetmin ne faqe...
kur flutur e frikesuar i kaloj prane...
ne kerkim te drites, qe te gjente paqe...

Krijesa shkoi tutje...
lutjen lules ja braktisi...
te zbrazur, ne u gjendem ne perhumbje...
dhe qame, uleritem pa meshire, saqe klithma terrin krisi...


D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Urime per poezite e ndjeshme! mondsha
 
Titulli: Dasfidanja...

I vetem...."

Ka kohe qe jam k'tu i vetem...
i harruar nga cdo zemer qe rreh...
frikesohem sa here marr fryme...
sepse ndjej se jam akoma gjalle...
por i varrosur me te shkuaren...
nga nje e tashme e erret...


D.....


Pershendetje mondsha...!
 
Titulli: Dasfidanja...

Vrapo miku im...."

Vrapo miku im...
e mos me prit...
por buzeqeshi fatit...
se shpirtin nuk e merr e fundmja...

Vrapo miku im...
e mos u ndal...
se vdekja eshte nje trill i vjeter...
jeta eshte e verteta...

Vrapo miku im...
se ditet po te presin...
netet te therrasin...
fatin ke aty...

Miku im, rruga gjendet ne zemer...
eshte ajo c'ka pasqyrojne syte...
eshte ajo cfare kemba shkel...
ajo eshte rruga miku im...

Lere lirin tet udheheqe...
kur te hasesh ne roberi...
ngrije shpaten lart...
dhe thirr; liri...

Vrapo miku im...
ti per k'te ke lindur...
malet, detet, shkretetirat, pyjet, te gjithe te duan...
e kane lexuar qellimin tend...

Vrapo...
e mos me thuaj lamtumire...
un do jem ketu...
ne do kthehesh nje dite...


D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Vec zotit, askush nuk mundet te me gjykoje..."


Kush jeni ju, qe me gjykoni...
cfare dini ju, qe po m'denoni...
mos valle dhe ju, si te tjeret po harroni...
se kush jeni, se nga erdhet, e se ku po shkoni...

E cfare eshte me i drejte se shiu kur b'ie...
cfare eshte me e paster se nje buzeqeshje femije...
cka eshte me vendimtare se nje rrufe ne pyje...
cka eshte nje ligj i juaji, perpara nje deshmie...

E sot un jam ketu, perpara jush, per t'iu degjuar...
por ketu nuk po flet kurkush, per t'me thene pse jam denuar...
por un po pres, po pres i nderuar...
te me thoni se perse do vdes, apo e keni harruar...


D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Nuk dua me te shkruaj...

Nuk dua me te shkruaj per asgje...
se jeta dhe vdekja nuk ndalen...
qetesia nuk gjendet as ne fund te detit...
dhe poema eshte thjesht nje hallke me shume...

Nuk dua me te shkruaj...
se dashuria lexon vec syte...
e syte vec yjet shohin...
shtrire lendinave neteve te gjata...

Nuk do shkruaj me kurre...
gjersa i verbri te shohe perendimin...
valet qe ndjekin njera tjetren...
e delfinet qe ndjekin valet...

.................
............
.............
.......................

Mos u merzit miku im...
se do shkruash perseri...
kur bota tet lodhe me mendjemadhesine e saj...
e kur te dashurit e tu tet tradhetojne...


D.....
 
Titulli: Dasfidanja...

Nuk ikja pa te lexuar, sepse. Ndjehem mire ne sofren tende, ngrohte, mes te ftohtit te jashtem. Urime!
 
Titulli: Dasfidanja...

Te shkoka kjo teme Sepse te shkoka goxha shume

Po dija per faleminderit Mondshes qe hyra ketu, ai me "terhoqi" :)

Urime mik !
 
Titulli: Dasfidanja...

Mirela, njeriut i shkojne shume gjera, por ai nuk e din kete, te kuptosh qarte ate c'ka ke shkruar per nje kohe te gjate, vendos te mos shkruash me kurre, sepse kalon ne nje tjeter gjendje, dhe nuk shkruan me, por prek dhe jeton plotesisht ato qe ke shkruar, po, ja di vertete per faleminderit mondshes qe me solli nje mikeshe per te degjuar thirrjet e mija "poezite", dhe ndoshta ke degjuar dic, sepse si duket ti mendon qe me shkon shume kjo teme, dhe kjo me ben te mendoj se dikush ka degjuar dicka.

Mondsha, mik, poemat me pelqejne se i kuptoj, por sa me shume ti kuptosh, aq me shume shtyhesh per te mos shkruar me kurre, por gjithsesi, eshte bukur te lexosh apo ta shkruash nje poeme.

Faleminderit qe urdheruat ne kete teme, dhe shpresoj qe te urdheroni perseri, sepse nje bisede mes miqsh, vlen me shume se qindra poema.
 
Titulli: Dasfidanja...

Dhe nje tjeter here......

U shkund, u kris, u therrmua kulm i heshtjes
kur castet kumtuan te bardhat flete...
zemrat u drodhen, u zgjuan, ndjenjat nisen te deshmojne
per endrren qe diellin e mengjesit fshehu....

Dyshimet u shthuren prej dores qe thur
foshnjat mberriten, e portat u hapen....
natyra celi perseri
nje tjeter shteg ju perul njerezimit...

Pyjet hodhen shtat, u ngriten qiellit
prej te lires fryme njerezore...
zbriten detet, brigjet perqafuan
per hir te zemrave qe ndjejne...

Harmonia gjithkund degjohet
dhe njehere melodi e saj po luhet...
duart u shtrine, dhe shtrenguan njera tjetren
pas nje pritje te gjate...


D.....
 
Sergei Esenin

VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE


**

Mos më shani. Kështu erdhi puna!
S’di me fjalën të bëj tregti.
Po e ndjej të rënduar si shumë
Këtë kokë me leshrat flori.

Fshati s’më tërheq. Ca më tepër,
As qyteti s’më josh...Mori fund:
Do flak tutje gjithçka, do lë mjekër,
Si rrugaç do të bredh nga të mund!

Do hedh torbën në sup përngaherë
Dhe për vjersha më kokën s’do çaj;
Ku ka këngë mbi këngën e erës,
Që harbon nëpër fushën pa skaj!

Erë rrepkash do qelbem e qepësh,
Do shfryj hundët me duar, t’i kall
Lemeri mugëtirës së Stepës;
Si i lojtur, gjithçka do ta tall!

Dhe do ndihem më lehtë e më mirë,
Kur tufanet të rri t’i dëgjoj;
Sepse s’mund, pa kësi mrekullirash,
Këtë jetë mbi dhe ta kuptoj.


**


Fati im u vendos. Asnjëherë
Në të dashurat fusha s’do të kthej.
Fëshfëritjen e flatrave n’erë
Tani plepave më s’do t’ua ndjej.

Sa s’po shembet, pa mua, shtëpia,
Qeni plak më ka ngordhur. ا’të pres?
Me sa duket e tha perëndia
Nëpër udhët e Moskës të vdes.

Më pëlqen ky qytet i përbaltur,
I mufatur, i mplakur disi,
që Azia kupolat e larta
Ia ka ngjyer gjithkund me flori.

Kurse natën, kur hëna ndrit natën,
Me ç’djall drite, e di veç ajo,
Te rrugicë e tavernës hedh hapat,
Sepse shpirti tavernë veç do.

Dhe nën duhmën e saj, gjersa gdhihet,
U kنndoj, gjithë dhembje në gji,
Prostitutave vargjet e mia,
Me banditët tek dëndem e pi.

Zemra dridhet e rreh flakë e ndezur.
Rrumbull krejt nis përçart edhe flas:
„Jam si ju edhe unë, o vëllezër,
S’kam ç’të bëj, tani s’kthehm dot pas!”

Sa s’po shembet, pa mua, shtëpia,
Qeni plak më ka ngordhur. ا’të pres?
Me sa duket, e tha perëndia
Nëpër udhët e Moskës të vdes.




**


ا’më mundon me freskinë tënde
Dhe pse pyet sa vjeç jam vërtet?
Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë,
Saqë ndihem një i verdhë skelet.

Djalë fshati, një herë e një kohë
Endërroja më tym se një ditë
Do të bëhem i pasur, i njohur,
E rreth vetes do mbledh dashuritë.

Po, i pasur u bëra, dhe tepër.
Një cilindër që kisha s’e kam;
Prej këmishës, një gjoks më ka mbetur
Dhe potinjat s’më kanë as taban.

Edhe fama më poshtë s’më bie:
Nga Parisi në Moskë, emri im
Zbatharakëve tmerrin u shtie,
Si një sharje plot mllef e përçmim.

Dashuria? ا’më vjen për të qeshur!
Ti më puth: akull unë, akull ti.
Njenja ime, për dreq, është rreshkur,
Ndenja jote të çelë nuk di.

S’është ende kohë e brengës për mua,
Po edhe në ardhtë, aspak s’më mjeron!
Më i florinjtë se leshrat e tua,
Ndër bregore laboti zhurmon.

Ah, në atë zhurmërim sikur t’isha,
Si një herë e një kohë, dhe sot,
si çunak, në padi të humbisja,
T’ëndërroja më tym ashtu kot.

T’ëndërroja, po veç diçka tjetër,
Që as toka, as bari s’e njeh,
Që nuk di si ta quash me emër,
Se me fjalë dot zemra s’e shpreh.
 
Charles Baudelaire

Vampiri


Si ajo thika me tehun e saj,
Më hyre në zemrën e zalisur.
Si një kope që e heqin djaj,
erdhe e marrë, e stolisur

Tek truri im porsi fortunë
m’u ule shesh dhe pa meshirë
- Mjerë! me ke u lidha unë
si hapsaniku me zinxhirë

Si kumarxhiu i tërbuar
Si pijaniku i dendur verë
Dhe si në kërmë krimbat ngaherë
- Në jetë të jetëve qofsh mallkuar!

Iu luta shpatës që me shpresë
të ma dhuronte, ah, lirinë
I thashë helmit të pabesë
të më ndihmonte ca të zinë

Por helm e shpatë me përçmim
më panë, ashtu të poshtëruar
“S’je i denjë, thanë, për çlirim
nga skllavërija e mallkuar,

Mjeran! – nëse nga dor’ e saj
do të të çlironim me tërë mend
me puthje do ngjallje mbasandaj
kufomën e vampirit tënd!”
 
Ashtu-kأ«shtu

E ndruar, mos harro, fjalأ«s sate nأ« poezi i mungon shtrydhja, e kupton ,shtrydhja....nuk أ«shtأ« keq, por qأ« tأ« jesh nأ« gjendje ta bأ«sh kأ«tأ«, lexo poeteshأ«n e mrekullueshme Mimoza Ahmetin.....respekt.
Gurrakociani 2009
 
E urrej trishtimin,
se kur jam me te ai therret dhe deshperimin,
e me pas luajme lojen e mbytjes,
ne lumin e vetmise,
te tre ja nxjerrim dhembet pritjes,
por vec njeri tjetrit, ate askush nuk mund ta mbyse,
cuditem,
se vdekja na sheh dhe zgerdhihet,
por nuk vjen te luaje,
vec buzebregut rri e krihet,
dhe qesh, qesh, por nuk vjen te luaje,
e un ashtu, i mbytur ne gjak,
e shkoj dhe nje cast mes hienash,
ne ket udhe pa cak,
ngrihem perseri,
dhe shtyhem tutje miqte e mi,
por nuk mundeni, e as nuk mundem tiu arrij...

D...
 
Sikur ta dinim kush vertete jemi,
mbase do peshtynim dhe te vetmen enderr,
qe cdo mengjes ne krah e kemi.
Oh, gjithmone kam dashur te shkruaj,
per castet e bukura,
me te dashurit dhe vendin e huaj.
Por ajo cka ardhmeria fsheh,
te shtyn drejt te panjohures,
dhe at ze un se njeh.
Se frika eshte nje zgaver e madhe,
aq sa e humb dhe me te forten ndjenje,
qe rritet ne fusha e male,
pa plage, kushte e brenge...


D.....

Flm ida angel, ju pershendes.
 
................

Kur lulezoj, c' pranvere -thua,
Kush e keputi dhe ku ,
Nje dore e njohur a e huaj
Dhe perse e vuri valle ketu ?

............................
 
Titulli: Dasfidanja...

Ngjarje e bukur,
vec se jam kurioz se si vazhdon...

Se me duket se ne vazhdim e panjohura behet e njohur...

Pershedetje uliks...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top