Damir Fazlliq, përfiton miliona euro prej KEK-ut

Ado

FISEBILIL-LAH
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliq manovron edhe në Kosovë përmes kompanisë së tij, Rudnap. Miliona euro para të taksapaguesve futen në xhepin e tij, ndërsa ai akuzohet se është i përfshirë në afera kriminale në regjion. Përveç kompanisë Rudnap, Zyra e Hetuesve të Komisionit Evropian OLAF ka raportuar për parregullsi edhe për kontratat ndërmjet EFT dhe KEK-ut.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja Infopress. Sipas saj, aktualisht kompanitë e kontraktuara për import të energjisë janë Espada, EGL, EFT dhe Rudnap.

Kompanisë së Fazlliqit sipas kësaj gazete i paguhet 119 euro për megavat orë ndërsa, KEK-u ka lidhur kontratë me këtë kompani me datë 8 tetor për të importuar 20- deri në 60 megavat orë energji elektrike.

Kompania e Fazlliq është licencuar nga ZRRE për të sjellë energji elektrike në Kosovës edhe për periudhën janar-qershor 2007.

Shumica e tregut të energjisë elektrike në regjion dominohet nga kompanitë serbe, si EFT, Rudnap, etj dhe lloagritet se keto kompani financojne mafine dhe strukturat kriminale serbe te lidhura me regjin e Milloshevicit.

Emri I Damir Fazlliq u bë i njoftuar pas skandalit për shpëlarje të parave në Shqipëri dhe marrjen e tij në mbrojtje nga ana e kryeministrit Berisha, i cili deklaroi me mburrje se e ka mik Fazlliqin.

Në Shqipëri sipas Partisë Socialiste, Fazlliq me kompaninë e tij kanë shitur energji në vlerë prej 106 milion euro. /telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top