Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dallimi Psikiatër – Psikolog

Dallimi Psikiatër – Psikolog
Dallimi_Psikiater__Psikolog.jpg
Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.

Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur.
 
Ke bere shume mire sweet qe ke hap kete teme se me te vertete shume persona ngaterojne keto sherbime ti themi, qe ofrojne psikiatri dhe psikologu. Shpesh kam ndegju se si thone:'' Nuk shkoj une te psikologu se nuk eshte se kam ndonje sjellje anormale''. Sa mire do ishte sikur te vedisoheshin njerezit se shume persona kan nevoje per trajtime te psikolugut. Une per vete kur kam pas nje periudhe te rende per vete kam vizituar nje psikolog dhe them se ka qene gjeja me e duhur qe kam bere ne ato momente.
 
Kush është psikolog dhe kush psikiatër..

Kujt do t’i drejtoheni për ndihmë kur keni telashe psikike?

Në princip, mund të kërkohet ndihmë edhe nga psikologu edhe nga psikiatri, edhe njëri edhe tjetri merren me shëndetin mendor.
Megjithatë, ekzistojnë ndryshime të rëndësishme mes këtyre dy profesioneve.

1-247.jpg

Se kujt do t’i drejtoheni për ndihmë, varet nga lloji i problemit dhe çrregullimit që keni, por edhe nga personi. Ndonjëherë problemi është i thjeshtë dhe që të evitohet mjafton një apo disa biseda me një person të kualifikuar që merret me psikoterapi apo këshillim. Mirëpo, problemi mund të jetë më serioz, dhe atëherë ndihmën e ofrojnë neuropsikiatri, në bashkëpunim me psikiatrin ose psikologun.
Psikiatri është mjek, person i cili së pari ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë, dhe pastaj specializimin nga dega e psikiatrisë, shkenca e cila merret me sëmundjet mendore dhe me shërimin tyre. Psikiatri punon në klinikë dhe shëron me medikamente dhe psikoterapi. Për dallim nga psikologu, psikiatri mund të përshkruaj ilaçe.
Psikologu nuk e ka përfunduar fakultetin e Mjekësisë por fakultetin Filozofik, dega e psikologjisë, e cila studion sjelljet e njerëzve dhe psikikën në pikëpamje të gjerë.
Merret me aspekte të ndryshme të jetës, si për shembull: çfarë qëndrimi kemi, kujtesën, çfarë ndikon në sjelljet tona dhe vetitë e tjera. Vetëm një segment i saj, psikologjia klinike, merret me studimin dhe shërimin e çrregullimeve psikike duke ofruar ndihmë psikologjike.
Psikologu mund të punojë në shkolla, kompani, institute dhe në spital.

2-162.jpg

Neuropsikiatrët gjithashtu janë mjekë, por ato janë të specializuar për neuropsikiatrinë, shkenca e cila përfshin edhe psikiatrin edhe neurologjinë, e cila merret me sëmundjet organike dhe funksionale të sistemit nervor. Ata punojnë nëpër spitale dhe klinika.
Kush nga këta është psikoterapeut?
Edhe psikologu, edhe psikiatri, edhe neuropsikiatri mund të bëhen psikoterapeut, nëse kryejnë edukim shtesë për këtë drejtim.
Burimi: LajmeShqip.com
 

Attachments

  • 1-247.jpg
    1-247.jpg
    152 KB · Shikime: 0
  • 2-162.jpg
    2-162.jpg
    196.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Kush është psikolog dhe kush psikiatër..

e mir, flm qe na i kujtove se i kam msuar para nje viti, e ti na bere nje rifreskim te memories... :p gjithsesi eshte evident ndryshimi, te pakten per mua qe studioj njeren nga kto deget... :D
 
Pe: Kush është psikolog dhe kush psikiatër..

Une i ngaterroja me raste te dyja LOL LOL
ndryshimi midis te dyve sipas meje eshte: njeri te shkruan receten e te mbush me ilace, tjetri sikur je ne kafene edhe ben muhabet sa gjere e gjate :p
 
Pe: Kush është psikolog dhe kush psikiatër..

Si perfundim kur kemi probleme mendore ku te drejtohemi neve?? lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back