Dallimet mes bombës atomike dhe bombës me hidrogjen

Arfenilla

Themelues i Forumit

1b4823be-8a6c-4151-bbb8-04e37461e446-w640-r1-cx0-cy19-cw0-s.jpg

Koreja e Veriut ka bërë me dije se vendi ka kryer testimin e parë të bombës me hidrogjen.
Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e ndan atë në dy bërthama dhe çliron energji bërthamore. Reaktorët bërthamorë shfrytëzojnë ndarjen atomike për të prodhuar energji elektrike. Në vitin 1945, SHBA përdorën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, për t'i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Bomba me hidrogjen: Ka të bëjë me procesin e kundërt, ku bërthamat përplasen për të formuar një bërthamë të re. Quhet edhe bombë termobërthamore. Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.

Krahasimi: Bomba atomike e hedhur në Hiroshimë prodhoi një shpërthim të barabartë me 13 mijë ton TNT. Prova e parë e bombës me hidrogjen,"Ivy Mike", u krye në Atolin Enewetak të Ishujve Marshall në vitin 1952 dhe prodhoi një shpërthim të barabartë me 10.4 milion ton TNT.b expres.
 
Titulli: Dallimet mes bombës atomike dhe bombës me hidrogjen

Dmth diku si dallimi mes fusionit dhe fisionit, mahnitese vetem se fstkeqsisht ne duar te gabuara
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top