Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku…
Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.
Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën.
U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet.
ثshtë për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.
Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë.
Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben.
Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste.
http://www.gazetaexpress.com/