Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov

Darius

DENY IGNORANCE
Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov (video tronditëse)

xhihadisti-1-300x173.jpg

Gazeta britanike DailyMail ka publikuar sot një video ku shihet një fëmijë vetëm 4 vjeç duke u xhihadisti-1stërvitur me armë. Fëmija besohet se është i një shqiptari, xhihadist që po lufton në Siri.

“Ai nuk e ka moshën për të shkuar në shkollë, e lëre më në luftë. Ky fëmijë që besohet se është 4-vjeç është vetëm njëri nga “xhihadistët e vegjël” që po rekrutohen për në luftën e përgjakshme në Siri, ka shkruar DailyMail.

Në videon tronditëse vocërraku shihet duke shtënë me kallashnikov. “Pamjet e realizuara të premten kanë shokuar botën. Si është e mundur të rekrutohet një ushtar në moshë kaq të ulët, kanë pyetur njerëzit. Megjithatë, zyrtarët kundër terrorizmit nuk janë befasuar me këtë lajm. Ata madje kanë treguar prova të tjera se si xhihadistët janë duke rekrutuar fëmijë nga mosha katërvjeçare”, ka shkruar DailyMail.

Ai është aq i vogël sa që gjysmën e pushkës duhet ta vendosë në një pjesë të bllokadës së rrugës që të përballojë peshën e AK-47-shit. Fëmija hap zjarr derisa bërtet “Allahu Akbar” që në shqip do të thotë “Zoti është i madh”.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Mapo
 
Titulli: Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov

Nese eshte e vertet kjo ather,skam qte them vec, mekat per femijet,dhe prinderin qe ka humb qellimin e jetes...Allahu na obligon ti ruajm dhe te kujdesemi per femijet deri ne moshen madhore,e kjo qe behet eshte mekat...ndersa mund edhe mos jete e vertet po nje montazh,dhe ky djaloshi nje artist i mire...
Ne te dy rastet gabim i madh....
 
Titulli: Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov

1499664_793275570687697_1920211355_n.jpg


Paska dal 1 idjot demek po baj i gja t papame , po filmoj i 4 vjecar qe sdin se ca ban ,tu gjujt me arme ....tesh moren flake mediat tu than qe po rekrutohen 4 vjecaret per lufte..po po ashtu esht
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov

Femija nuk është shqiptar, është nga Uzbekistani , por kjo nuk e arsyeton faktin se në moshë kaq të re të jetë me armë e jo me lodra. Keq , tepër keq.
 
Titulli: Daily Mail: Djali 4-vjeç i xhihadistit shqiptar stërvitet me kallashnikov

4-vjeçari që stërvitet në Siri nuk është shqiptar: Jam nga Uzbekistani- VIDEO

SIRI - Vogëlushi që tronditi opinionin publik, teksa u shfaq në “Daily Mail” duke shtënë me kallashnikov në Siri, nuk është shqiptar, siç pretendon gazeta londineze, por nga Uzbekistani. Katër vjeçari quhet Abu Bakr dhe në një intervistë të bërë nga vete militantet të cilët e instruktojnë atë që të qëllojë me kallashnikov, vogëlushi shprehet se është nga Uzbekistani, duke dëshmuar se media britanike ka spekuluar me lajmin.

“Daily Mail’, në një artikull shoqëruar me një video shokuese, tregon një fëmijë vetëm katër vjeç, që stërvitet në Siri e që sipas artikullit ai është bir i një xhihadisti shqiptar. Në video dëgjohet thirrja: “Allahu Akber” e fëmijës para se të qëllojë. Fëmija shfaqet duke shtënë me kallashnikov.

Militanti: Si je biri im?
Fëmija: Mirë, falë Zotit
Militanti: Si e ke emrin?
Fëmija: Ebu Bekir
Militanti: Mashallah, nga je ti Ebu Bekir, Bagdadi?
Fëmija: Uzbekistan

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Back
Top