legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka pranuar të tregojë nëse ndonjëherë Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit.
Daçiq tha se kërkim-falja mes vendeve vetëm se do ta thellonte ndarjen.
Sipas tij, Kosova e Serbia duhet ta gjejnë një formulë pajtimi të njëjtë sikurse shtetet evropiane “për shembull Gjermania dhe Franca”.
Daçiq tha se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’ka pse t’i urojë njerëzit e zgjedhur të saj.
“Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mund t’i uroj njerëzit e zgjedhur në Kosovë”, ka pohuar Daçiq, kur është pyetur për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, pa një marrëveshje paraprake me Serbinë, njofton Klan Kosova.
Daçiq, i cili gjendet në një vizitë në Kosovë, këto komente i ka bërë nga Prizreni, vendi ku edhe është lindur, ku ka thënë se ai nuk ishte ministër në kabinetin e ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.http://www.telegrafi.com/