Daçiç nuk komenton Kumanovën: Hetimi duhet të jetë vendimtar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Daçiç nuk komenton Kumanovën: Hetimi duhet të jetë vendimtar

Intervista

Vizita e Vuçiç, të përqëndrohemi me gjërat që na bashkojnë


dacic-1.jpg


Në prag të vizitës së Kryeministrit serb në Tiranë, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, në një intervistë për “Top Channel”, deklaron se vizita nuk ka pse të përfshihet nga provokime, pasi të gjithë e dimë qëndrimin e secilës palë për Kosovën, ndaj dhe ne duhet të flasim për pikat që na bashkojnë. Ndërsa Daçiç ndan një tjetër qëndrim nga Presidenti serb, Nikoliç, sa u përket ngjarjeve në Kumanovë, i cili i cilëson ato si pjesë e akteve terroriste. Për Daçiç, kjo ngjarje duhet hetuar dhe se duhet dialog mes palëve në Maqedoni.

ثshtë konfirmuar tashmë vizita e Kryeministrit serb në Tiranë, Aleksander Vuçiç. Cilat janë mesazhet që pritet të përcjellë ky takim në Tiranë, pas atij jo pak të tensionuar të Kryeministrit Rama në Beograd?
Mesazhet që Kryeministri do të përcjellë janë mesazhet e paqes, të vullnetit për bashkëpunim dhe të shtrirjes së dorës së sinqertë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, sepse mendoj që na duhet më shumë bashkëpunim në rajon dhe gjithë rajonit e më gjerë me Europën, për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Nëse Kryeministri Rama do të bëjë të njëjtën deklaratë për Kosovën, a do të cilësohet kjo sërish ‘provokacija’ – provokim?
Janë të njohura tashmë se qëndrimet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të ndryshme sa i takon çështjes së Kosovës dhe ne e dimë me saktësi se cilat janë pikat tona të dallimit në këtë çështje, cili është ndryshimi dhe diferenca jonë në këtë pikë. Dhe unë mendoj se ne duhet t’i lëmë mënjanë ato, duke u përqendruar te gjërat që na bashkojnë, duhet të insistojmë në këto çështje, për të cilat mund të arrijmë marrëveshje. Këto çështje nuk janë për deklarata apo diskutime publike. Unë mendoj se vizita e Kryeministrit tonë, Vuçiç, duhet të shfrytëzohet për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe për thellimin e stabilitetit rajonal. Më duhet të nënvizoj se këto janë vizita të nivelit të lartë pas shumë dekadash, prandaj nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e të tilla vizitave për të diskutuar disa çështje që ne nuk ndajmë të njëjtat pikëpamje.
Gjatë vizitës së Kryeministrit shqiptar në Serbi u fol për njohje reciproke të diplomave. Kur do të ndodhë kjo?
Ne po punojmë për këtë çështje. Kohët e fundit, unë pata takim me ministrin tonë të Arsimit, gjithashtu e kam diskutuar këtë pikë me Kryeministrin tonë. Ne tashmë po punojmë për harmonizimin e teksteve nga të dyja palët, shqiptare dhe serbe, pra po punohet me tekstet e të dyja palëve.
Disa ngjarje tragjike kanë ndodhur në Maqedoni. Si i lexon Serbia këto zhvillime atje?
Këto zhvillime sigurisht që kanë efekt në rajon, efekte negative në të gjithë rajonin. ثshtë detyra e politikanëve të marrin përgjegjësitë e tyre për t’u investuar në angazhimin e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Pa pasur këtë, ne nuk mund të kemi rritje të ekonomisë, prosperitetit, përfshirë qëllimin tonë drejt BE-së. Besoj se arsyeja do të prevalojë, sikurse dialogu, duke punuar së bashku në arritjen e stabilitetit rajonal.
A mban përgjegjësi qeveria e Maqedonisë për këtë situatë?
Hetimi për këtë ngjarje duhet të jetë vendimtar, për të zbuluar se çfarë ishte e gjitha kjo; nëse kemi të bëjmë me një grup të organizuar, i cili mund të ketë pasur karakteristikat e një grupi terrorist apo kriminal. Unë jam bashkëkryetar i OSBE-së dhe kemi pasur bisedime me qeverinë dhe lidershipin politik të Maqedonisë. Kemi rënë dakord se një dialog konstruktiv duhet të nisë dhe të gjithë të punojnë në realizimin e stabilitetit në këtë vend dhe për rajonin.
A ndani ju të njëjtin qëndrim me ministrin e Jashtëm rus se, Shqipëria dhe Bullgaria janë duke u përpjekur për ndarjen e Maqedonisë?
Mendoj se fuqitë e mëdha kanë të drejtë të bëjnë të tilla deklarata. Ne jemi të vegjël dhe nuk e kemi privilegjin të komentojmë. Vetëm dua të them se në rajon duhet të bëjmë kujdes në ato që bëjmë dhe duhet të kontribuojmë në stabilizimin e situatës.

A ndan Serbia të njëjtat politika të jashtme dhe të sigurisë së BE-së në Ballkan apo ato janë më të ngjashme me politikat e Rusisë?
Politika e jashtme e Serbisë nuk është as ajo e BE-së dhe as ajo e Rusisë. Politika jonë e jashtme është politika e jashtme e Serbisë. Më duhet të rikujtoj se Serbia nuk është ende anëtar me të drejta të plota në BE. Gjatë kësaj kohe që ne po punojmë për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në BE, po punojmë për harmonizimin e politikave tona të jashtme me ato të BE-së. Më duhet gjithashtu të them se ne kemi marrëdhënie të mira tradicionale me Rusinë, sikundër edhe me vende të tjera e nuk duam t’i neglizhojmë ato për asnjë arsye. Në këtë kuptim, nuk kemi ndonjë dilemë hamletiane, të jesh a të mos jesh, apo të zgjedhësh këtë apo atë. Ne dëshirojmë t’i kemi të dy si aleatë në pasjen e marrëdhënieve të mira. Ka edhe çështje të tilla, për të cilat nuk mund të dakordësohemi me vendimet politike apo orientime të Shqipërisë. Por arrijmë të kuptojmë se në vende të ndryshme politikat e tyre të jashtme ndjekin linjat e interesave që kanë shtetet e tyre.

ROVENA MOاKA / TOP CHANNEL

Nikoliç: Kumanova, sulm terrorist për Shqipërinë e Madhe


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një deklaratë të tijën për agjencinë italiane ANSA, i cilësoi ngjarjet e fundit në Kumanovë si terroriste, të frymëzuara nga ideatorët e “Shqipërisë së Madhe”. “Sulmet terroriste, si dhe provokimet e paramenduara me rastin e ardhjes së delegacionit nga Tirana në Beograd, janë sinjal se i gjithë rajoni është në rrezik. Mendoj se këtij problemi duhet t’i kundërvihen të gjitha vendet që kanë numër të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët janë parakusht për bashkimin e planifikuar territorial të shqiptarëve”, ka deklaruar Nikoliç. Radikali serb, që është në krye të Presidencës, ka deklaruar se shteti i tij i është përkushtuar rrugës europiane dhe se ka bërë mjaft për të zbatuar marrëveshjen e BE-së ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Asambleja e KiE, Leskaj: Nuk kemi informacion për Kumanovën

Zhvillimet dramatike në Kumanovë kanë dhunuar normalitetin dhe marrëdhëniet etnike, të cilat mbeten delikate sa kohë që Marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar. Kështu deklaroi zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, Valentina Leskaj, në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Duke folur për ngjarjen në Kumanovë, Leskaj tha se “shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në Kumanovë. Situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë risk, nëse nuk adresohet siç e meriton të vlerësohet”.
“Nga ana tjetër, mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën dhe sidomos zgjidhjen e saj. Ende nuk ka një informacion të plotë mbi atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, me identitetin e të vrarëve apo të të ndaluarve nga autoritetet vendase. Ndërkohë, gjuha e urrejtjes, duhet të zëvendësohet nga angazhimi për të respektuar të drejtat e njeriut, ligjin, lirinë e shprehjes, me qëllim që të vendoset besimi tek institucionet. Duhen adresuar rrënjët e problemit, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve, mungesën e transparencës, lirinë e shprehjes”, theksoi Leskaj. Zv.presidentja e AP së KiE-së ndan bindjen se paragjykimet etnike nuk ndihmojnë, përkundrazi janë kundërproduktive. “Kush beson në këtë sallë, se ata disa mijëra njerëz dolën në protestë prej shqiptarëve. Ndaj kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike. Kjo qasje nuk është e mirë për stabilitetin e vendit, nuk është e mirë për gjithë rajonin. Përpjekjet për ta kthyer krizën politike në etnike nuk i shërbejnë stabilitetit. اdo vend i rajonit duhet të japë kontributin e vet pozitiv dhe ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Leskaj. Duke folur për rolin e rëndësishëm të KiE-së në procesin e monitorimit, Leskaj u shpreh se “pas 13 vjetësh në status postmonitorimi duhet reflektuar në impaktin e këtij statusi, statusi i gjatë i postmonitorimit. Ne duhet ta ndihmojmë Maqedoninë që të ndihmojmë veten, së pari përmes një investigimi transparent dhe kredibël, zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave kyçe, që garantojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallime. Unë e mbështes idenë që u hodh këtu nga Gross për komitet të pavarur investigativ dhe shpresoj që në debatin e përgjithshëm kjo të miratohet, sepse besoj të gjithë biem dakord, që ka nevojë për hetim të pavarur e kredibël që ndihmon në zgjidhjen e situatës”.

Kryeparlamentari, Veljanovksi: Ngjarja nga grupi terrorist e kriminal

Kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, i pranishëm në takim ndërparlamentar të SEECP-së në Tiranë, i ka klasifikuar ngjarjet në Kumanovë si një përpjekje dhe akt terrorist. Veljanovski tha se rajoni po përballet me mungesën e paqes e stabilitetit dhe sa i përket Maqedonisë, policia e përballoi me profesionalizëm grupin kriminal terrorist, që u bë rrezik për të gjithë rajonin. Për Veljanovskin, mbrojtja e sigurt për Ballkanin nga destabiliteti dhe grupet terroriste, është vetëm anëtarësimi në Bashkimin Europian. “Në Maqedoni arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë, i kryer me shumë profesionalizëm, e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë dhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin. Sigurisht që situata politike aktuale kontribuon në përkeqësimin e mirëqenies së përgjithshme në shtet. Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE. Sërish dua të nënvizoj se situata e status quo në integrimin euroatlantik për ne dhe shtetet e rajonit krijon frustrim dhe na bën vulnerabël ndaj tentativave për destabilizim. Unë mendoj se kapërcimi i sfidave bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi Veljanovski.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top