Kryeministri serb, Ivica Dacic duket se ka arritur atë që e ka synuar në Bruksel, në takimin e së mërkurës me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.
Dacic ka deklaruar se në dialogun e së mërkurës në Bruksel është arritur marrëveshja që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit me dokumentet ekzistuese personale dhe së është arritur përparim për formimin e policisë në komunat serbe.
Pas bisedimeve me kryeministrin Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së Catherine Ashton, Dacic ka thënë se në zgjedhjet lokale në Kosovë do të mund të marrin pjesë edhe të gjithë serbët e zhvendosur, pra edhe serbët e Kosovës të cilët aktualisht jetojnë në Serbi , si dhe ata që kanë lindur në Kosovë.
Dacic ka thënë se është arritur edhe marrëveshja për operacionalizmin e plotë të komandantit rajonal të policisë, që do të jetë serb, në veri të Kosovës.
“Jemi pajtuar po ashtu, që policët serbë të punësuar në Policinë e Kosovës, nuk kanë nevojë të marrin shtetësinë e Kosovës dhe nuk do ta bëjnë betimin e Kosovës”, ka thënë Dacic.
Ndërsa, lidhur me çështjen e energjetikës dhe telekomunikacionit, Dacic ka thënë se është arritur përparim, por jo edhe ndonjë marrëveshje konkrete. /Telegrafi/
Koment: Njerezit te cilet kane dosje ne duart e faktorit nderkombetare veshtire se mund te kembengulin ne mbrojtjen e interesave kombetare permes bisedimeve. Te fortit sjellin ne pushtet ata qe ju duhen atyre dhe jo ata qe i zgjedh populli. Fatkeqesisht (une nuk jam perkrahes i asnje partie politike-kap njeren, mesho tjetres) por e shoh se sa me larg qe shkojne bisedimet me serbine aq me shume humbim ne dhe fitojne ata...Shqiptaret ne pergjithesi bejne politike afatshkurter dhe pa vizione per te ardhem afatgjate...thjeshte luajn shah, pa qellim fitoren dhe pa veprime drejt qellimit te fundit...