Erblinaa
Anëtar i ri
"...që 15 muaj koalicioni qeverisës nuk demonstroi as një element të vetëm të shtetësisë. Dhe pos fjalëve, pos fotografive dhe parullave, me çka mund të krenohemi që jemi shtet?”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, gjatë një vizite në qytetin e Mitrovicës.
Daci ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke bërë asgjë për të respektuar në plotësi Kushtetutën e Kosovës në tërë territorin e vendit.
Lideri i LDD-së ka vlerësuar se një e treta e Kosovës nuk është e kontrolluar dhe se në një të tretën e Kosovës nuk respektohet Kushtetuta.
Ky element, sipas tij, është aq i rëndësishëm sa që e dëmton shumë Kosovën, “në rast se ne demonstrojmë kapacitetet të pamjaftueshëm për ta respektuar aktin më të lart juridik, siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës". /Telegrafi/