Kresha
A pretty face can never trick me
AAK dhe LDD do të punojnë së bashku për të zmbrapsur vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu.
Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë përafruar qëndrimet për procesin zgjedhor. Në një takim të përbashkët, krerët e këtyre dy partive, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj, kanë thënë se do të punojnë së bashku për të zmbrapsur vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu, i cili ka vendosur të mos mbahen zgjedhje parlamentare gjatë këtij viti. Megjithatë, Daci nuk është shprehur në mënyrë eksplicite nëse e përkrah iniciativën e AAK-së për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Dy liderët opozitarë e kanë quajtur autoritar vendimin e Sejdiut dhe kanë pohuar se ai mund të ndikojë në procesin e njohjeve të pavarësisë së shtetit. /ktv/