“Lufta jonë e çuditshme” kundër kameleonit
Gian Enrico Rusconi
Eshtë përhapur ideja se pandemia në reagimet e veta politiko-sociale ka qenë si një luftë apo si një “pasluftë”. Vetë Mario Draghi ka thënë se kriza imponon “një ndryshim mentaliteti, si në kohëra lufte”. Por shumë studiues e hedhin poshtë analogjinë e pandemisë me një luftë, edhe nëse ajo nënkuptohet si “luftë e ftohtë”.
Në vend që të kontestojmë apo mbështesim qëndrueshmërinë e këtyre pohimeve, le ta vëmë në provë analogjinë në fjalë me atë çfarë thoshte teoricieni klasik i luftës moderne, Carl von Clausewitz. Do të gjejmë konsiderata shumë interesante, edhe për ne sot.
“Lufta është një kameleon i vërtetë, sepse në çdo rast konkret e ndryshon pak natyrën e vet; në shfaqjen e kompleksitetit të saj dhe në tendencat dominuese, zbulohet si një trepalësh i çuditshëm”. Janë fjalë që i gjen në paragrafin 28, përmbyllës i kapitullit të parë të librit të parë Vim Kriefge (Mbi luftën). Vazhdon më pas renditja e tre tendencave dominuese të luftës, “tripalëshit të çuditshëm”, që identifikohen tek: armiqësia fillestare, ekspozimi ndaj lojës së probabilitetit dhe rastit, vendimi politik.
Në mungesë të këtyre tre kushteve (apo edhe njërit prej tyre) nuk ka luftë, por një situatë që quhet siguri. Në realitet, në vizionin super realist të Clausewitzit (i cili u formua në fazën vendimtare të konfliktit të krijimit të shteteve kombe të Tetëqindës), siguria është më shumë një situatë jo-lufte. Natyra kameleonike e luftës korrespondon pra, në thelb me brishtësinë e kufirit mes sigurisë dhe pasigurisë.
Nëse aplikojmë këtë mënyrë argumentimi në pandeminë e sotme, mund të flasim për analogji, mbi natyrën e saj kameleonike – duke nisur nga mënyra e papritur se si u shfaq, u përhap dhe vazhdon të na kushtëzojë.
Tek pandemia gjejmë natyrisht elementin e parë që tregon Clauseëitz, armiqësinë. Por ajo nuk përcaktohet nga një armik që. Mund ta pikasësh, sepse virusi është një armik ende i paidentifikuar me saktësi. Kundër tij nuk janë të mundura luftime frontale me aksione të guximshme dhe vdekje të lavdishme, por vetëm përkushtim i mjekëve dhe vetmia e atyre që vdesin. Me të vërtetë një “luftë e çuditshme”.
Argumentimi sipas Clauseëitzit e ka pikën e vet të fortë tek rëndësia që ka marrë faktori i të papriturës dhe të paparashikuarës. Ky faktor luan në pandemi një rol edhe më radikal se sa thjesht “loja e probabilitetit dhe shansit”, që është një prej tendencave dominuese të luftës. Agresioni i Covid-19 në fakt i ka shpëtuar llogarisë së probabiliteteve të atyre që duhej ta kishin parashikuar profesionalisht, domethënë virologë dhe shkencëtarë në përgjithësi.
Sot kujtohen ex-post ata pak raste të izoluar dhe të padëgjuar të atyre që kishin hedhur hipotezën, në mos kishin parashikuar, një pandemi të mundshme. Por, mbetet fakti që natyra specifike e Koronavirusit dhe sjelljeve të tij tipike është ende e panjohur, edhe pse studiuesit po punojnë intensivisht.
Për të shpjeguar këtë situatë, është përdorur imazhi filozofiko-letrar (me origjinë të lashtë por risjellë në vëmendje së fundmi nga Nassim Nicholas Taleb) i shfaqjes së “mjellmës së zezë”: një ngjarje e paparashikuar dhe përçarëse, me pasoja sistemike. Por imazhi i kafshës së pafajshme dhe simpatike, shfaqja e papritur e të cilës përgënjeshtron siguritë e mëparshme mbi mjellmat, nuk duhet të na gënjejë në lidhje me dallimin brutal, me realitetin e përfaqësuar prej shfaqjes së Koronavirusit. Nuk bëhet fjalë thjesht për “surprizë njohëse” të ekzistencës së mjellmës së zezë, sepse kjo nuk vë në lojë sigurinë tonë intime. Ndërsa pandemia, duke vrarë qindra-mijëra njerëz, duke kapërcyer çdo kufi kombëtar dhe kontinental, modifikon të gjitha marrëdhëniet, të cilat më parë përcaktonin vetë natyrën e sigurisë sonë. Pasiguria që zë vendin e saj nuk është as e imponuar nga jashtë, prej një armiku tradicional të ngjashëm me ne. Vetë kundërshtarët janë të përfshirë – pavarësisht akuzave amerikane se virusin e sollën kinezët, “armiqtë e përjetshëm”.
Pasiguria bëhet një eksperiencë e përbashkët, e përbrendësuar. “Mjellma e zezë” është mes nesh, jo jashtë nesh. Por nuk ka mbaruar. Nëse pandemia merr tiparet e një “lufte kameleonike”, siç është përshkruar më lart, mund të na rezervojë pasoja deri dje të paparashikueshme. Brishtësia e kufirit mes sensit të sigurisë dhe sensit të pasigurisë, është tipike e një “lufte kameleonike”. / La Stampa – Bota.al