E titullova kete teme keshtu,duke u nisur nga disa kronika qe po lexoja tek topchanel.
E di qe nje teme e tille ngjalle trishtim leximi dhe jo vetem.Por ama deri kur do injorohen keto familje,keta femije,,,?
Deri kure do injorojme plaget e shoqeris sone,?!
Kush i ka fajet?
Apo te gjithe nga pak,,une ti, ai /ajo..dhe ai politikani kanibal pak me tutje,i veshur me kostumin e piset shpirteror...
“Mjerimi” nuk e ka lënë Pukën e Migjenit
Vogëlushja është 3 vjeçe, djali 2, për çdo ditë ata zgjohen bashkë me prindërit në një çadër ushtrie gjysmë të djegur nga zjarri. Atëherë kur po përpiqeshin të ngroheshin strehëzën e tyre, ajo u përfshi nga zjarri.
“Në dimër ndezëm zjarr pasi kishim vajzën e vogël dhe çadra mori flakë”, shprehet nëna.
Ditët kanë qenë të ftohta në Pukë...
“Prej katër vjetësh në jetojmë këtu. Dërrasat janë të kalbura dhe nuk mbajnë më”, thotë burri i shtëpisë.
Prindërit thonë se fëmijët shpesh i janë sëmurur, e shpesh kanë edhe frikë...
Përpiqen të mbijetojnë me ato pak të ardhura që kanë. Burri i shtëpisë mundohet të sigurojë disa të ardhura më shumë kur gjen punë, por jo gjithmonë është e lehtë.
“Unë punoj, por nuk ka punë. Vajza shkon në kopsht, por me bukë thatë”, thotë babai.
E vogla druhet shumë të flasë kur ka njerëz të tjerë apo edhe kur shkon në kopsht, por dëshirën e saj për të pasur një dhomë të ngrohtë e një lopë; çdo ditë prindërit e kanë kambanë zgjimi në mëngjes, por deri tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
/ Top Channel
Një shtëpi me çarçafë e plasmasë, kartona e llamarina…
[video=youtube;-v-2zich_ng]https://www.youtube.com/watch?v=-v-2zich_ng[/video]
“…Familja ime është nga më të varfërat në këtë vend, në atë pikë që ne nuk arrijmë të hamë dot as bukë thatë…”
Kaluan 15 vite që nga dita kur dolën në rrugë të madhe, 3 fëmijë në duar e shumë halle mbi supe...
“Këto 15 vite kanë qenë të zeza për ne, por dita më e keqe ishte kur më kanë nxjerrë fëmijët e vegjël nga shtëpia. Ishte një ftohtë i madh e fëmijët ishin të vegjël. Fillimisht qëndruan në divan këtu te porta, pas 10 ditësh ndërtuam këtë barake ku jetojmë edhe sot“.
Vendi ku jetojnë prej më shumë se 4380 ditësh, vendi që e quajnë shtëpi është si kala prej rëre, veçse ata e kanë ndërtuar me çarçafë e plasmasë, kartona e llamarina.
Drita nuk kanë, i kanë prerë prej kohësh... rrobat i lajnë me ujë të ftohtë, enët prej disa ditësh nuk po i lajnë dot, rrobat me lagështi e të pahekurosura, kurse për t’u ngrohur në të gdhirë ndezin një zjarr anash banesës...me kartona apo drurë që kanë mbledhur gjatë ditës.
Për banesë sociale nuk arrijnë të plotësojnë dot as kushtet. Thonë se enden zyrave të punës, shkojnë vetë nëpër biznese, por kurrkund nuk kanë gjetur një punë stabël.
Fëmijët janë rritur...shkojnë në shkollë, por çdo ditë që kalon i bën më të ndjeshëm.. aq sa as miqve të tyre nuk duan t’ia thonë realitetin.
Dëshpërimisht kërkojnë zgjidhje... e çdo ditë flenë e zgjohen me një dëshirë të vetme.
“Atë ditë që do fus fëmijët në një shtëpi, i lutem zotit, atë ditë nuk ka më problem..le të mos ketë më jetë për mua“, thotë burri i shtëpisë.

Redaktimi i fundit: