Copeza dashurie.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tek kjo teme le te sjellim,citate,pjese ,copeza dashurie,qofte nga cfare lexojme ne net,nga ndonje liber etj etj.

- Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...
(fragment nga libri "Ditar dashurie i një shkrimtari)
#albatrosrexhaj
 
"-E Ke një minut 💛?
-jo, jam me punë deri në fyt..!🙈...Por për ty do e gjejë💛!!

Ja si funksionojnë gjërat kur ka dashuri të vertetë 💕. Të tjerat janë fjalë boshe 🤷"
 
"-E Ke një minut 💛?
-jo, jam me punë deri në fyt..!🙈...Por për ty do e gjejë💛!!

Ja si funksionojnë gjërat kur ka dashuri të vertetë 💕. Të tjerat janë fjalë boshe 🤷"
lool Fiks. Nen qiell e me diell te gjithe sa universi thone. Lol Dashuria shihet qarte ne momentet e veshtira.
Nejse, ne adoleshence te gjitheve n'a kane pelqy keto gjera aman :D😅
 
lool Fiks. Nen qiell e me diell te gjithe sa universi thone. Lol Dashuria shihet qarte ne momentet e veshtira.
Nejse, ne adoleshence te gjitheve n'a kane pelqy keto gjera aman :D😅
Po pra, dashuria ka gjithmonë prioritet 🙂👍
Llafet fluturojnë me erën 😁
 
Nje pyetje kishnjam un para se te shfaq talentin tim me copeza tashurie . A mundem ti shpreh frengjisht ? se me dalin me natyrshem .:p







ai Eshte i mire shume
Yttt qeloz 😬🤣
Dashni mundou shqip sa tmundesh.
Pa per noj copez te vogel, si te te vij dashnia mo e amel. 🤗🤗
 
Nje pyetje kishnjam un para se te shfaq talentin tim me copeza tashurie . A mundem ti shpreh frengjisht ? se me dalin me natyrshem .:p
Do hashë prap një ban ti...nuk mso mënd ti jo 🤪
 
Do hashë prap një ban ti...nuk mso mënd ti jo 🤪
Po bre qekur me vun para litarit per varje i kam shpreh ndenjat vec Italisht. Cudi nuk ankohen Mo 🤭🤪
E vun se ju desh kurban 😝 jo se ja prishi fergjishja îme . Po mire thu mka fitu trupi imunitet 🙈🙈🤣🤣
Dashni mundou shqip sa tmundesh.
Pa per noj copez te vogel, si te te vij dashnia mo e amel. 🤗🤗
Je t’aime 😘❤️

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Xhelozinë, kurrë mos e prano si provë të dashurisë!
Të tillët do të të thonë që nëpërmjet xhelozisë ata po mbrojnë dashurinë, por ti mos e beso këtë. Dashuria dhe mosbesimi nuk mund të qëndrojnë nën të njëjtën çati. Zemra e dashuruar nuk ka nevojë për as edhe një gardian të vetëm, ajo ka nevojë veç për një hero që i jep asaj krahë. Mos lejo që përkushtimi yt ndaj një njeriu të tillë të kthehet në një sipërmarrje të përhershme përpjekjesh të vazhdueshme për të shëruar komplekset e tjetrit. Një diçka e destinuar të dështojë.
#albatrosrexhaj
(fragment nga libri "KTHIMI")
 
Asnjëherë nuk isha i madh
në sytë e dikujt,
ashtu siç isha
në sytë e saj.
Dhe asnjëherë
nuk do të jem i rëndësishëm për dikë,
ashtu siç isha për atë.
Për shkak të saj,
isha i veçantë.
Madje edhe ndaj vetes.
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
1663433508224.png
 
Unë,
nuk të dua më.
Por TI
mbete dashuria e jetës time.
Ekziston vetëm një dashuri në jetë,
dhe ne e njohëm, e dashuruam,
e pastaj nuk ia ndjejmë më mungesën.
Por gjithsesi,
TI mbetesh dashuria e jetës time.
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈

1663526349182.png
 
"Shkenca moderne nuk ka prodhuar ende një ilaç kaq efektiv qetësues sa disa fjalë dashurie." 💕
IMG_20220918_205049.jpg
Freud
 
Ti...s'me do ?
Ti s'me do ? S'te dhimbsem sado pak ?
Nuk ta mbushkam syrin apo si ?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake
Tek shterngohesh supeve te mi
Mike epsh e tera , lajka s'dua
As i vrazhed nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shternguar ke gjer sot ?
Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri
Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish ?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"
Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush eshte djegur s ' mund te digjet me
- Esenini -
 
"Do ta kujtoj se si më dhe mua gjithçka çfarë kishe, dhe si unë të ofrova atë çfarë kishte mbetur prej meje."
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
 
Gjithçka e vërtetë në jet ka një detaj të vogël që shpesh ikën: hapi i parë duhet në jetë gjithmonë të kemi guximin të njohim veten (me të vërtetë) jo si dukemi. Me të gjitha dobësitë tona dhe të gjitha KUFIZIMET tona. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të çlirohemi nga nevoja për të fajësuar të tjerët.
E vërteta është gjithmonë relative dhe është çështje perceptimi.
I njëjti ndryshim midis shikimit dhe shikimit, midis leximit dhe të kuptuarit. Duhet guxim për të thënë se nuk kemi domosdoshmërisht të drejtë edhe kur gjithçka duket se na bind të kundërtën.
Sa më të forta bindjet tona, aq më i lartë është rreziku për të bërë gabime, sepse qëndrueshmëria konsiderohet një vlerë pozitive, duke harruar se edhe një vrasës serial është konsistent me veten. Dyshimi është i vetmi antidot ndaj injorancës.
 
“Xhejna, më thanë se nuk më përmend më… As shirat tanë të Tetorit të cilat aq shumë i donim me çaj luleshtrydheje, të strukur në dhomën tënde me qira.
Ti i doje librat, ishe e dashuruar fshehurazi me Pushkinin, ndërsa unë isha xheloz për këtë.
Xhejna, unë nuk besoj në harresë. Në mua janë grumbulluar të gjitha vjeshtat në të cilat e kishim njëri-tjetrin. Dhe kur më thonë se nuk më përmend më, i vë duart në gjoks dhe mendoj: “Për kë po mendon tani kur bien shirat e Tetorit?!”
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
 
Zemra ime bëri zgjedhjen e saj, dhe të zgjodhi ty.
❤
🌹

― Colleen Hoover
1664703033063.png
1664703049269.png
1664703078096.png
1664703134596.png

1664703182524.png

1664703236730.png
 
E verës, e poezisë, apo e virtytit:
si mendoni ju .
Por dehu.

Charles Baudelaire
Emocione yjesh
1665252121504.png
 
Ne zemren time mbaj shume sekrete....
Ajo eshte e mbyllur per te huajt...
Mirpo diku ne nje cep te saj, fshihet nje xhevahir i cmuar me mbishkrimin:
"Te dua shume"
- Mos hezito, shkallmoje ate porte te zemres time dhe merre ate xhevahir...
Ai eshte aty, enkas per ty! :)
 
Dikur, u takuan rastesisht Dashuria dhe Miqesia.....
Dashuria e pyeti Miqesine: Pse egsiston ti, kur jam une qe dhuroj ndjenja me te fuqishme sesa ty?
Miqesia me sinqeritetin e saj iu pergjigj:
-Une egsistoj qe te dhuroj nje buzeqeshje, aty ku ti ke lene nje pike loti!
:)☘️
 
A e di si është kur ti nuk je?!
Si një ditë me shi,
ku nuk ka as diell...
as muzikë në disk...
Është si nata e ftohtë e dimrit
e as zjarri nuk të ngroh.
Ëndrrat nuk të lenë të qetë
të flesh.
Kur ti nuk je,
cdo gjë duket e zymtë!
E unë ndjej sikur zhytem
ne frymëmarrjen e mallit
që mund ta shuash vec ti!
Kur ti nuk je,
është si të heshtem e gjitha.
Sepse edhe për të folur,
më duhesh ti!
|SoulMind|
 
Marr nje petal luleje...
- me do, s'me do...
me do, s'me do...
Petali i fundit, cuditerisht gjysem.....?
-Gjysem dashuri-dhe gjysem jo dashuri...apo
-Gjysem jo dashuri-dhe gjysem dashuri.....?
.................................................................

E kush i zgjidhi enigmat qe ti zgjidh une?! :)
 
Marr nje petal luleje...
- me do, s'me do...
me do, s'me do...
Petali i fundit, cuditerisht gjysem.....?
-Gjysem dashuri-dhe gjysem jo dashuri...apo
-Gjysem jo dashuri-dhe gjysem dashuri.....?
.................................................................

E kush i zgjidhi enigmat qe ti zgjidh une?! :)
M'kujtove K. Gibranin me kete gjysem:

Mos qëndro me gjysmë të dashuruar, as me gjysma miq, mos lexo nga gjysmë të talentuarit, mos jeto gjysmë jete, mos vdis gjysmë vdekje, mos prano gjysmë zgjidhje, mos qëndro në gjysmën e të vërtetës, mos ëndërro gjysmë ëndrre dhe mos shpreso gjysmë shprese
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top