Çmimet e frutave dhe perimeve, rritja e prodhimit nuk ul kostot për konsumatorët

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në thuajse çdo fushë të ekonomisë, Shqipëria blen 3-fish më shumë nga çfarë shet. Përjashtim bëjnë produktet bujqësore.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit korrik vendi eksportoi fruta, perime dhe zarzavate në vlerën e 877 milionë lekëve ndërsa importoi të njëjtat produkte në vlerën e 605 milionë lekëve.

Edhe pse me suficit në tregtinë e jashtme në këtë fushë, në tregun vendas çmimet e fruta-perimeve dhe zarzavateve kanë pësuar rritje. Çmimet e fruta-perimeve dhe zarzavateve në vend sipas INSTAT u rritën me 16.6 për qind gjatë muajit korrik.Shiko fotografinë 1928749
Po pse ndodh një dukuri e tillë? “Prej më shumë se një vit e gjysmë, ata nuk po avantazhohen me rimbursim 20%, por po dëmtohen me rimbursim 6%, ndërkohë mbi 14% mbetet në kurriz të qendrave të grumbullimit dhe të atyre që merren me shitjen e produkteve. Kjo i jep avantazh importit, sepse e kanë më lehtë të shtojnë sasinë e importuar sesa të punojnë me fermerët me të cilët kanë punuar më parë”, thotë Agim Rrapaj, kryetar i Agrobiznesit Shqiptar.Shiko fotografinë 1928750
Prej vitit 2013, Shqipëria ka vijuar një rritje graduale të eksporteve në produktet bujqësore. Frutat dhe perimet ishin grupi i gjashtë më i eksportuar në vend gjatë gushtit, pas naftës, veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile.

A2news.com
 
Ul koston per.kosnumatoret ? Mu.me.duket se po rritet kosto . Kosto ulet vetem per ato qe ja marin katnarit te shkret per 1 lek dhe e shesin 10 fish ne treg.
 
HEm,veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile.
Keto jane fabrikat e huja,qe vijne dhe bejne punen me nje pagese mjerane ndaj puntorve.

Sa per frutat -perimet,sidomos domaten qe eksportojne jashte,degjova para ca kohesh nje emision,qe eshte nje nder domatet me te shishme ne tregjet ku hyne,pasi fermeret bashkpunojne duke respektuar karten Evropjane te cilsise se produktit ushqimor.
Qe nga toka,kushtet e rritjes zhvillimit te frutit etj etj.
Ama per konsumimin ne vend,qarkullojne ato me barera dhe te pa shije.
Por eshte dhe normale se kg i aytre qe shitej jashte kapte deri ne 6 euro kg ne tregjet Austiake! Pasi niveli ekonomik lejon konsumatorin ta bleje.
Ne shqiperi me c`ta blejne domatetn e shishme?! me 300 mije leke te vjetra rroge qe punojne tek fabrika e kepucve,kam pasrasysh shtresen ne % me te madhe te nivelit ekonomik qe gjendet ne shqiperi.
Gjithesesi Shqiperia eshte nje vend blegtoral -bujqesore me shume se asgje,gjynah qe ska nje administim te mire ne kete drejtim ,se mund te ndihmohej ne kete forme dhe ekonomia e vendit dhe niveli i jeteses se qytetarve.
Te pakten mos te importojne fruta e zarzavate e mish nga vendet e tjera!
 
Sa aliene duken keto temat serioze ne forum :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top