Clinton të dielën në Kosovë

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se të dielën Kosovën do ta vizitojë ish-presidenti amerikan Bill Clinton.


Këtë njoftim Thaçi e bëri në mbledhjen e Qeverisë, ndërkohë që ftoi popullin e Kosovës, të dalë dhe t'i bëjë një pritje madhështore mikut të madh të Kosovës.

Clinton, vjen të dielën për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij, e cila do të zbulohet në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan – për nder të kontributit që ai ka dhënë për çlirimin eKosovës.

Po ashtu, pas mbledhjes se Qeverisë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka folur për tragjedinë e Tisës - duke thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë të pamundurën për të zbardhur fatin e personave që dyshohet të jenë zhdukur.

Krahas angazhimeve të tjera për këtë çështje, Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e ka dërguar ambasadorin e Kosovës në Austri, Sabri Kiçimarin, për të qëndruar më afër kësaj ngjarjeje – për të qenë në kontakt me autoritet relevante hungareze. /Telegrafi/
 
Hor kem mu bo kur ta sheh veten ne at Shtatore te tij , qe duket si te ishte afro 90 - 100 vjet i rrudhur :P haha
 
Jane munduar t'i bejne nder me shtatoren, por s'e kane bere mire. Dora ishte dy here sa fytyra. :S
 
Komenti i Clintonit kur te sheh shtatoren:

"Kam menduar se do t'më përurohet skulptura e jo karikatura" LOL!


Welcome Mr.President :)!
 
Komenti i Clintonit kur te sheh shtatoren:

"Kam menduar se do t'më përurohet skulptura e jo karikatura" LOL!


Welcome Mr.President :)!



aahahahahahahahahahahahahahahahha ka me na shajt Clintoni gjdo dit edhe garant ka me thon me hek nese mas ni kohe thojn me ndryshu diqka dine qe prei clintonit e kan at urdhur :P
 
Mire se vjen Ish Presidenti Clinton Udhehqesit e Rep.Kosoves ka bere nder qe ka Shtatorene ish Presindeti Clinton.
Me shume Rrespket nga Qendrimi bossi.
 
E pash ne Tv shtatoren e tij ,por me cuditi qe nuk ngjasonte fare ...nejse e rendesishme eshte qe ai ka ne axhenden e tij viziten per ne Kosove.
Mire se te vij ne vendin e shqipfolseve !
 
mir se vjen heroi i popullit te vuajtur shqiptar ti nje njeri nga shpetimtaret nga dora e zeze sllave ti je i pa harueshmi i madhrishmi CLINTON te miren kurnjehr nuk do te haroj ty do te presim ne menyren me te mire cka egziston VELCOME TO KOSOVO I MADHRISHMI clinton

clinton2.jpg
 

Attachments

  • clinton2.jpg
    clinton2.jpg
    25.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top